FSHF akuzon UEFA-n se me vendim e saj do të trukojë ecurinë e ndeshjeve në grupin tonë

24 Tetor 2014, 19:32Sport TEMA

Përveçe një tolerim për Serbinë, vendimi i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s ka ndikuar ndjeshëm edhe në ecurinë e grupit tonë eleminator.

Nga ky vendim përfiton shumë Portugalia, e cila do të ndodhej katër pikë larg Shqipërisë, nëse UEFA na jepte tre pikë në tavolinë për ndeshjen me Serbinë.

Por, edhe Danimarka përfiton goxha, duke qenë se Shqipëria nuk është shkëputur.

Për këtë arsye, dyshohet se vendimi i UEFA-s është marrë edhe për të balancuar situatën në grupin tonë, në mënyrë që Shqipëria e vogël të mos shkëputej nga Portugalia e Kristiano Ronaldos, mosprania e të cilit në europian do të dëmtonte shumë Europian që zhvillohet në Francë nga ana e imazhit.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit, në një deklaratë të lëshuar pasditen e sotme, lë të nënkuptohet se UEFA ka vendosur në këtë mënyrë të ndikojë rezultatet sportive të grupit eliminator.

Vendimi i sotëm i UEFA-s nuk është i pranueshëm për FSHF, sa i takon ngjarjeve të datës 14 tetor 2014 në stadiumin “Partizani” të Beogradit, përpara gjatë dhe pas ndeshjes. Është besimi ynë i patundur, që atje nuk ekzistojnë provat e mjaftueshme dhe arsyetimi ligjor, qe çojnë në një vendim të tillë. Vendimi është qartësisht jo i proporcionuar, kundrejt shkeljeve që kanë ndodhur. Detaje të mëtejshme do të jepen kur të bëhet publik, argumentimi mbi vendimin.

Vendimi është dukshëm i orientuar, që të ndikojë rezultatet sportive të grupit eliminator, ndërkohë që fokusi kryesor, në këndvështrimin e FSHF, duhet të jetë atmosfrera ekstremisht e dhunshme dhe ngjarjet që në mënyrë të pakthyeshme, ndikuan në ndeshjen e futbollitFSHF është plotësisht e orientuar që ta apelojë, këtë vendim tek autoritetet kompetente sportive. Detajet e provave të apelit, nuk mund të jepen përpara publikimit të argumentave të vendimit por disa çështje janë kategorike:

– FSHF nuk mban asnjë përgjegjësi për hyrjen e banerit fluturues në stadiumin e Partizanit. Siguria është një përgjegjësi e organizatorit. Nuk kishte tifozë shqiptarë në stadium. FSHF nuk mund të jetë përgjegjëse për mungesën e sigurisë në territorit serb, brenda dhe jashtë stadiumit

– Nuk ekzistonin më kushtet e sigurisë për të vazhduar lojën. Arbitri i drejtoi lojtarët jashtë fushës për arsye sigurie por sipas raporteve, nuk ekziston vendim i arbitrit dhe as i zyrtareve te tjerë të UEFA-s, që siguria u rivendos. Fusha mbeti e pasigurtë.

– Ka prova të qarta mjekësore që lojtarët e ekipit shqiptar ishin fizikisht dhe psikologjikisht të paaftë të luanin, si pasojë e dëmtimeve, që rrodhën nga dhuna e tifozëve vendas që hynë në fushë.

– Ndëshkimet janë dukshëm të padrejta, sepse thuajse barazojne denimet. Një stadium që ofroi parrulla etnike, politike dhe fetare, urrejtje raciale u ndëshkua në mëyrë të njëjtë, me një baner të vetëm, të paligjshëm dhe me origjinë të pavërtetuar.

– Shkaqet finale që çuan në braktisjen e ndeshjes ishin mungesa evidente e sigurisë dhe dhuna e pësuar nga lojtarët shqiptarë dhe e ushtruar nga tifozët vendas.

