Shqipëria përballet sot në një miqësore luksi me Francën.
Para kësaj ndeshje, trajneri Xhani De Biazi ka thënë se shpreson që të mos pësojë një goleadë.
I pyetur nëse do të luajë në sulm në ndeshjen e sotme, De Biazi u shpreh:
“Po, duke sulmuar portën tonë… (batutë)… nëse do dua të marrim një mal me gola, atëherë do luajmë të gjithë në sulm”.
Ndërsa pyetjes së çfarë do bëjë për të ndaluar Francën, De Biazi ka thënë:
“Do shkoj fillimisht në kishë që të falem tri herë radhazi… (tjetër batutë)… para se të futem në fushë me skuadrën”.
Sipas tij, ndeshja e sotme për Shqipërinë nuk duhet të shihet si një ndeshje miqësore:
“Nuk ka ndeshje miqësore. Unë ua kam bërë të qartë lojtarëve të mi edhe këtë gjë. Miqësore është kur ti shkon të luash me miqtë e tu për t’u argëtuar dhe më pas shkon të darkosh me ata. Ato janë ndeshje miqësore. Ndërsa këto ndeshje, ndoshta nuk kanë rëndësi shumë për rezultatin, por gjithsesi të gjithë duan që t’i fitojnë. Të gjithë duan që të bëjnë figurë të mirë. Për më tepër që luajmë ndaj një France super, me lojtarë fizikisht shumë mirë dhe taktikisht po aq. Ndoshta ndër ekipet më të mira të momentit. Mjafton të shikosh se ku aktivizohen lojtarët e asaj skuadre”. /b.l
o Tema, njerezit luten ne kishe dhe falin ne xhami . . . ndaheni mendjen ?
Koment pa lidhje…. C’lidhje ka Tema me c’mendon dhe c’thote dikush?! Gazeta thjesht citon batuten…
@ Pa lidhje-
Komenti i Creazy-it ka shume lidhje, or ti “Pa lidhje” ?
Edhe une,ashtu si ty “Pa lidhje”, nuk e kapa qysh ne fillim titullin.
Problemi eshte jo se cfare ka thene De Biazi, problemi eshte se si e kane transformuar ate qe ka thene De Biazi.
“Ne kishe lutesh, ne se je katolik,
dhe ne xhami falesh, ne se je musliman”.
Nese falesh ne kishe, domethene qe mund te jesh …”kato-liman”,
gjysem katolik e gjysem musliman
Vetem humor….i kerkoj falje secilit nese lendohet.
z.De Biazi mos u be patetik mbrojtja me e mire eshte sulmi ,leri cunat te luajne futboll dhe mos i mblidh ne mbrojtje ne duam te shohim nje loje te bukur mbi te gjitha.
Muhabet futja kot i thone.
Nese nuk e kuptu zotrote federata te pagun me u fute me lujte me cdo ekip si i barabart e jo me u shpreh ne ket menyre.
Aahahahahaha, falet ne Kishe??????????????????
Ej gazetaaaaaaaaaaaaaaaa, gazetaaaaaaaaaaaaaaaaar, gazetarrrrrreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee nderrojeni titullin se po lini NAM, kokrren e namit.
Ne Kishe lutesh.
Pupupu, na felliqet me gazetarine tuaj aspak profesionale
Sa shpejt qe te vjen orgazma o enter !
Tashkep…clidhje ka orgazma ketu? Pse nuk ben nje koment te denje, por merrezh me traplliqe???
Sa do zbavitet Marsi!
po paske kaq frike pse ben miqesore me francen, beje me gjiblatarin keshtu mund te bejme ne golead, pastaj ne kemi luajtur ne te kaluaren me francen dhe nuk kemi marre goleada, persa i perket italise ti e njeh shume mire futbollin italian , pse gjith ky pesimizem apo te kane ardhur oferta nga klube te tjera, per mu shqiperia barazon me francen dhe fiton me italine
Ok jemi te ndergjegjshem qe kemi ekip te dobet por eshte e tepert qe te sillemi ne menyre kaq inferioriore… edhe trajneri i san marionos nuk flet keshtu…
ku shihet ndeshja ne internet?
Debiazi eshte katolik dhe mendon keshtu ju si mendoni do fitojme????
http://www.atdhe.al/sport.html
shifeni ketu.