Presidenti i FIFA-s, Sep Blater fajësoi indirect UEFA-n për incidentet që ndodhën në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Numri një i trupës qeverisëse të futbollit botëror me diplomacinë e tij u shpreh se UEFA duhet të kishte evituar shortimin e dy përfaqësueseve në të njëjtin grup, ndërsa preku temën e incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, gjatë një interviste të gjatë dhe shumëplanëshe për televizionin rus “Russia Today”, raporton Sport News.
Në studion e gazetares, Sophie Shevarnadze, gjatë një bashkëbisedimi ku tema kryesore ishte Botërori i vitit 2018 që do të luhet në Rusi, shefi i FIFA-s u pyet dhe mbi cështjen e bojkotit të propozuar nga disa vende për Kupën e Botës që do të zhvillohet pas 4 viteve, si përgjigje ndaj politikës së jashte të Rusisë.
Blater u përgjigj se FIFA nuk ka asnjë dyshim që Botërori do të zhvillohet në Rusi, duke u shprehur kundër idesë së bojkotit.
Blater arsyetoi se politika nuk duhet të abuzojë me futbollin por mund ta ndihmojë duke sjellë si shembull faktin se FIFA po përpiqet që Izraeli dhe Palestina të luajnë ndeshje ndëmjet tyre dhe në këtë pikë politika mund të ndihmojë, duke sjellë dhe reagimin e gazetares ruse që preku temën e ndeshjes Serbi-Shqipëri me pyetjen.
Pyetje. Ju sapo përmendët Izraelin dhe Palestinën. Është interesante pasi shpesh, kur dy vende rivale garojnë në sport, nuk sjellin rezultatin më të mirë. Ne pamë Serbinë dhe Shqipërinë, dhe unë nuk po iu kërkoj ju të bëni një deklaratë mbi të, por thjesht po ju them: Gjëra të tilla ndodhin. Kështu që nuk janë vetëm politikanët, janë gjithashtu dhe atletët, kur takohen përfshihen në zënka. Si mund të ndodhë kjo?
Blater: Jo, atletët nuk e bëjnë këtë, por ata janë provokuar. Ka gjithmonë një provokim. Përndryshe ju e dini, në futboll skuadrat përfaqësuese janë ambasadorët më të mirë të vendeve, ndaj duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur vjen puna te kompeticionet dhe duhet të përpiqesh që të mos kesh ndeshje ku që në fillim ti e di se mund të ketë një konflikt.
Pyetje. Si Azerbajxhani apo Armenia për shembull, ato nuk kanë luajtur kurrë bashkë.
Blater: Po, në kompeticionet e FIFA-s ne nuk i vendosim Armeninë dhe Azerbajxhanin në të njëjtin grup për të evituar problemet.
Pyetje: Pra ju nuk e shihnit se cfarë po vinte me Shqipërinë dhe Serbinë?
Blater: Kjo nuk është një cështje e FIFA-s, por unë mendoj se tani të gjithë janë vënë në alarm për të evituar situata të tilla në të ardhmen, pasi ne nuk duhet të krijojmë situata, ku politikanët mund të abuzojnë platformën e futbollit. Ne thjesht duhet të bëjmë të kundërtën, pasi futbolli është aty për të lidhur njerëzit.
Edhe pse i shprehur në mënyrë të kujdesshme, qëndrimi i Blater në një pikë është i qartë: UEFA nuk duhet të kishte lejuar Shqipërinë dhe Serbinë në të njëjtin grup.
Ky qëndrim vjen në një kohë kur vendimi i Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka shkaktuar në të njëjtën kohë habi dhe pakënaqësi në mbarë opinionin ndërkombëtar me vendimin e tij për t’i hequr tre pikë përfaqësueses Shqipërisë, që ishte pala e dëmtuar në Beograd, ku u bë objekt i dhunës dhe fyrjeve raciste deri në thirrjet kolektive për genocid ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes me Serbinë.
Blatter nuk e rruan fare. Po qe se do te kishte fajesuar kend duhet te kishte thene qe vendimi i UEFA-s pas dhunes ne Beograd eshte qelbesilliku me i madh qe UEFA ka bere ndonjehere.
Tamam ashtu eshte, nqs do te kritikohet UEFA duhet te behet per vendimin qe mori pas ndeshjes, duke barasdenuar njesoj viktimen me agresorin. Idea e Blaterit qe duhej shmangur vendosja ne te njejtin grup e Serbise me Shqiperine bi ne kundershtim me ate qe deklaron ai se futbolli eshte urelidhje midis popujve ne konflikte. Ne rastin konkret midis Serbise dhe Shqiperise eshte Serbia ajo qe nuk eshte ne gjendje te bej zap dhe te vere ne kontrol tifozat e saj, dhe nuk ka asnje rast qe tifozat shqiptare te kene bere ndonje dhune ne stadium qe te kete prekur fushen dhe lojtaret, as edhe nje rast te vetem.
Kur footbolli lidh njerezet -shqiptare eshte keq,eshte nationalizm et et..
Po vetem kur lidh shqiptaret!
Ore njerez kane llogjike keta apo jo,nga njera ane thote qe duhet ti shmangim takimet qe sjellin tensione,e pastaj thote qe po nxisim Izraelin e Palestinen te zhvillojne takim ndemjet tyre……..lol.na pushtuan injorantet.
blater eshte nje legen si dhe platinia .te vine keq kur e degjon
lerini dhe falini se nuk dine ca bejne