Siti, 12 milion euro në vit për Marko Rojs

4 Nëntor 2014, 15:47Sport TEMA

Sulmuesi Marko Rojs mund t’i ketë ditët e numëruara tek Borusia Dortmund.

Për 25-vjeçarin kanë shfaqur interes ekipet më të mëdha, me në krye Mançester Sitin, Barcelonën, Bajernin dhe Liverpulin.

Mediat angleze bëjnë me dije se Siti është gati të bëjë çmendurira për ta pasur në ekip atë.

Mësohet se Siti kërkon që ta joshë sulmuesin e kombëtares me një pagë të majme.

Siti është gati që t’i japë Marko Rojsit plot 12 milion euro në vit.

Largimi i Rojs nga Dortmundi duket shumë i mundshëm jo vetëm prej situatës së vështirë ku ndodhet ekipi, por edhe për arsyen se Rojs deri më tani nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.

Për këtë arsye, Dortmundi mund të vendosë që ta shesë atë, në mënyrë që të mos e humbasë me parametra zero, siç ndodhi me Robert Levandovskin.

Tashmë ai që do vendosë është Rojs, i cili ka një sërë alternativash./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje