Titullin kampione e botës në peshëngritje, Romela Begaj e fitoi pas një periudhe shumë të vështirë. Pa një shtëpi, pa të ardhura që të sigurojë stërvitjen e ushqimin dhe me kushte minimale, 28-vjeçarja i solli Shqipërisë një nga dy trofetë më të rëndësishëm të sportit.
Gëzimi i fitores nuk ka fashitur aspak problemet, me të cilat rekordmenja duhet të përballet për të jetuar dhe për t’u stërvitur.
“Në fakt, edhe kjo shtëpi ku unë jetoj tani për tani nuk është e imja, pasi jam me qira. Nuk kërkoj ndonjë shtëpi luksi, por e mira është që, jo vetëm unë por edhe Danieli (Godelli), që jemi të vetmit kampionë bote sot për sot në Shqipëri, do të ishte mirë për ne që të kishim një strehë, pasi edhe ne do të krijojmë familjet tona. Në fund të fundit kam dhënë për shtetin dhe për flamurin shqiptar. Është e vërtetë që nuk kemi një mjek, çfarëdo që të ndodhë unë duhet të shkoj në spital si gjithë të tjerët, ndërkohë që duhet të ketë një mjek personal për një sportist, që i di të gjitha gjërat mbi këtë sport”, shprehet Romela Begaj, kampione e botës në në stilin e shkëputjes, në peshëngritje.
Jeta e saj ndryshon fare pak nga ajo e femrave të tjera, në një prej lagjeve të Tiranës, pasi asaj i duhet ta bëjë vetë pazarin në marketin pranë shtëpisë, të gatuajë vetë e të kujdeset për shumë detaje të tjera, që shpesh ia heqin përqëndrimin nga sporti dhe karriera.
“Kam shumë vështirësi, pasi unë bëj jetë normale si të gjithë femrat e tjera. Bëj pazarin dhe gatuaj ndonjëherë, ndërkohë që nuk kam përkushtimin nga dikush tjetër që të më rrijë pranë. Sigurisht kam edhe familjen, por duhen ndryshuar shumë gjëra, ashtu siç nuk i kam ende”, tha më tej Begaj.
Romela kërkon ndihmë dhe mbështetje nga shteti.
“I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama, gjithashtu edhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, që kanë qenë edhe vet pjesë e sportit, ministres gjithashtu siç na ka premtuar, që të bëjnë diçka. Të vlerësojnë medaljet dhe arritjet tona dhe të kthejnë kokën nga sporti, pasi nëse ata japin një kontribut më të madh, edhe medaljet tona do të jenë më të shumta për Shqipërinë”, deklaroi Romela Begaj.
Gjatë pritjes, që ministrja e Arsimit dhe Sportit u bëri dy kampionëve të peshëngritjes, Daniel Godelli dhe Romela Begaj, Lindita Nikolla nënvizoi se është gati një fond prej 6.5 milionë dollarësh për të ndërtuar një palestër moderne në Tiranë, dhe se do të shkelet vendimi i qeverisë “Berisha”, për të mos shpërblyer kampionët vetëm në stilin e shkëputjes, ose të shtytjes./TCH
6.5 milione usd per cfare?
Je ne vete apo jo?
Nese paguani 6.5 milione usd per CNN do mund te ngrini nje imazh per Shqiperine si te kopeshtit Eden. ?
Plotesoni ndonje kerkese per ndonje vend pune te perhershem se keto parate e hedhura per ngrites hekurash nuk na cojne askund.
romela nese do te jetosh si njeri, zgjidhja eshte shum e thjesht. romelas begas, greket bashke me pasaporten greke per kampionet shqiptare kane nje paket te plote dhe tashme te mirkolauduar. ne paketen e pasaportes jane te perfshira s shtes ne emrin tend, mje shtepi, nje konto e mbushur me euro, dhe nje gjysh minorotar grek qe sigurisht i mbaron emri dhe mbiemri me s. gama e emrave te gjyshave eshte mese e mjaftushme, qe nga emra normal si spiros vasilis, deri ne absurditete si bashkimis bardhis.
kapter jari je nje idjot .. njerez te tille jane imazhi i Shqiperise, dhe parate jane shume pak per te patur nje imazh dhe rreputacjon te mire si vend .. simbas teje SHBA-t jane vend koti, qe sponorizojne me bursa per studimet e larta te gjithe te rinjt qe arrijne rrezultate te larta kombetare e jo me nderkombetare ne sporte, veç pagesave, sigurimeve etj etj, apo vende te tjera qe sponsorizojne fuqishem sportin dhe artin .. keta djem e vajza qe ne keto kushte arrijn rrezultate te shkelqyera, jane jo vetem krenaria e kombit, por jane heronj …
Pse more Jari ajo qe bene ata nuk eshte imazh i mire per Shqiperine?! Po qe se mendon vertet keshtu duhet ta kishe zevendesuar J me K.
Keti Shkokut Jari a ban tja nderrojm shkronjen e pare te emrit ,gjegjesisht shkrojen J dhe tja zevensojm me shkronjen K ,se do ti pershtstej shum me shkrimin e tije!
shko mor kapter Jari…sportistet kudo ne bote jane te privilegjuar. !!!!dhe t’anet e meritojne ,dhe eshte vone……TE BESH SPORT,NUK ESHTE SIKUR TE RRISH GJITHE DITEN KAFENEVE…OK.
kapter jari sa kerriç qe qenke !
Te me falni se Japter Kari e kam emrin. Me lejohen keto mendime jashteqitese.
Shpresoj qe Sheteti Shqiptare ka nji detyrim te madhe kundrejt sportisteve ,
te nji niveli te tille Kampion Bote dhe duhet ti pergjigjet menjiher kerkesave te ksaj sportiste te merituar ksaj Kampione Bote .
Nuk e ka aspk te veshtir nji shtet ti dhuroje nji shtepi ksaj sportisteje ,
vec shumes shperblimit qe i takon si Kampione Bote .
Gjithcka qe ka te bej me kualitetin njerezor ne ate vend ju shqye trupit shqiptar nga bota e huaj qe e thithi ,ne cdo profesion ,prandaj shqiperia eshte ajo qe eshte sot . Femijet ,rinia si ne cdo vend te ksaj Bote ,kerkon te rritet me nji Idhull te tij ne ate qe enderon te behet ne jete ,e nqs atyre per idhuj i afrohet berisha fevziu xeni prostitutat e medias ,apo cdo lloj aktori karagjozi e sportisti i ksaj natyre ,te karakterit berisha ,ska se si mundet te zhvillohet nji shoqeri etj etj .
besoj se kryministri z.Rama do tregoj vemendjen e merituar ke kta sportiste .
Vend i ndyre me mendesi talebane. Ne nje shtet tjeter ajo do ishte te pakten me nje super vile dhe me nje llogari te mire bankare. Ky shtet m.. e ka mendjen vetem te majmet dhe te vjedhe. Sporti shqiptare eshte katandisur si mos me keq.
Nuk mjafton vetem nderimi me fjale per keta kampione, apo si gjithemone ne kujtohemi kur ata ikin e pastaj i quajme edhe tradhetare. Nje kampione bote nuk perballon dot jeten e perditeshme , e pabesueshme per boten perendimore, qeveria duhet te sistemoje urgjent gjendjen ekonomike te ketyre kampioneve qe jane zeri i shqiperise e shqiptareve ne bote. Edhe biznesmenet duhet te kontribuoje per keta dhe jo vetem per politikanet qe nuk kane dhene asgje per kete vend, por te kunderten kane ndihmuar per shkatrrimin e tij. Qeveria nuk duhet ti kishte lene deri ne kete pike qe te bejne thirrje te deshperuara neper gazeta apo media. Turp i madhe!.
Djali i ish guvernatorit te bankes fshin bythen me parat e vjedhura ose xeni i sali viçidolit pa asnje kontribut per vendin, kurse kta jane kampione bote dhe nuk kane nje apartament ku te banojne.I bej thirrje Edi Rames si çun tamam dhe ish sportist…..plako hapi syte.
Heroine. Respekt. Nderime. Medalja vetem i idhtoi baglat, kakardhiat, derrat qe jane neper federatat sportive dhe ne zyrat e shtetit.
Per te dy kampionet por dhe oer disa elitare te organizohet dhe nje mense prane palestres se re me trajtim ushqimor dhe mjeksor eshte minimumi.Pak a shume si ish sistemi klubeve.
100% e meritoni sukses , me shpres qe shteti te ju shperblej ne funde
Levizni se u ndryshket . Te jesh kampion bote dhe te pastrosh shtepine dhe te lash pjatat vete ?????…… Nene o neneeee…….Ku therret qametiiii …..!!!!!!!!
Sa keq shperblehen kampionet tane, dalin ne Rinas i presin me tufa me lule, si te majte dhe te djathte dhe kur vjen fundi u tregojne berrylin, po ik moj vajze, ik nje ore me pare me taletin qe ke, siguro veten dhe familjen, per cfare do rrish ketu, po ketu nuk ka per tu rregulluar kurre, vite te hedhura dem po te shkojne.
MERITON TE GJITHA NDERET…SIKUR NE TE GJITHE EUROPEN.!!!!!!
Cfare jane keto budalliqe nga ne shqiptaret. Pse e shtepise se femijes eshte kjo. Sikush ne shtegun e vet don te marre ose me mire te xhvate nga shteti jone i varfer. Po sikur pas dy vjetesh te dale si ajo vlonjatja qe ti hiqet medalja a e kthen shtepine ku e mori? Ka fituar medalje i lumte se e ketij profesioni eshte. Te paguhet sa i takon , po jo dua shtepi etj. Ne amerike ke ish gjenerale lufte me shtepi me qera , kjo per nje medalje shtepi dhe doktor personal!!!! Cfar fitojme ne nga medalja e saj ne vlere tek e fundit le ti jepet asaj.
Nje kshille. Largohuni per ne perendim sa me shpejt, sepse nje sportiste si ju meriton me shume sesa kerkesa qe beni. Endra juaj do te realizohet ne harkun dy javore.Te uroj sukses te shpejt.
Z. Petro! Sidoqofte te drejtat duhet t’ja japim?! A spo vjedhuin te tjeret miliona pa asnje kontribut? Keshtu sherojme vetveten. Respekt.
Kampionet e Botes aktualisht numerohen per 1 minute, ne Albani per 1/100 e sekondes…Qeveria jep pensione e shperblime dallkaukeve e idioteve pa fund … behuni nje here te arsyeshem o Qeveritare dhe jepuni ato gjera qe keta Yje te Sportit i meritojne sot. Per Respekt, Merite e Mirenjohje, e jo se kane nevoje.
Ik nje ore e me pare NGA Albanistani nqs do te kesh sukses si sportiste…. Bej are cka ka bere sportistat e tjere shqiptare…dhurojn medaljet shtetit qe i ofron kushtet edhe lluksin qe i takon kampjonve te botes..
Ti me nick #gjithashtu malok kur flet ti ta merr ne goj komplet…
Pse nuk hap nje numer llogarie dhe kush ka deshire dhe mundesi te japi lek per te dhe Godellin.Numri te jete vetem ne emrin e tyre dhe jo permes federates se njerezit nuk besojne
petrooooo qenke debil komplementamente o vlla