Ka majmunë, kryemajmunë. Nuk kam frikë ta them dhe nuk duhet të kesh as ti. Bërtite më të madhe nga shkallët e stadiumit apo kudo qofsh. Qëlloji me banane nëse të pëlqen. Majmunë!!! Ti e di që kam të drejtë!
Shefi i majmunëve është presidenti i FIFA-s, Sep Blater, majmuni që nuk sheh ligësi. Më pas është bosi i UEFA-s Mishel Platini, majmuni që nuk dëgjon ligësi. Dhe të mos harrojmë nyjen që i mban lidhur, atë që është në krye të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiçin, majmunin që nuk flet për ligësi, aq më pak kur bëhet fjalë për gjullurditë që ndodhin në kopshtin e tij zoologjik.
Abuzimi verbal dhe fizik i kombëtares shqiptare nga Serbia më 14 tetor ishte patetik dhe i neveritshëm. Ishte turpi i futbollit. Por ajo që ndodhi më pas ndoshta është shumë më keq. Kombëtarja shqiptare u dënua me humbjen 0-3 në tavolinë, pasi nuk ishte në gjendje fizike dhe psikologjike të dilte në fushë pas dhunës dhe racizmit që pësoi, pothuajse të pamundura për t’u besuar. Nuk transmetohet një mesazh i “Say No to Racism” duke ndëshkuar kombëtaren se reagoi ndaj përbuzjeve raciste. Çfarë po mendonin të bënin shqiptarët e pakët në stadiumin “Partizan” të Beogradit, të sulmonin mijëra njerëzit që po i poshtëronin me thirrjet “Vritini, Vritini shqiptarët”, pasi më parë kishin hedhur çdo objekt të mundshëm drejt tyre dhe kishin përbuzur himnin kuqezi.
Serbët e mposhtur e shfrytëzuan momentin (mbi të gjitha dronin) si një justifikim për të luftuar në fushë dhe në tunel. Por edhe faqja zyrtare e UEFA-s duket se drejtohet nga majmunët, pasi atë nuk panë, dëgjuan apo thanë absolutisht asgjë nga këto. Në raportin e tyre shkruhej mjerisht se “Shqipëria e humbet ndeshjen 0-3 për braktisje”.
Po pse ata nuk u rikthyen në fushë? Nuk preferuan të merrnin tufat me lule që i prisnin? Apo për të vazhduar raundin e dytë e sherrit të racizmit? Nuk e thotë as këtë. As raporti i gjyqtarit për ngjarjen. Kështu që bravo i qoftë gjyqtarit anglez Etkinson. Bravo i qoftë UEFA-s. Të gjithë idiotë! Më pas erdhën goditjet e vërteta. Shqiptarët u quajtën “gënjeshtarë” në videot e deklaratat e publikuara në mediat dhe faqen e federatës serbe (edhe disa ndërkombëtare të bazuara tek to). Ata u përshkruan si “jo sportivë dhe vulgarë”. Presidenti Tomas Karaxhiç tregoi delikatesën diplomatike të gorrillës më të famshme, King Kongut, kur grushton një avion, dhe me pasion hodhi poshtë se bëhej fjalë për racizëm, pavarësisht britmave të majmunëve brenda stadiumit.
Racizëm në Serbi? Me sa duket është vetëm fantazi e njerëzve. “Serbët nuk kanë qenë kurrë dhe as nuk do të jenë racistë”, këmbënguli Karaxhiç.
Çfarë? Asnjëherë? Pa përmendur dhjetëra rastet në futboll, adashi i tij, Radovan Karaxhiç, ishte në Gjyqin e Hagës për krime lufte. Ish-lideri i serbëve të Bosnjes akuzohej për orkestrimin e genoncidit të mijëra e mijëra të pafajshmëve, në përpjekjet për të ndërtuar një shtet ekskluziv për serbët. Gjatë një daljeje përpara trupit gjykues, Radovan Karaxhiç siguroi gjykatësit se kishte lejuar një berber mysliman të qethej, kështu që nuk mund të cilësohej fajtor. Me këtë vijë logjike, ai duhet të jetë një kandidat mjaft i mirë për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Dukshëm gjithçka është një “valle” gjigande nën zhurmën e majmunëve, por tregon dhe nënvizon çështjet që federata serbe thjesht refuzon të pranojë. Për pjesën më të madhe të njerëzve, ksenofobia, është thjesht një fjalë e gjatë në fjalëkryqe. Në pjesë të ish-Jugosllavisë mbetet trishtueshëm një fakt i jetës së përditshme.
Por mos ta teprojmë, apo jo? UEFA nuk e teproi. U vendosi serbëve (përsëritës) një gjobë të pavlerë dhe e kaloi gjithçka me një qortim të butë prej pak rreshtash në një komunikatë zyrtare. Asnjë nga ata që ndjekin ndeshjet në atë vend nuk do të vërë re ndonjë gjë ndryshe dhe një kontingjent i turmës serbe do të vazhdojë të besojë se abuzimi racist dhe dhuna në fushë e në shkallë janë thjesht pjesë e lojës, ose në rastin më të keq mungesë takti. Shoqëria e tyre nuk i mëson ndryshe.
UEFA shkëlqeu me dobësinë e saj. Kur Niklas Bendtner tregoi një palë të mbathura jeshile, të sponsorizuara nga një kompani bastesh irlandeze në Euro 2012, u gjobit me 102 mijë euro. Kështu që rrini të qetë, UEFA di të tregohet e ashpër kur bëhet fjalë për paragjykime ngjyrash dhe racizëm. Ata mendojnë se jeshilja është me të vërtetë e keqe.
Është dëshpërimisht patetike, por sundimtarët e futbollit kanë kaluar kaq shumë vite duke injoruar abuzimet raciste të valëvitura në arena të ndryshe europiane, sa një ashpërsim i menjëhershëm i dënimeve do të nxirrte në hapur shesh simptomën (mendojnë në UEFA apo FIFA). A ka më sheshit se kaq?
Ideja se UEFA dhe FIFA mund të na udhëheqin moralisht është për të qeshur. Blateri dhe Platinija duken si një çift i famshëm, që adoptojnë një foshnje të Botës së Tretë, e quajnë Sahara “për të treguar unitet me gjendjen e vështirë në Afrikë” dhe më pas rikthehen në Hollivud me avionin e tyre privat.
Është politikë. Është shtirje. Dhe, gjatë gjithë shfaqjes e pozimeve, nga lojtarët e Shqipërisë do të pritet që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre dhe ta qepin, duke buzëqeshur për kamerat teksa qendrojnë pas një parrulle e cila mban sloganin që promovon përpjekjet e futbollit për të “çrrënjosur racizmin”.
Shumë gjëra janë bërë, vendet kanë ndryshuar (hiq Serbinë). Futbolli ka ndryshuar. Por loja kap dhe zgjedh (me dashje) shënjestrat e saj. Si shqiptarët sot, që duhet t’i tregojnë UEFA-s dhe FIFA-s se ku t’i fusin parrullat dhe bluzat e tyre anti-racizëm, në protestë ndaj dënimit të padrejtë të dhënë. Shumë shpejt mund të na cilësojnë edhe dele të zezë. Por mos ndoshta problemi është se ka pasur shumë dele për vite me rradhë? Dhe jo “të gjithë” besojnë tek ajo që po na shet UEFA se ndodhi në Beograd.
Një serbi të gjitha këto do t’i dukeshin shumë turbulluese. Ata nuk u dënuan SËRISH për racizëm, kur faqet e fundit të gazetave të tyre dënonin Çelsin për hipokrizi për rastin e skandalit të racizmit “Terri”, por për tifozët e tyre çfarë mendojnë? Çështja është se ne ende i dërgojmë botës një mesazh të bërë lëmsh. Ndryshimi në këtë vend është se ne kemi filluar t’i shikojmë e t’i dëgjojmë abuzimet e padrejtësitë dhe nuk jemi më të verbër përpara tyre. Ne nuk kemi pse të jemi më në anën e biznesit të majmunëve. Atë të UEFA-s dhe FIFA-s.
*Shkrim i përpunuar kundër racizmit në futboll, i opinionistit Des Kelly në “Daily Mail”, botuar në 2012
Cfar kan te perbashket kto te tre,
pervec mungeses se ndergjegjes njerezore qe i dallon kafshet nga njeriu ???
Te treve u shkerdhehen grate dhe dashnoret e grave i kane mbajtur per miqe shtepie ,te vetedijshem se ju shkerdhenin grate ?
hahahahhahhahahahahaha,po mungojne edhe dy majmuna.
