Etrit Berisha : Ata do futeshin në fushë edhe pa dronin. Vendimi i UEFA-s do ndryshohet

30 Tetor 2014, 08:42Sport TEMA

Djali nga Prishtina që mbron portën e kombëtares sonë të futbollit, ka qenë 9 vjeç kur në Kosovë luftohej. Kurse në Beograd nuk kishte shkuar kurrë para 14 tetorit.

“Ishte një ndjenjë jashtëzakonisht e vështirë. Unë kam përjetuar pak a shumë edhe luftën në Kosovë. Dhe kur na erdh mundësia me shku në Beograd, aty mendova: okay këtë rradhë do të jetë më mirë. Nuk do ketë më problem si ka pas më herët. Çdo gjë do të mund të shkonte në rregull. Mirëpo sapo i pashë ata polic, tifozët, atmosferën një ndjenjë e çuditshme më erdhi…” – thotë ai për gazetën “DITA”.

Etriti mendon që hyrja e tifozëve në fushë dhe dhuna do ndodhte gjithsesi:

Mënyra sesi u sollën tifozët… Ngjarja ishte rrënqethëse… Ishim duke luajtur futboll dhe nuk ishim në ndonjë luftë aty. Për mua ishte një emocion i keq!… Isha i bindur që edhe sikur t’ju bënim një gol të vetëm atyre, të gjithë tifozët do kishin zbritur në fushë – thotë ai ndër të tjera në intervistë.

Ai e quan vendimin e UEFA-s, një “vendim qesharak” dhe përsërit disa herë gjatë intervistës që kjo do ndryshojë’.

Ishte një vendim qesharak. E di që ky vendim do të ndryshojë.. Ne që nuk bëmë asgjë që të humbet ndeshja nga ana jonë, është diçka absurde. Normalisht në gjykatën e apelit do të zgjidhet gjithçka… Unë e kam një bindje të plotë që nuk do të përfundojë me kaq. E di. E kam këtë bindje” – beson gardiani i portës së kuqezinjve.

Etriti është shumë i lidhur me prindërit dhe pyetjes nëse flasin shpesh në familje për tema si patriotizmi, simbolet kombëtare etj, ai i përgjigjet:

Ata janë për mua gjithçka. Çdo ditë flas me ta dhe këshillohem… Shqipëria dhe Kosova janë gjithçka për ne. E shohim si një gjë të madhe bashkimin e trojeve shqiptare. Dhe ndoshta pas kësaj ndeshje pavarësisht pasojave dhe minuseve që morëm nga UEFA, kemi fituar shumë. Kudo flitet për Kombëtaren. Ne që jemi rritur në Kosovë sidomos, kemi luftu gjithmonë që ta prezantojmë Shqipërinë sa më denjë..”

Ai flet për jetën dhe futbollin në Itali, ku bashkëjeton me shoqen e tij suedeze. Mund të jetë banori i vetëm i Italisë që nuk konsumon asgjë që ka miell brenda. Duke patur parasysh kuzhinën italiane, kjo është vërtet e rrallë. Bën shaka me italianët:

“Kur një italian të thotë “Non ti preocupare” është rrezik.. Se mundet të mos e kryejnë punën…”

Duke folur për raste të refuzimit të Kombëtares si ai i Jonuzajt, Etriti thotë se secili bën zgjedhje personale:

“Shqiptarët që lindin jashtë e kanë një ndjenjë jo sikur ne që kemi lindur aty. Ndoshta nuk e ndjejnë veten se janë pjesë e jona, si ta them e trupit tonë…Ata që janë me dy mendje, vij e s’vij për ne është shumë më mirë që të mos vijnë fare…Tani kemi një grup të cilët e japin maksimumin. Të gjithë do japim atomin e fundit në fushë për të korr suksesin që Shqipërisë i mungon – thotë ai.

I pyetur nga Mira  Kazhani në fund të intervistës nëse ka një mesazh për tifozët në Shqipëri, Etriti thotë:

“Kemi hjekur shumë së bashku. Ne do bëjmë çdo gjë që t’ju japim juve dhe vetes atë që meritojmë prej kohësh”.

Marrë nga gazeta “Dita”

18 komente në “Etrit Berisha : Ata do futeshin në fushë edhe pa dronin. Vendimi i UEFA-s do ndryshohet”

  1. Igli says:

    Eh ty te lumte goja edhe duart qe mbron porten tone http://bit.do/Etrit-berisha-Vendimi-i-UEFA-do-ndryshohet

  2. franko says:

