Në vitet 2006 -2007, kur Mishel Platini vendosi të kandidojë për postin e kreut të UEFA-s, shumë miqësisht kërkoi edhe votën e Armand Dukës për të fituar betejën me ujkun e vjetër, Lenart Johanson. Dhe pasi morri “po”-në, ish-sulmuesi i Juventusit u nis gjetkë, për të marrë vota të tjera.
Në shtypin francez sot përmendet një anekdodë. Ajo për mënyrën se si e joshi kreun e Federatës Maqedonase të futbollit, Darko Pançev, të votonte për të. Gjatë fushatës Platini mori vesh se Pançev nuk e kishte marrë trofeun e Këpucës së Artë, kur e kishte fituar në vitin 1991 për shkak të luftrave në ish-Jugosllavi. Kështu që ai organizoi në vitin 2006 me shpenzimet e veta një ceremoni për t’i dhënë trofeun shefit të Federatës Maqedonase dhe votuesit të nesërm të tij.
Më 25 janar 2007, edhe me votën tonë, Platini u bë presidenti i gjashtë i UEFA-s.
Natyrisht përtej lobingut, Platini e mori votën shqiptare edhe me famën e tij të madhe si futbollist me Sent Etienin dhe Juventusin. Për ta ndjekur përmes televizorit shqiptarët kishin shpikur edhe kanoçet e famshme. E pas vizitave në Tiranë si trajner i kombëtares franceze në vitet ’90 dhe dhjetë vjet më vonë si përfaqësues i FIFA-s, nuk mund të mos konsiderohej idhull.
Që prej 24 tetorit 2014, gjërat kanë ndryshuar dhe ai, tashmë i quajtur “Platinoviç”, është shndërruar në personazhin më të urryer të botës së futbollit për shqiptarët.
Por nuk janë vetëm shqiptarët që kanë ndryshuar mendim për të. “Ai ka qenë një mit, një zotëri i madh i futbollit, por sot ai është një politikan cinik si të gjithë të tjerët”, citohet në një revistë franceze bashkëkombasi i tij dhe ylli i dikurshëm i Mançester Junajtid, Erik Kantona.
Para fillimit të Botërorit brazilian ai u vu në qendër të akuzave pasi bëri një deklaratë të pavend ndërkohë që në vend kishin shpërthyer protestat. “Le të bëjnë një muaj pushim nga protestat, që t’i lënë vend festës së bukur të futbollit”, pati thënë ai duke shkaktuar jo pak polemika.
Në pranverën e këtij viti, dy gazeta angleze, “Sunday Times” dhe “Daily Telegraph”, e akuzuan se ishte korruptuar nga Katari, për t’i dhënë shtetit të pasur të Gjirit Persik, të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022.
Edhe pse mohoi fillimisht që kishte takuar lobuesit e vendit aziatik, më në fund pranoi se kishte votuar për ta, me motivacionin “për të përhapur futbollin në vende të panjohura”, në një vend ku ka vetëm 2 milionë banorë dhe pjesa më e madhe janë të huaj që punojnë atje! Dhe kur doli lajmi se disa prej votuesve kishin marrë deri në 1,5 milionë euro për të votuar për Katarin nuk mund të mos shkonte mendja te Platini.
Edhe akuzat për korrupsion direkt nuk kanë munguar. Djali i Platinisë, Loro, një jurist 35-vjeçar, i cili gjithnjë ka punuar tek miqtë e të atit, pak kohë pas votës pro Katarit, ka filluar punë si drejtues i Burda Sport një shoqëri sportive që i përket 100% shtetit të Katarit.
Një tjetër skandal që ia ka përmendur shtypi europian, është edhe ai i dhëndrit të tij, 30 vjeçarit, Johan Cvajg. Në vitin 2009, ky kompozitor realizoi ëndrrën e fëmijërisë të çdo njeriu që ka studiuar muzikë. Ai drejtoi një orkestër prej 60 vetësh në operan e Parisit për të regjistruar himnin zyrtar të Europa League.
Ky himn i quajtur “Fantasy Football”, që dëgjohet në të gjithë televizionet e botës dhe në të gjitha stadiumet e Europës sa herë ka ndeshje të këtij kompeticioni,u fitua pas një tenderi të hapur nga vjehrri i tij, natyrisht me paratë e UEFA-s. Misheli “harroi” t’u tregonte të tjerëve se bëhej fjalë për dhëndërrin e tij.
