Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqesoret me Francën dhe Italinë.
Risitë në listën e lojtarve janë Stivi Frashëri portieri i Tiranës, që do të zëvëndësojë portierin Alban Hoxha, i cili po kalon momente të veshtira në famije pasi bashkëshortja e tij është në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Në mbrojtje është thirrur për herë të parë mbrojtësi i Bazelit, 21-vjecari Arlind Ajeti.
Në mesfushë rikthehet Odise Roshi, Ledjan Memushaj, si dhe Ernado Karabeci, i cili po kalon një forme të mirë sportive tek ekipi i Tirnëns./f.b