Reali i Madridit, një makinë golash

10 Nëntor 2014, 16:43Sport TEMA

42 gola të shënuar në 11 javë kampionat.

Reali i Madridit është një makinë golash, me 4 të tillë mesatarisht për çdo ndeshje.

Ritmi i frikshëm i “Los Blancos” gjatë këtij sezoni mund të thyejë barriera historike, sepse Reali më i mirë në këtë aspekt është ai i dy sezoneve më parë, që e mbylli kampionatin me 121 gola, raporton Sport News.

Gjithsesi, këtë herë historia ndryshon, madje shumë, sepse nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, skuadra e Karlo Anceloti do të regjistrojë 145 gola.

Ky është sezoni kur Kristiano Ronaldo po shënon me një vazhdimësi të pabesueshme, pasi luzitani nuk ka munguar në takimin me golin në asnjë prej sfidave të kampionatit.

18 rrjeta personale, dhe nëse CR7 nuk ndalon, atëherë kjo mesatare mund ta katapultojë në kuotën e 66 golave, 16 më shumë se Lionel Mesi dy sezone më parë.

Gjithsesi, sezoni mbetet i gjatë dhe Reali i Madridit duhet të bëjë llogaritë me kalendarin e ngjeshur, sepse UEFA Champions League do të hyjë në një fazë tjetër, ndërsa kampionati do të propozojë sfida me peshë në të ardhmen.

Por, nëse dita e bukur dallohet nga dielli i mëngjesit, në Madrid ai po shkëlqen.

 

1 komente në “Reali i Madridit, një makinë golash”

  1. Pelasgian says:

    Totilaaaaaaaa o totilaaaaaaaaaaa vrit veteeeeeeeeeen me gisht te koooooooomes hahahahahahahhahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje