Federata Shqiptare e Futbollit është ende në pritje të argumentimit të vendimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, në bazë të së cilit Shqipëria e humbet ndeshjen me Serbinë në tavolinë si dhe gjobitet me 100 mijë euro, për të marrë më pas hapat e nevojshëm për plotësimin e dosjes që do t’i paraqitet Komisionit të Apelit.
Artan Hajdari, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, si dhe përfaqësuesi kryesor i studios ligjore që mbron interesat e qeverisë se futbollit në vend, sqaron se vetëm pas zbardhjes së argumentimit të vendimit do të ndërtohet edhe strategjia e mbrojtjes në Apel, raporton Sport News.
“Ditën e premte me anë të studios sonë të avokatisë me qendër në Gjenevë, kemi dërguar kërkesën qoftë me email, e qoftë me faks. Presim që të vijë vendimi i arsyetuar.
Mendoj që provat që kemi paraqitur janë shumë të forta, megjithatë në varësi të argumentave që do të ketë në vendimin e arsyetuar, do të hartojmë strategjinë tonë.
Ne në çdo rast duam tre pikët në tavolinë”.
Pavarësisht paragjykimeve që ekzistojnë për vendimin që mund të marrë Apeli, si një komision pranë UEFA-s, Hajdari sqaron se ka më shumë hapësira që në këtë institucion, Shqipëria të marrë fitoren në tavolinë:
“Komisioi i Apelit mund të them që mund të ketë ndikim, por unë nuk dua të besoj sepse janë profesionistë ata që punojnë atje.
Duke qenë se është një shkallë e dytë që bën edhe dëgjimin e palëve, mendoj se ajo që quhet indipendencë të rritet dhe vendimi të jetë sa më afër të vërtetës”.
Në rast të një vendimi negativ edhe nga Apeli, Hajdari nuk e vë në dyshim ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
“Ne e kemi artikuluar se beteja jonë ligjore do të vijojë deri në KAS”.
Për sa u përket ndikimit të mundshëm të lobimit politik, Hajdari dha këtë koment.
“Vendimet juridike duhet të merren larg ndikimit politik. Gjithsesi unë mendoj se FSHF ka bërë gjithcka edhe përsa i përket lobingut, duke qenë se cështja mori ngjyra politike”./b.l
Une nuk kam fare besim tek keta te FSHF-se, pse? Sepse, gjate gjithe kesaj kohe pas ndeshjes, ata jane shprehur dhe reaguar jo ne menyre profesionale, por ne menyre krejtesisht emocionale. Nje menyre e tille, edhe nqs na falet neve si tifoza, nuk u justifikohet fare autoriteteve pergjegjese per mbarevajtjen e futbollit shqiptar.
Une, mbas vendimit te UEFA-s, jo vetem u revoltova si gjithe shqiptaret, por edhe u mundova qe, me qetesi te analizoj se ku qendron edhe nje fije gabimi nga ana jone, qe mund ta kishim shmangur ate dite te ndeshjes. Dhe bej pyetjen: Si nuk u gjend nje burre me mendje te ftohte dhe gjykim te zgjuar ne ato momente kur diskutohej ne se duhet te hynim ne fushe per te vazhduar lojen apo ta refuzonim siç u be ne dhomat e xhveshjes. Pse e them kete, sepse UEFA, ne vendimin e saj te dates 24 Tetor, me shume dobiçllek i eshte shmangur arsyes se hedhjes se dronit, por eshte shprehur vetem tek momenti i vendosjes per te hyre ne fushe apo jo, mbas nderprerjes se ndeshjes ne min. e 42, duke na i lene neve dobiçin ne dere. Keta te federates sone ngulin kembe qe ne i kemi thene qe lojtaret nuk jane ne gjendje te vazhdojne lojen ne ate gjendje fizike dhe psikologjike qe ishin. Te jete valle vertet keshtu, sepse kete ne e dime vetem nga ata te FSHF-se qe ishin brenda ne dhomat e xhveshjes. Po mire, tani pas pilafit, sepse edhe une, si gjithe shqiptaret gjithe keto kohe pas 14 Tetorit kam menduar se nuk mund te gjendet ndonje fije gabimi ne anen tone, pra mua me vete ne mendje edhe kjo skeme: Sikur nje burre i mençur nga Federata tu thoshte lojtareve: Çuna, le te dalim ne fushe ca me koke te fashuar e ca me barrela, sepse, ne gjendjen qe eshte turma tani, eshte e pamundur qe ata te mos bejne huliganizma te tjera dhe le t’ja leme arbitrit te vendose per mosvazhdimin e ndeshjes, pra le tua leme atyre dobiçin ne dere. Ne fakt, ne vendimin e saj UEFA eshte munduar qe dobiçin te na e lere neve ne dere. Do kete avokat qe te argumentoje dhe vertetoje ne apelim qe dobiçi eshte i atyre dhe jo i joni? Le te shohim.
Nuk na japin 3 pikeshin se me 7 pike ne nje grup si yni ke bere me shume se gjysmen e punes per t’u kualifikuar. Keshtu qe mendoj se po na i dhane do bejne c’eshte e mundur per te na “masakruar” me penallti apo gjykime skandaloze ne ndeshjet e mbetura.
Shume-shume do na falin ose reduktojne gjoben per t’i “bere qejfin” Dukes, se ai te leket e ka mendjen.
Uefa si rruhet fare per shqiperine apo serbine,ata mendojne me shume per financat e kampionatit qe vjen.Me shume te ardhura do bejne me shqiperine dhe serbine apo me Portugaline dhe danimarken?si mendoni?Ndaj dhe uefa I gotiti te dy ekipet me piket.Kete mendoj une.