Interi ka larguar përfundimisht nga stoli i ekipit trajnerin Valter Maxarri, për shakak të rezultateve të dobëta të arritura këtë sezon.
Kjo është konfirmuar zyrtarisht përmes një deklarate të postuar në uebsajtin e klubit italian.
“FC Internazionale komunikon të zbulojë se Walter Mazzarri është shkarkuar nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë.
Klubi dëshiron ta falënderojë Mazzarrin për angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë 17 muajve në detyrë”
Ndërkohë, menjëherë pas shkarkimit të Maxarrit, presidenti Erik Tohir ka emëruar në krye të pankinës zikaltër trajnerin Roberto Mancini, i cili së fundmi kishte drejtuar ekipin e Gallatasarait.
Maxarri e lë Interin në vëndin e 9-të në Serinë A, me katër fitore, katër barazime dhe tre humbje./f.b