    Mire eshte ti lini denglat dhe te luani futboll.
    U degjuan shume supozime nga ana juaj si p.sh. “futbollisti serb grisi flamurin” dhe kur u pa qe nuk ndodhi dicka e tille u ndryshua “me tere gjasat do e griste flamurin”.
    Tani ti si fallxhor na thua qe tifozat sido qe te ndodhte do futeshin ne fushe. Ku e pe, ne filxhan?
    Ju futbollistet e keni pyetur veten se nese nuk do vraponit si te marre per te mbrojtur nje cope pelhure(nuk ishte as flamur, as simbol shteteror a kombetar), ndeshja do vazhdonte normalisht dhe mund te mos ndodhte asgje?
    Ju futbollistet e keni kuptuar qe ishit ju te paret qe ushtruat dhune ndaj futbollisteve serbe per tu marre ate pelhuren? Nqs se keni kuptuar shikoni pamjet filmike.
    Sa per te tjerat, ishte kompetence e arbitrit se cfare duhej bere. Arbitri eshte zoti i fushes se lojes dhe ai vendos. Se po te vendos vete ekipi se kur te terhiqet nga fusha e lojes, atehere qe me fishekzjarrin e pare apo cakmakun e pare qe bie ne fushe, cdo ekip mund te terhiqet nga fusha e lojes dhe gjysmat e lojerave s`do mbaronin. Kur ekipi vete merr pergjegjesine per tu terhequr, atehere merr edhe barren e vendimit.
    Po silleni si femije qaraman buzequmesht, sikur s`keni pare stadiume te zjarrta.Qe ne fillim duhet te ishit te pergatitur per nje ambjent te veshtire, ishte e sigurt qe nuk do ju prisnin me lule. Shume stadiume ne Evrope jane edhe me te zjarrta, pasi jane vetem stadiume futbolli. Ndersa stadiumi i Partizanit te Beogradit eshte stadium olimpik dhe tifozat jane ne largesi te madhe nga fusha e lojes. Nje nate para ndeshjes, ne Opinion te Blendi Fevziu, Vasil Ruci thoshte se stadiumi i Partizanit s`ka akustik te mire, dhe futbollisteve shqiptar do u duket sikur luajne pa tifoze.
    Disa dite pas ndeshjes Serbi-Shqiperi, pati nje ndeshje ne Bratislave (Sllovan-Sparta e Prages) qe u nderpre ne minuten e 40 per shkak te dhunes. Pasi u vendos rregull nga policia, pas nja 40 minutash loja vazhdoi dhe u perfundua.
    Ju futbollistet luani futboll dhe lereni filxhanin e profecise dhe politiken.

    1. Prudentino says:

      Jam dakort.

    2. Aleksander says:

      Ndersa ti HALE GREKE, bashke me ca copra muti po greke e serbe ketu ne forumet TONA SHQIPTARE,ben mire qe na kujton se me ke duhet te bashkejetojme .

    3. Arbeni says:

      Po ti mor gospodin/druzhe Franko nga ndonje guzhine serbe i ke marre te gjitha broçkullat qe vjell kunder Etritit dhe djemve te kombetares ?! S’ka si te jete ndryshe, pasi duhet te jesh jo vetem antishqiptar, por me e pakta i verber qe te mos arsyetosh se atmosfera e asaj ndeshjeje futbolli nuk u prish nga droni qe u valevit ne minuten e 42, apo nga kurajoja e guximi i lojtareve per te mbrojtur nje simbol qe gjithsesi kishte ngyrat e flamurit kombetar dhe jo nje pelhure, siç e thua ti me perçmimin tend te felliqur antishqiptar.Porse ishte nje atmosfere e zymte lufte, dhune psikologjike dhe policore serbe, ajo qe ka ndjekur ekipin tone dhe ata pak tifoze qe prej mberritjes ne aeroport, e deri kur munden te hyjne ne ate stadium hienash, dhune qe padyshim do te prodhonte ate qe prodhoi, ishte nje turp per vendin organizator dhe federaten e tij, ishte nje turp per politikanet serbe te cilet e kishin inskenuar rolin e viktimes para BE dhe opinionit nderkombetar qe perpara se te ndodhnin ato skena makabre dhune. Turp edhe per ty Franko qe i bashkohesh nje kori te tille antishqiptar !
      P.S.Pavaresisht se e ke shkruar me nje shqipe korrekte komentin tend “origjinal”, dyshoj nese ti je shqiptar. Do jesh ose ndonje serb çetnik i fshehur pas emrit italian, ose e shumta ndonje shqiptar gjakprishur…

      1. franko says:

        Sesa police do mobilizoj nje shtet per nje ndeshje futbolli, eshte ceshtje e tij dhe vetem e tij. Prania e madhe e policeve tregonte seriozitet dhe jo te kunderten. Kur degjon shefin e FSHF te komentoi numrin e policeve, kupton me c`nivel ke te besh.
        Sa per thirrjet antishqiptare duhej te informohej arbitri dhe pasandaj ishte ceshtje e arbitrit. Bile s`ishte nevoja te informohej as arbitri kryesor, por pankina shqiptare te ankohej te arbitri i katert dhe pasandaj u ngelej barra atyre.
        Kur flet per dhune gjer ne minuten e 40 te ndeshjes, me fol me fakte. Me thuaj konkretisht kush u dhunua. 50 shqiptare ishin gjithsej atje, s`eshte e veshtire te na thuash emra.
        Sa per ato fishekzjarre te korneri, apo ndonje shishe plastike bosh qe bie ne fushe, i ke jave per jave ne ndeshje neper Evrope. Po arbitrat anesore se donin veten e tyre? Po te ishin aq keq gjerat do reagonin ata te paret.
        Edhe ti Arben po ben fallxhoren.

      2. Tommy says:

        Para se te fillonte loja ju kenduat kengen e flamurit ku thuhet:
        Nga lufta ai qe largohet eshte i tradhetar
        Hymni i flamurit
        Te gjithe juve jeni tadhetar

    4. gjyshi says:

      franko. Si duket qenke mirë prej syve, por keq prej veshëve. Vetëm një pyetje: A nuk dëgjove që publiku hakarritej në kor “vritni, vritni shqiptarët” ? Eu, se gabova, vet të quajta të shurdhër. Kështu je vërtetë, apo bëhesh ?

      1. Bollano karafla says:

        eee jo. Frank kapterri nuk i lexon dot se flet vetem greqisht. Ne fakt as nuk i intereson se ca shkruajne allvanoset.
        Rendesi ka qe bajga frank te hedhi komentin ketu se per ate paguhet

    5. Elis says:

      Z. Franko,

      Nese Platinise i lejohet te presupozoje se droni mund te kishte bombe atehere pse te mos presupozojme ne se bandolera me simbolet kombetare te te grisej?
      E ci duhej lojtarit serb te kercente si plaka ne k_ _ dhe te rrembente ashtu fuqishem bandoleren?
      A kishte fusha arbiter? Pse nuk ju lejua arbiterit te hiqte bandoleren dhe fluturaken? Nje veprim ka nje kunderveprin dhe ne ato momente nuk mund te arrish te kontrollosh kundra pergjigjen, sidomos mbas me shume se 1 ore terror me brohorritje vritini shqiptaret.

      Ndersa per sa i perket flamurit dhe simboleve kombetare. Dandolera nuk ishte flamuri shqiptar dhe per kete ju jap te drejte, por ju lutem mos poshteroni veten dhe pupullin duke thene marrezira se Shqiponja dykrenare, Isa Boletini dhe Ismail Qemali nuk jane figura kombetare. Djemte me te drejte kan mbrojtur ato figura dhe kjo eshte detyre e cdo shqiptari. Ndenja e patriotizmit mund te egzistoje tek shume persona pamvarsisht nga prejardhja e tyre.

  3. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

    “beson gardiani i portës së kuqezinjve.”
    o legena muti!!
    o qelbesitra që në një shkrim të dikujt që shpreh patriotizmin e tij ju e ndyni me fjalë të huaja!!
    GUARDIANI I PORTËS SHQIPTARE!!
    jo ai është RUAJTËSI i portës shqiptare!
    ju jeni të lindur e rritur në shqipëri dhe paturpësisht përdorni fjalë të huaja,sikur ajo do të paksojë sadopak ndjenjën e inferioritetit që i ushqeni vetes!
    bythëlëpirës keni për të mbetur tërë jetën!!

  4. ermalsino says:

    Të lumtë goja,o trim i trojeve të shqipes!I vetmi cen që ke është mbiemri!

  5. berti says:

    o franko nga emir,apo pseudonym ndofta nuk me dukesh shqiptar,te ishe ti atje do flisje ndryshe sot.prandaj mos na thuaj dengla me demek ti po na flet me koke te ftohte,historikisht serbet dhe greket nuk na kan dashur,dhe nuk na duan.

  6. nikaja says:

    FRANKO OOOOOOOOOOFRANKO je i marr apo te vrasin carapet

    1. Aleksander says:

      Eshte thjeshte grek(pa identitet te percaktuar) !-Komenton gjithnje kunder shqiptareve,ne forumet tona sepse S’KA BYTHE te futet ne ato greke sepse eshte nje grek qe s’di greqisht dhe i vene drune qe ne fjalet e para !

  7. enter says:

    Dalin nje e nga nje neper shtyp si qaramane.

    1. Bollano karafla says:

      dole dhe ti si cope muti mbi uje oooo enter pisoglenti ? edhe ty beqir te kishim mangut

  8. artan says:

    ketij Frankos i paska ardhur keq qe i shajti italianet, se duhet te jete italianofil. Njesoj si komunistet pas luftes qe thoshin qe jemi zene me vellezrit tane jugosllave per nje cope rrecke (flamuri). Ajo “pelhure” per te cilen flet Franco kishte simbolet shqiptare, mgjyren, harten e shqiptareve, shqiponjen dhe rilindasit tane. Lecke shko quaj ndonje gje tjeter o Franco

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje