Lorik Cana thotë se dy ndeshjet e radhës jo vetëm që janë ndeshje prestigjioze, por ato do të shërbejnë edhe si një test për kombëtaren shqiptare.
Kuqezinjtë të premten (14 nëntor) do të përballen e Francën në Rene, katër ditë para se të përballen me Italinë në një tjetër miqësore që zhvillohet në Xhenoa.
“Franca mbetet një komb e madh futbolli dhe po kalon nëpër një periudhë të mirë, çka e dëshmoi edhe në finalet e Kupës së Botës në Brazil.
Kjo kombëtare do të jetë një nga më favoritet për ta fituar Kampionatin Europian të radhës. Ne nuk kemi luajtur shumë ndeshje të tilla miqësore me kundërshtarë të këtij rangu.
Pas Francës do të shkojmë në Xhenova, katër ditë më vonë, për të luajtur kundër Italisë. Janë dy miqësore prestigjioze, dy teste të mira për kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Cana Për Panorama Sport
Cana ka qe me 14 Tetor pa prek top me kembe.
Tranieri duhet te mendoje per tjeter lojtar se ky perendoi sidomos mbas mashtrimit qe u ka bere tifozave per ndeshjen ne Beograd kur firmosi se refuzonte te luante dhe ne na tha tjeter gje kur erdhi ketu.