Raporti i UEFA-s, FSHF: Do të apelojmë vendimin

8 Nëntor 2014, 13:56Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbolli ka reaguar mbi  argumentat e shpjeguar që Uefa dërgoi ditën e premte, që ndëshkojnë Shqipërine me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe një gjobë prej 100mijë eurosh.

Avokati i FSHF-së Endi Hicka deklaroi se argumentat e vendimit të komisionit disiplinor të  Uefas janë shumë  kontradiktore dhe të gabuara.

“UEFA ka shkruar se Shqipëria ka refuzuar të kthehet në fushë. Arsyetimi i vendimit për ndeshjen e ndërprerë në Serbi është shumë kontradiktor. Argumentat tona do t’ia paraqesim Komisionit të Apelit. Në vendimin e UEFA-s  justifikimi ynë se “Shqipëria nuk mundet të luajë” është interpretuar si “refuzim për ta vazhduar ndeshjen” u shpreh Hicka.

FSHF ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin në Komisionin e Disiplinës pranë Uefa-s , proces për të cilin ka 5 ditë kohë që nga momenti i marrjes së argumentimit ndërsa çështja më pas mund të adresohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës./f.b

4 komente në “Raporti i UEFA-s, FSHF: Do të apelojmë vendimin”

  1. Pelasgian says:

    normale qe duhet me apelu se dukovic para vendimit thoshte se do pranojme cdo vendim te UEFAS ……ftyre qena te ndyre !

    1. nrg says:

      3 ditë afati i apelit,jo 5.

  2. nrg says:

    Kujdes!!!
    Kërkesa e apelit duhet bërë për 3 ditë,kurse dosja e plotë me faktet,provat, dëshmitë+1000 euro+kërkesa që seanca të mbahet me gojë ;mund të bëhen për 5 ditë.
    SUKSESE!

  3. Kjo gje ka marre fund. Humbja e tre pikeve dhe gjoba 100000 euro eshte kompromisi i Dukes me Platini. Perfitimet qe rrjedhin nga ky kompromis kane vetem dy beneficiare. Duken e pulastreneve dhe Platinine krimbin frances. Mos ushqeni iluzione. Ky eshte skenar . Humbjet e FIFA (shikueshmeria-reklamat) nga mungesa e prezumuar Ronaldo’s ne EURO 16 justifikojne cdo padrejtesi ndaj shpreses se KOMBETARES SHQIPTARE . Na ngelet vetem te zhdukim kete morrin shijakas te pulave, Duka, qe behet miliarder ne kurriz ambicies sportive kombetare te futbollisteve dhe atyre qe I perkrahin. Mos besoni genjeshtren e rradhes se fitimit ne Apel apo Kasacion . Eshte thjesht anestezi e revoltes tone ndaj padrejtesise se UEFAs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje