Pas javëve të vështira që po kalon me Liverpulin vjen edhe një goditje tjetër për sulmuesin italian, Mario Baloteli.
Klubi francez i Lile ka refuzuar shkëmbimin Baloteli-Orixhi.
Sulmuesi belg Orixhi është blerë që në verë nga Liverpuli, por është dhënë në huazim deri në fund të sezonit te Lilë.
E ndërsa Liverpul po ideonte këtë shëkmbim që në muajin janar, trajneri i Lile, Rene Zhirard e ka hedhur poshtë si hipotezë.
Baloteli është kritikuar së tepërmi javët e fundit, pasi ka realizuar vetëm 2 gola në 13 ndeshje me Liverpulin, ndër të cilët asnjë në Premier League./b.l