Tanimë, shtatë vjet pas zgjedhjes së tij, Mishel Platini ka zhgënjyer shumëkënd. Jo vetëm shqiptarët!
Pervec te tjerave,kjo histori tregon qe kjo bote, eshte bote e interesave te ngushta personal dhe e korrupsionit ne majat me te larta.
Sado te na vije keq apo inat per ate qe i ndodhi kombetares tone nga “miku”,te jeni te sigurte se edhe ne shakllet e tjera te gjykimit te kesaj ceshtje,asgje nuk ka per te ndryshuar.
Dhe kjo jo se nuk na takon neve kjo fitore,por pjesmarrja jone ne France,do te thote me pak para per organizatoret e eventit dhe para te humbura nga kuratoret e imazhit sportiv per plot futbolliste te super paguar(Ronaldo me shoke).
Kjo eshte arsyeja e vetme dhe “faji” yne i vetem pse ne u mundem ne tavoline 0-3.
Autori A.Myftiu duhet te thoshte se Platini beri shume mire qe ia dha trofeun kreut te Federates Maqedonase, i cili nuk arriti ta merrte per shkak te luftrave. Ai trofe ishte prone e kreut te sotem te Federates se Maqedonise dhe i takonte vetem atij. Per kete Platini ka bere detyren dhe s’mund te akuzohet.
Per te qene realist, A. Myftiu do te te duhej te permendje Dronin e hedhur me harte te Shqiperise se Madhe. Ai dron u hodh per te provokuar dhe rrezikuar jeten e futbollisteve. Droni eshte hedhur nga duart vrastare te atyre qe duan lufte ne Ballkan, qe duan pergjakje te shqiptareve dhe te serbeve duke i pare te rrezikonin jeten me njeri tjetrin ne stadium. Keta qe kane hedhur dronin jane ata qe duan lufte ne Ballkan dhe jane keshtu kunder Europes se Bashkuar, per interesat e tyre kriminale ne gjithe boten mbare.
Rrofte Ballkani!
Rrofte Europa e Bashkuar!
Zoti Mallkofte Kriminelet e Botes qe bejne luftra ne te gjithe boten dhe qe jane kunder Ballkanit dhe Europes se Bashkuar. Kriminelet e Botes u perpoqen ta zbehnin edhe viziten e Papes ne Shqiperi, me theniet se kishte rrezik apo me pallavra te tjera si keto, por nuk ia arriten qellimit. Po keshtu, as tani nuk do ia arrijne qellimit.
Te dy skuadrat u ndeshkuan njelloj. Piket per te dy skuadrat ishin te njejta dhe gjobat per te dy skuadrat ishin te njejta. Shqiptari i shitur qe ka nenshtetesi shqiptare dhe italiane, dhe qe hodhi dronin me harte te Shqiperise se Madhe, eshte arsyeja e dhenies se avantazhit te ndeshjes pro serbeve, sepse Droni i hedhur percillte idete e perleshjeve, pergjakjeve, dhe luftrave ne Ballkan me vrasje te ballkanasve.
Rrofte Ballkani!
Rrofte Europa e Bashkuar!
PLATINI IS YOUR END CAREER
VOTRE CARRIERE EST DE FIN
PLATINI CORRUPT
PLATINE PERSONNE CORROMPUE
PLATINE DANS LA HAINE
PLATINI WE HATE YOU
PLATINI DIRTY DOG
VOUS ETES PLATINE CHIEN NOIR
MERCI M PLATINE ALBANIAS NE SERA JAMAIS OUBLIER LE GRACIEUX SEIGNEUR
Sali Berisha i Uefa-s…. spaska lene familjar pa u dhene ndonje gje…. :p
Qe kjo histori te sqarohet nje here e mire, FSHF te publikoje letren qe ka firmos Lorik Cana te ciles i eshte referuar arbitri per raportin e tij qe Shqiperia refuzonte te luante.
Kjo i mbyll dilemat.
Une refuzoj te jem i manipuluar nga media qe eshte sponsor i Armand Dukes.
Le te merrmi me Armando Duko-viqin tone…, pegjegjsia te te ky lypet jo te UEFA!
korrupsionin nuk e solla une ne europe
ate e gjeta ketu ne mesin tuaj
ne gjirin tuaj
ne zemrat tuaja
ne shpirtrat tuaja te korruptuara!
kto ishin fjalet e skenderbeut para deputetve te brukselit me vitin 2022!!!
MR PLATINE