Lojtarët shqiptarë nuk u njoftuan kurrë që zyrtari i ndeshjes vendosi qe takimi te vazhdonte. Ky pozicion është produkt fantazie. Skuadra shqiptare nuk refuzoi kurrë të vazhdonte ndeshjen. Lojtarët shqiptarë deklaruan se ata ishin fizikisht dhe psikologjikisht të paaftë për të luajtur një ndeshje futbolli. Nuk ka referencë, në raportet zyrtare që zbrazja e stadiumit ishte mënyra e përshtatshme për të vendosur kushtet e sigurisë. Nëqoftëse në opinionin e zyrtarëve të UEFA-s, kjo ishte gjëja e drejtë që duhej bërë, ata duhet të zbraznin stadiumin dhe më tej të rifillonin ndeshjen dhe të ftonin lojtarët shqiptarë në fushë, nëse ata i konsideronin lojtarët shqiptarë në gjendje për të luajtur.Vendimi për të mos luajtur nuk ishte një vendim që ne e morëm. Ne nuk mund të pendohemi për një vendim që s’kemi marrë. Ishte një pamundësi për të luajtur dhe jo refuzim”, thuhet në deklaratën e FSHF-së./b.l

 

17 komente në “FSHF akuzon UEFA-n se me vendim e saj do të trukojë ecurinë e ndeshjeve në grupin tonë”

  1. genti says:

    menyra me e keqe per te fituar nje ceshtje. Vetem duka dhe nje organizate e kalbur mund te perdori trukimin si nje argument, duke pasur 1000 argumente real dhe per te cilat ka fakte. Mjer ne qe gjithmone kemi vuajtur nga DUKizmi (sinonim i qeverisje e boleve)

    1. pali says:

      Te keqen e kemi brenda Nderkohe kur presidenti i Federates Serbe jep dorheqjen Duka si kokorroq del e thot se nuk na intereson rezultati po paqja, Cfar paqeje don ai maskara

  2. zqk says:

    Une nuk e njoh Duken. Di qe eshte ne ate pozicion qysh kur ka lere. Mund te jete kryemafiozi me i madh i te tere kohrave e i gjithe galaksikave. Por per kete ceshtje argumentat i ka te forta. Sigurisht qe ai s’po punon vetem. Mos kerkoni qe te jete anetar i komisionint te UEFA-s dhe te votoje per ne. Inatin me vendimin mos ia zbrazni atij.

  3. Saliovic says:

    Po normal se do shikoje bota lenjanin dhe markovicin APo Cristiano Ronaldo ,,,me gjithe sponsorit qe ka ky I fundit blen bilancin e shqiperise e serbise bbashke..hajde tung …fqinjet Nuk duhet kurre te grinden

  4. shp says:

    Duka mendimin e ti e ka dhan pa u mbledh tavolina, dhe doli si tha ai.

  5. sit. back. and. relaks says:

    Ore pse ja fusni qorres kot, serbet jane shume te kenaqur por bejne si te merzitur qe te na japin ne impresionin qe ja dhe serbet u merziten dhe duke ditur qe ne ballkan mbizoteron filozofia mjaft te merzitet kundershtari pa le te mos gezohem une shpresojne qe ne mos ta bejme per te madhe kete vendim idiot te uefas. Duka do i laje duart duke e cuar ceshtjen ne te gjithe shkallet e apelit e ne fund do thote ne e beme tonen po ju e kuptoni kur politika fut hundet ske ci ben. ligjerisht eshte ne rregull. nuk ka faj duka pse u be ndeshja pa tifoze apo ne ato kushte. serbet garantuan gjithshka dhe ne plotesuam cdo kerkese te tyre me qellim garantimin e sigurise ne ndeshje. ata dolen garante, pergjegjesia eshte e tyre. cpune ka Duka apo leshi apo preshi. Kjo pune keshtu do mbyllej, uefa nuk do bente asnje pale fituese reale, do jepte nje vendim ku palet te merziteshin per veten e tyre por kjo do kompnesohej me kenaqesin qe u denua kundershtari. Kjo histori sherbeu jo vetem per te nxjerre serbet surratin prej derri qe kane por dhe uefa tregoi surratin e saj. tani e dime se me ke kemi te bejme, si na konsiderojne, e se sa na vleresojne realisht ne uefa. mbrapa buzeqeshjeve, lavderimve, premtimeve fshihet surrati diskriminues i uefas. europa ka qene eshte e do jete keshtu me ne, bejme mire te mesohemi me idene qe shqiptaret dhe ceshtjet e tyre jane sakrifikuar gjithmone per hir te stabilitetit dhe ekuilibrave ne europe. bindem gjithmone e me shume se po mos ishte kembengulja e klintonit dhe presioni i amerikes mbi europen per nderhyrjen ne kosove sot historia e kosoves do ishte ndryshe, dmth sot nuk do kishte me shqiptare ne kosove. sidoqofte duhet te tregojme qe jemi popull i civilizuar, me te civilizuar se disa europiane qe ju ka zene civilizimi deren. kuptohet shfrimi i dufit po nuk duhet te pretendojme qe nuk e prisnim, nuk duhet te kemi iluzione qe uefa si organ sportiv nuk ndikohet nga politika. uefa kerkon mosperfshirjen e politkes ne fushen e futbollit por nderkohe lejon perfshirjen e poltikes ne vendimmarrjen e saj. i jep 3 pike italise kunder serbise per shume me pak se sa ndodhi mimdis serbise e shqiperise dhe nuk i jep 3 piket shqiperise por serbise. double standart i dukshme, aq i dukshem sa cdo person me llogjik, gazete, televzion apo personalitet e kupton qe uefa ka qene nen nje presion te madh politik. ne kete rast duhet ti qajme hallin cunave te uefas, duhet ti ndihmojme ta hane turpin me buke duke i dhene nje gote vere nga ajo qe pi platinia ne te tilla raste. uefa eshte bere per te qare hallin e jo ne, jane ata te denuarit e jo ne, eshte ne ndergjegjen e tyre e jo tonen. ne jemi me koken lart, kemi guxim ti shohim ne sy e tju themi turp me plot gojen. jane bere per tju qare hallin e jo per ti pasur meri apo inat. Te pakten europa nuk ka goje te kerkoje gjyqesor te paster ne shqiperi e te pandikuar nga plotika kur ajo vete nuk arrin te kete vete nje standart te tille. duhet ta kemi te qarte se drejt kujt europe po shkojme drejt europes ne leter apo asaj ne realitet, asaj me te drejta te barabarta apo asaj me shume standarte. Nqs serbia paska nje projekt te armiqesimit te shqiptareve me europen ath uefa qenka bashkeautore e bashkeekzekutore e ketij projekti.

  6. Klimax says:

    Me duket se sharlatanizmi i kesaj FSHF-je nuk ka kufij!
    Po ju kujtoj piken e fundit qe nuk u njoftuan kurre lojtaret shqiptare. Kapiteni Cana deklaroj ne nje interviste te tij se u njoftuan per kete gje. Dhe ai nuk ishte i vetmi qe deklaroj kete gje. Ke duhet te besojme?!
    Per mungesen e sigurise do te boshatisej stadiumi. Nga kush u trembet?!
    Sa per pergjegjesine e vendit organizator po ju rikujtoj ndeshjen Itali-Serbi, kush ishte organizator dhe kush u denua.
    Stadiumi qe ofroj parrulla etnike u denua aq sa dhe ju qe mbrojtet me huliganizem ne fushen e lojes nje parrulle etnike, ne vend qe te luanit futboll!
    Te tjerat per trukime apo imazhe te Ronaldos ne France jane “muhabete” kalamajsh apo te korruptuarish si puna e FSH-se.

    1. Fori says:

      Europa gjithnje ja ka patur me hile Shqiperise dhe vazhdon t’ja kete me hile. Populli yne jo me thot i kishte vene epitetin kurva plake. Kjo eshte politike dhe jo furboll. Shqiptaret e kuptuan me ne fund qe Amerika eshte aleati i vetem i saj dhe duhet ta shfrytezoje kete aleance.

  7. skedinat kan lidhje me duken po dalin ndeshjet drejt

  8. Arben says:

    https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/

    PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE

    sa per statistike, Dukic i FSHF e mbeshteti platinine dhe i siguroi 4 vota.
    36
    ta mbajme me shendet tani dukicin dhe platinicin

  9. rumpalla says:

    O shqiptare, mos vazhdoni te beheni gazi i botes. Keshtu funksionon drejtêsia ne bote, bota nuk eshte Shqiperi qe te merret me e lagu se lagu. Ligji eshte i ashper, por eshte ligj -thuhet kendej. Drejtêsia eshte e verber. Evropjanet nuk mendojne me mendjen e shqiptareve. Mblidheni radaken tani dhe pergatituni per te marre pike te tjera ne grup. Po te jemi te zotet le t’i marrim Armenise 6 pike dhe keshtu e leme Serbine prapa. Pastaj le te marrim ndonje barazim me Portugaline, dhe kushedi ndonje pike me Serbine. Vendimi nuk ishte shume i keq, sepse po shkruani sikur ne po fitonim 3 me 0 dhe na e hoqen fitoren nga goja. Ne edhe mund ta humbisnin, madje me shume mundesi kishim ta humbisnin ate ndeshje. Keshtu qe te fituar jemi se Serbia nuk na mori tre piket.

    Kurse Rama mos te jape ato deklaratat si Enveri ne vaktit si ato me anijet angleze ne Korfuz qe medemek ja futen anglezet se ai s’dinte gje fare per minat.

    Kjo duhet te jete per ne nje mesim i mire qe ne institucionet te na perfaqesojne njerez kompetente dhe jo lloj-lloj shokesh dhe kurvash po te duam te jemi shtet serioz.

    Po e them edhe nje here, ndeshjen e humbem vete me idiotesine e Dukes qe ben tani deklarata koti qe s’kane asnjê vlere. Te kete mendjen qe mos marrim ndonje sanksion tjeter per mosbindje ndaj Uefas.

    Dhe merruni me hallet tuaja. Ne kete vend asgje s’eshte ne rregull. Duket sikur gjithe kete e kaq sajuar ndonje njeri qe te na hedhi trute e gomarrit te tereve. Kam gjithe ato dite qe po jua them. Eshte gomarrllek qe dikush hodhi nje gur ne lum dhe gjithe te squarit e ketij vendi s’po e nxjerrin dot me.

    1. analist says:

      Leri anijet angleze te Korfuzit ti mor koqe.
      Ku ishin ato qe ju kruajt te futen aty, ne gjiret e mbretereshes se tyre apo ne nje gji detar shqiptar?

  10. sfinks says:

    he europe kurve

  11. palluesi says:

    Kam jo pak kohe qe jam i larguar nga Shqip/ por verej me keqeardhje se eshte shtuar shume perqindja (ata qe s’kuptojne : eshte rritur numuri) i pallave ,manalleve ,pykave, hajdareve, pshurrsave, perkthyer ne shqip i karave . Popull qe nuk punon dhe as nuk meson shkon drejt regresit (puna beri majmunin njeri) keshtu domosdoshmerisht portreti i atyre qe permenda pak me siper do te mbeteni !!!!!!!!!!

  12. Opinionisti says:

    Shyqyr qe e kuptuat!

  13. Artan says:

    Ore ti rrumpalla qe dukesh nga emri qe ke ashtu i bo dhe komentet si qeka drejtesia jasht shtetit futu gjithe bankina serbe e bjeru lojtareve o deshin me e marr flamurin me zorr nga duart tona fut huligan ne fushe rrif lojtaret kjo eshte drejtesia qe na trego ti hik or cun shko boj na i pun tjeter se duhet me la morgicin dhe mos komento ktu si kopetent kur nuk flitet per drejtsi dhe ndeshmeri ne ate ndeshje…. Po te jap nji shembull ne danimarke-norvegji kur tifozi hyri ne fushe dhe vetem nji shpull i dha albitrit ai e ndaloi lojen qe ate moment dhe danimarka humbi ne tavoline shum mire albitri mund te qetesohej 5 min dhe ta vazhdonte ndeshjen per publikun Kurse komtarja jon hongri stola kokes dhe ti thu qe ne shqipet sjemi msuar me ligje

    1. palluesi says:

      Ja ke fut kot plako ,flet per derbin Skandinav (Norvegji -danimark) kurse ketu behet fjale per derbin Ballkanik ore plakooooooooo ,derbin Ballkanik ku ketu lejohen te gjitha llojet e “veglave” thike,revole,kallashi,(jo kallashja ajo kosovarja),bazuka,etj perjashtuar vetem mjetet e blinduara dhe aviacioni (droni hyn tek “fluturaket” aviacioni ,kjo ishte aresyeja qe Shqiperia u denua . Mos bej here tjeter krahasime “feminore” tregohu “burre” prej Ballkani siç na ka hije vetem neve Ballkanasve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje