Partizani ka mbrojtjen më të mirë në Europë.
Skuadra e kuqe, aktualisht në vendin e parë në Superiore, pas 11 javësh të luajtura, është njëkohësisht dhe mbrojtja më e mirë në kontinent, sa i përket mesatares së golave të pësuar për ndeshje, raporton Sport News.
Siç shihet dhe nga klasifikimi, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro mban vendin e parë, me një mesatare pësimi prej vetëm 0.18 gola të pësuar për takim.
Formacioni kryeqytetas nuk pëson gol prej 9 ndeshjesh, ose në total prej 820 minutash.
Në vendin e dytë në klasifikimin europian qëndron ekipi qipriot i Apoel Nikozisë, që ka një mesatare pësimi prej 0.25 gola për ndeshje, po aq sa dhe formacioni grek i Kallonit, ndërkohë që në vendin e katërt renditen kryesuesit e Bundesligës së Bajernit të Mynihut, të ndjekur nga portugezët e Portos, me një mesatare respektive prej 0.3 dhe 0.33 gola të pësuar për ndeshje, për më tepër me më pak ndeshje të luajtura sesa Partizani.
Kurse më poshtë në këtë klasifikim gjenden dhe Barcelona e Juventusi./b.l
waaaaaaaaaaaa..vertet?..sa gje e bukur more zoti gazetar…hajde truthare hajde..nga keto lajme dini ju te nxirrni, dhe dini dhe te promovoni saliun ne politike dite per dite…mos harroni se i jepni frymemarrje duke u marre ju si media me te..bejini presion shtetit, bejini presion gjykatave te merren me te..e ju mos u merrni me te..se keshtu ai harrohet kurse ju i jepni fryme..mos harroni jeni nje nga pushtetet qe rrezojne boten e jo me ti beje presion drejtesise..
Pra, Partizani, nja dy tre vende bosh e vjen Barcelona e pastaj Juve.
Tamam lajm sikur ta kete shkru Sal Bërisha qe e rendiste Shqiperine te dyten mbas Gjermanise. ?
Te dy komentuesit jane shkerdhata kan pire trurin me kanbis dhe s’mund te ckruajne cka kerkohet.Ekipi i Partizanit ka marr me se pakti gola dhe ku eshte problemi,per cka lehni si qener.Mos flisni per gjerat e shkuara,por per sukseset e mbrojtjes te klubit ne fjale.
mir qe dolem ne vendin e pare po desha te di ne ciilin vend jemi nese blejm te gjith kete super ekip.
Mos ja fusni kot! Ne vend te pare ne bote eshte fshati Fush Kuqe ne Kurbin qe ne dhjete ndeshje nuk ka pesuar asnje gol. Pas tij vjen fshati Kotjafut ne Finlande dhe me poshte nje katund ne Afriken e Jugut Zurezure.
… ose i bie qe kampionati shqiptar ka sulmin me te dobet…
Shqiperia e para ne Europe vetem per lajme idiote
Eshte nje lajm sportiv
Si s’ju vjen turp dhe rende,ne nje vend te mbushur nga krimi here pas here , nga korruspsioni, nga varferia pse e ktheni ne politike dhe nje lajm te bukur sportiv qe na je nje fare krenarie.
Une jam nje tifoz i Partizanit por kjo s’ka lidhje do te isha i gezuar dhe nese Kukesi apo Vlora do ta arrinin kete sukses,kjo eshte nje statistike qe mediat europiane e japin dhe ne nje fare menyre eshte nje lajm pozitiv per nje vend si Shqiperia.
Rikthimi i Partizanit ne vend te pare dhe me nje mbrojtje bunker eshte nje gezim mbarekombetar ,pasi ky klub ka tifoze kudo dhe i jep me bukuri liges tone.
kthehuni normal o njerez ,nuk egzitson vetem raam,meta apo berisha ka dhe futboll,ka dhe filma, teater, libra etj evente mos u merrni vetem me politike por shikojeni jeten me ndryshe .
Edhe Sala keshtu fliste ja kalonim edhe gjermanise
Jam shume dakort me ate cfar shkruan Elvis….vetem se kampionati yne ka koficent te vogel ne krahasim me ato Europiane,megjitheate kjo tregon se ne Shqiperi dicka ka filluar te levize per mire e veqanerisht tek PARTIZANI nje emer i madh i futbollit shqiptar nje legjend ne vete per nga historiku i kesaj skuadre.