Një thriller i vërtetë po luhet në futbollin italian ku zërat për shitjen klubit të Parmas po shtohen përditë e më shumë.
Në skenë del sërish biznesmeni, Rezart Taçi, emri i të cilit është lakuar si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e shoqërisë emiljane, raporton Sport News.
Media të ndryshme shkruajnë se presidenti Tommaso Ghirardi është gati të shesë aksionet e klubit që drejton prej vitesh dhe bisedimet janë në një fazë të avancuar, edhe pse momentalisht nuk ka asgjë zyrtare.
Sipas faqes së internetit “affaritaliani.it”, nga njëra anë qëndron oferta e Françesko Beketit, që ka një televizion dhe disa biznesen në Shqipëri, or në pole position është oferta e Taçit, për të cilin ka pasur zëra edhe në të shkuarën se synonte të blinte aksionet e Bolonjas, por edhe Xhenoas e Milanit.
Gjatë orëve të fundit, Girardi dhe Taçi janë takuar për të hedhur bazat e një marrëveshjeje të mundshme që mund të finalizohet shumë shpejt pasi shoqëria ka disa afate fiskale që duhet t’i respektojë.
Po e njëjta faqe shton se në krah të biznesmenit shqiptar qëndron një sipërmarrës rus, por nuk ka asnjë të dhënë rreth identitetit të tij. T
ë dhëna interesante vijnë edhe nga e përditshmja lokale, “Gazzetta di Parma”, sipas së cilës, Tommaso Girardi nuk dëshiron të vazhdojë në drejtimin e klubit, prandaj ai ka hyrë në bisedime me familjen Morati, vëllezërit Zanetti, Beketin dhe Rezart Taçin.
Prokuroria shqiptare duhet te gjeje te gjitha burimet e parave te ketij birboje dhe ta arrestoje se jane para te vjedhura nga djersa e popullit shqiptar
Taci i ka shume mire punet me rilindjen keshtuqe ska ndonje gje per tu cudit. Biznesi vazhdon…
Aman aman ky eshte bere si barzolet ne itali…..p:sh une si romanist per te tall ka.in me lazialet marr ne konfesion tacin DHE i them beje gjasme sikur te intereson te blesh lazion…peme pA kokrra,,,,jo se nuk ka lek kokeqypi Po keto jane Lek qe nuk kane per baze nje bisnes a nje firme te sukseshme a nje plan zhvillimi me taban qe bazohet ne regjistra e bilance,,,KY eshte hajdut i lirise,,,sa ti depositoj leket ne nje banke italiane ja bllokon fisco…gallat te shkretet ata te parmes…per mendimin Tim e kane bere bologneset..