1)TURKOFAGOS
2)DUKA
TRADHETARI I FUTBOLLIT SHQIPTAR ESHTE MAJMUNI ARMANDO DUKA!
Kombetarja jone u denua vetem se nuk PRANOI TE DALE NE FUSHE pas DHUNES SERBE!!
FHS nuk e ka mbrojtur KOMBETAREN,por ka treguar PA AFTESI DHE SHITJE TE DINJITETIT KOMBETAR!
Teknikisht ne rregulloren e UEFA-s ,ne raste te tilla,kur arbitri fton dy ekipet per te dale ne fushe per vazhdimin e ndeshjes,duhet te dilte me te gjithe anesoret dhe topin ne dore ne rrethin e mesit te fushes!
Se bashku duhet te ishin edhe futbollistet serbe!
Ne rast se ekipi shqiptar nuk do paraqitej ne fushe,arbitri PASI TE PRISTE NE FUSHE PER 30 MINUTA,I BIE BILBILIT PER MBARIMIN E NDESHJES DHE FITOREN E EKIPIT TE PARAQITUR NE FUSHE 3:0!
Ky moment i rendesishem dhe vendimtar teknik i UEFA-s nuk u zbatua nga arbitri ne Beograd,ndaj pretendimet e tyre :JO I THAME TE DALE NE FUSHE SHQIPTAREVE,POR NUK PRANUAN etj,jo vetem jane fjale boshe e te pa vlefshme zyrtarisht!
Vetem kaq te kerkonte FSHF, e kishte te fituar 3 pikshin!
Ne se NUK JANE TE SHITUR TEK SERBI,LE TA BEJNE TANI NE GJYKATEN SPORTIVE!!!
NJE ARTIKULL SHUME MIRE I SHKRUAJTUR…VERTET NJE GAZETAR SHUME I MIRE.
I JAP NJE 10 KETIJ ARTIKULLI, JO VETEM PER ANALIZEN POR EDHE MENYRA SE SI ESHTE SHKRUAJTUR.
Jan kater keni harru duken
UEFA na gjykoi me sandartin shqiptar prandaj nuk duhet te merzitemi.Kerkesa ime eshte qe ne nuk duhet te marrim pjese me ne keto organizma sharlatanesh qe drejtohen nga sharlatan te korruptuar e racista.
shkrim per keta tipat taman sikur sapo kane ardhur nga zhungla
Duartrokitje!
Nje shkrim ka “peshe” kur shkruhet ne nje kohe qe se pret njeri,dhe gjendjen e shikon apo e kupton vetem shkrusi.Ky shkrim do ishte i pacmueshem nqs do isht publikuar 1 vit me pare.Me mire vone sesa kurre!
Shiko shenimin, ky artikull eshte shkruar dy vjet me pare. ky qe lexove ti eshte i njeti artikul i adaptuar ndeshjes me serbine
O sa mire o sa keq
Po te luanim me lojtaret tone ose po te mos kishin qene lojtar koqevare:
Shqiperia nuk do “penalizohej”.
Shtoni dhe Duken
Turkofagosi eshte dobic grekofon.grekovlleh.ser.rus.bullgar.rumun.makedons.moldav.bizantin.orthodhojsks.kerme.keta jane gjaku I tfagosit.
keni harruar majmunin e katert qe drejton futbollin tone .
mos harro dhe majmun Duken e futbollit , qe po e largon kete loje te magjishme mga qytetaret me te gjitha format , per te fituar para .
ATE MOTREN KU TA KESH O PLATINI PUTANA
keni harru dhe nje gomar…e gjeni dot kush eshte…dukic…
na hapet barkun me kete artikull qe as i perkthyer nuk eshte, po ‘i pershtatur’ – kot fare. te pakten perkthejeni o njerez qe te beni sikur keni nje sens etike – jo po kopjo kot dhe pershtate sipas qefit shkrimin e tjetrit. i sherbente qellimit per ti share keta te tre ne origjinal, s’kishte nevoje pershtatja. kur behet tema pacavure me vjen me vjell.
tre majmune ka sot bota
qe te tre i ka europa
Blater mafja qe blen vota
dhe mbush xhepat me banknota
Burrekurva Platini
Karaxhici shpirtezi
por kta kan nji klysh majmuni
lidh me hekra ke bodrumi
shet e blen ndeshje me truka
emrin ka Armando Duka