Roberto Mançini mund të rikthehet si trajneri tek Interi.
Por, gjithçka do të varet nga ecuria e zikaltërve në dy ndeshjet e fundit.
Trajneri i Interit, Erik Tohir, është mërzitur nga rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit.
Për këtë arsye, ai i ka lënë kohë trajnerit Valter Maxari dy ndeshje.
Në rast se Interi nuk merr gjashtë pikë në këto ndeshje, atëhere ai pritet të shkarkohet.
Dhe, kandidati kryesor për ta zëvendësuar Maxarin është pikërisht Mançini, që aktualisht është pa ekip.
Ky i fundit ka qenë në tribunë në ndeshjen Çezena Inter, çka vërteton zërat për një rikthim të mundshëm të tij te Interi.
Ndërkohë, mediat italiane flasin se alternativa e Mançinit për të zëvendësuar Maxarin, është ish-trajneri i Mançester Junaited, Devid Mojes./b.l