Itali, babai i futbollistit bën për në spital arbitrin

3 Nëntor 2014, 16:13Sport TEMA

Një arbitër futbolli për moshat 17-vjeçare është sulmuar nga babai i një futbollist.

Ai është rrahur keq dhe ka përfunduar në spital.

Mësohet se arbitri ka pësuar fraktura dhe duhet të qendrojë në spital për 3 ditë.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Pulias, gjatë ndeshjes Tricase- Sogliano Cavour.

Babai i një prej futbollistëve ka mbetur i pakënaqur nga një vendim i arbitrit dhe për këtë arsye ka kaluar rrjetën dhe ka hyrë në fushë.

Aty ka nisur të sulmojë arbitrin duke e qëlluar dhe shtrirë përdhe.

Tashmë ai është arrestuar nga policia, ndërsa i biri futbollist ka shpërthyer në lotë dhe ka kërkuar falje për dhunën e shkaktuar nga i ati./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje