Trajneri I Real Madrid Carlo Ancelotii I është kundërpërgjigjur presidentit të FIFA-s Sepp Blatter, i cili së fundmi deklaroi se favorit për të fituar topin e artë është portieri Gjerman Manuel Noyer.Trajneri Italian është i bindur se ylli i skuadrës së tij Cristiano Ronaldo mbetet favoriti kryesor për të fituar këtë trofe prestigjoz individual. “ Është e pamundur t’ja mbyllësh gojën Blatter. Për Topin e Artë flitet gjithmonë për këtë, por këtë vit nuk është se ka shumë për të menduar. Vitin e kaluar flitej për Ribery dhe Messin, por nëse shihen titujt dhe golat e shënuar nuk ka dyshim se cili duhet ta fitojë Topin e Artë, ai është Cristiano Ronaldo. Këto fjalë nuk kanë shumë kuptim”. Deklaroi Ancelotti në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Cornella. F/B
Po ik mor pepino ca titujsh flet…kupa e botes eshte me e rendesishme se champions league….gjithsesi keshtu beri dhe vjet mafiozi blatter duke share ronalden ne fillim e me vone manipuloi me votat duke i dhene topin e arte.