Serbi-Shqipëri, Apeli mblidhet më 2 dhjetor

11 Nëntor 2014, 15:40Sport TEMA

UEFA ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se me date 2 dhjetor Komisioni i Apelit do të mblidhet për të dhënë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ditën e premte UEFA dërgoi në FSHF argumentat e Komisionit të Disiplinës për vendmin e marrë për ndeshjen e 14 tetorit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë ku argumentoheshin se kombëtares shqiptare iu hoqën tre pike për shkak të refuzimit të ndeshjes, ndërsa FSHF-ja u dënua me 100 mijë euro gjobë për shakak të dronit të ngritur mbi stadiumin e Partizanit të Beogradid.

Ndërkohë Federata Shqiptare ka përgatitur një dosje të caktuar për atë që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe do të kërkojë ndryshimin e vendimit të disiplinës që i dhuroi fitoren në tavolinë ekipit serbe dhe gjobiti me nga 100 mijë euro dy federatat përkatëse./f.b

1 komente në “Serbi-Shqipëri, Apeli mblidhet më 2 dhjetor”

  1. kapiteni says:

    para vendimit ,platinit duhet ti fluturojn 3-4 drona me Flamur shqiptar tek shtepia e tij kur ai te Jet aty ne shtepi , qe ta kuptoje se flamuri shqiptar nuk esht dinamit por simbolizon prejadhjen e te pareve te tij origjinen e tij ,ta mesoj neqoftese ka origjine europiane.faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje