Heinkes: Bajerni nuk ka rivalë këtë sezon

10 Nëntor 2014, 17:06Sport TEMA

Ish-trajneri i Bajernit, Jup Heinkes, mendon se bavarezët nuk kanë asnjë rival pëtë sezon.

Sipas tij, Volfsburg dhe Borusia Mynshenglabah, që janë ndjekëse të Bajernit të Mynihut, nuk mund të rivalizojnë dot për titullin kampion.

“Unë nuk shoh konkurrent të denjë për Bajernin në Gjermanii.

Nuk mendoj se Volfsburgu dhe Borusia Mynshenglabah kanë forcë që të luftojnë deri në fund dhe të bëhen kampion”, është shprehur Heinkes.

Bajerni i Mynihut ka pasur një start të jazhtëzakonshëm këtë vit dhe përveç Bundesligës, bavarezët konsiderohen si favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampioneve, bashkë me Real Madrid.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje