Kush e drejton Federatën Italiane të Futbollit?

7 Nëntor 2014, 16:39Sport TEMA

Kaos në nivelet drejtuese të futbollit italian.

Një deklaratë bombë trondit kreun e Federatës, Karlo Tavekio.

Ai që nuk kursehet në fjalë është ish- zv.presidenti i Federatës, Demetrio Albertini, i cili bashkohet me zërat që akuzojnë presidentin e Lacios, Klaudio Lotito, për fuqinë që po kapitalizon në duart e tij, raporton Sport News.

Sipas Albertinit, Lotito kërkon të jetë protagonist dhe ka të gjithë të drejtën për të çuar përpara idetë e tij.

Në vijim të intervistës, ish- zv.presidenti thekson se është Lotito ai që bën ligjin në Federatë, duke eklipsuar presidentin Karlo Taveki:.

“Të gjithë ishin në dijeni të asaj që do të ndodhte, por Tavekio u votua nga pjesa dërrmuese.

Unë besoj se për momentin është Lotito ai që komandon”, nënvizon Albertini, duke e nxehur edhe më shumë debatin në lidhje me këtë çështje.

Demetrio Albertini kandidoi përballë Tavekios në zgjedhjet për kreun e Federatës, por pjesa më e madhe e klubeve votuan kandidaturën e Karlo Tavekios.

Lottto është kritikuar edhe më parë nga aktorë të ndryshëm sportivë për interferencë në punët e Federatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje