Familja e Michael Schumacher është shprehur optimiste për sa i përket të gjëndjes së 7 herë kampionit të botës në Formula 1.
Përmes një shkrimi të postuar në internet familjraët e gjermanit kanë falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë dhë po i japin Shchumacherit.
“Jemi besimplotë dhe shpresojmë se gjërat do të përmirësohen për Micheal-in .
Forca që po na jepni ju tifozët na ndihmon me të vërtetë shumë për të përballuar cfardolloj sfide” shkruajnë familjarët.
Shchumacher vuan nga një dëmtim i rëndë në kokë që ka pësuar dhjetorin e vitit te shkuar teksa bënte ski në Meribel të Francës./f.b