Luis Suarez: Po marr ndihmë nga një psikolog

14 Nëntor 2014, 16:20Sport TEMA

Luis Suarez bëri të ditur se po merr ndihmë nga një psikolog për të fituar ndaj problemeve me zemërimin që i kanë kushtuar jo pak në karrierën e tij.

Suarez ka humbur 15 muaj të saj, pasi është pezulluar dy herë për kafshim ndaj kundërshtarëve.

Rasti më i freskët ishte ai ndaj Kielinit në Kupën e Botës, ndërkohë që të njëjtën gjë e kishte bërë me fanellën e Liverpulit  ndaj mbrojtësit të Çelsit, Branisllav Ivanovic, në një përballje të Premier Ligës në prill të 2013.

Në aventurën e tij të re te Barcelona, 27-vjeçari dëshiron të provojë se është një tjetër njeri dhe flet për hapat që ka ndërmarrë në mënyrë që të mos kete më probleme të tilla, raporton sport News:

“Pas pezullimit kalova një kohë vërtet shumë të vështirë. Unë po marr ndihmë nga psikologu dhe klubi po më mbështet në mënyrë të vazhdueshme”.

Mungesa e zotësisë për të kontrollouar zemëratën mund të ketë qenë dhe faktori që Suarez nuk u përfshi në listën me 23 kandidatët për Topin e Artë, por në vend që të protestojë ndaj këtij snobimi që ju bë, uruguajani e merr me filozofi, duke përcaktuar objektivat për të ardhmen:

“Jam i sigurt se nuk u kandidova për Topin e Artë për atë që bëra në Kupën e Botës, por në këtë rast ata duhet të kishin llogaritur edhe ata që nuk bënë asgjë në Kupën e Botës.

Natyrisht që më lëndon, pasi bëra shumë gjëra me Liverpulin vitin e kaluar, por në futboll ka gjithmonë një shans tjetër dhe ai do të vijë edhe për mua.

Nuk jam i shqetësuar, nëse unë nuk shënoj gola dhe ne fitojmë me Barcelonën, do të jem njëlloj i lumtur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje