Ambasadori amerikan i ka dhënë një shuplakë të rëndë opozitës, e cila thotë se gjendja e vështrië ekonomike e Shqipërisë, është për shkak të kësaj qeverie.
Sipas ambasadorit amerikan, janë ish-ministrat e PD-së, ata që e kanë çuar vendin në këtë gjendje.
“Ka probleme kudo. Vetëm në dy vitet e fundit të qeverisë së shkuar, detyrimi i borxhit, si % e prodhimit të brendshëm bruto, është rritur në nivele shumë të pashëndetshme.
Dhe kur shikoj disa prej ligjvënësve të PD-së, nuk kam asgjë kundër zotit Bode, Sherefedin Shehut apo Florian Mimës. Por kur shikoj ata, mendoj si mund të jeni ju shumë kritik, kur ju keni kontribuar në këtë klimë ekonomike të pashëndetshme? Nëse nuk është përgjegjësia juaj, e kujt është?”, tha ai në emisionin “Tonight”
Në këtë konktekst, ambasadori amerikan operacionet e ndërmarra nga qeveria Ram-Meta, i sheh të domosdoshme, sidomos atë për energjinë, që sipas Arvizusë është një turp i madh për çdo shqiptar.
Arvizu vlerëson gjithashtu prioritet e qeverisë për zhvillimin ekonomik, por thekson se zhvillimi i industrisë fasone apo bujqësisë nuk mund të bëjnë ndryshimin e ekonomisë.
“Ne mbështesim turizmin, bujqësinë, fasonët por këto nuk janë ato që do ta ndyshojnë ekonominë. Është e nevojshme të kesh investitorë të huaj seriozë këtu, perëndimor europianë dhe amerikanë. Dhe nuk ka shumë prej tyre. Ne po përpiqemi që të sjellim disa prej tyre që të vijnë dhe ata kanë shprehur interes”.
Duke komentuar të dhënat e fundit mbi korrupsionin në vend, ambasadori është i bindur se nuk ka rritje të tij me qeverinë Rama, por edhe nëse është ulur s’di ta thotë./b.l
Ambasadori eshte zeri i Amerikes jo i vetes.
Pse nuk e drejton gishtin tek përgjegjësi kryesor i katrahurës shqiptare, tek kreu i qeverisë që na la pas njëmijë e një gjynahe-pse s’ulërin deri në kupë të qiellit ‘Sali Berisha është monstra e vërtetë e këtij vendi’.
Arvizu nuk merret seriozisht mbasi Amerika e ka ngecur ketu si te padesheruar ne vende tjera e sidomos ne Amerike.
Urdheri erdhi qe ky do largohej dhe na u prezantua profili i ambasadorit tjeter Donald Lu…………dhe ata thane lereni atje ashtu si eshte se eshte me mire se ta kemi ketu.
Ska te bej fare o shoku. Jane ngrire nja 90 emerime se po grinden republikane e demokrats pas vrashes se ambasadorit ne libi se kane vetem me ty. Plus 100 here me mire ky se ja njef surratin tashme politiqenerve se sa nje i ri.
Cudi se ai i LSI tha se ky do te jete viti i Bujqesise dhe Fasoneve.Dmth sipas Arvizu Amerika do zhvillim te vertete per Shqiperine.
Pas falimentimit te sektorit te ndertimit qe shkaterroi vendin nuk jane turizmi fasonet dhe bujqesia orientimi per zhvillimin e ekonomise shqiptare, por investimet e huaja.
Eshte hapja e ekonomise se vendit ndaj ketyre investimeve, e ardhmja Duket se kush propozon fasonet eshte kunder hapjes se vendit, dhe daljes nga kontrolli i tij apo i grupit te tij te ekonomise, ne pergjithesi i jetes shqiptare.Ambasadori kete e tha hapur.A thua Edi Rama kete nuk po e kupton dot.
Lsi ka kapur hipotekat, dhe kthimin e pronave , dhe po saboton legaliziminme kosto shume te larte per Edi Ramen.
Me ane te statusit te nenpunesit civil administrata eshte me maxhirance njerez te Pd dhe Lsi qe kave vjedhur deri dje dhe mbulojne vjedhjet sot.Kuptohet infektojne edhe elementin e ri te shendoshe qe perpiqet te punojne.Kuadrot e Ps jane te rrethuar dhe te eleminuar nga pushteti i drejperdrejtethuajse ne te gjitha institucionet ne baze. Reformimi i drejtesise dhe ne pergjithesi i institucioneve po bllokohet nga LSI dhe ish kuadrot e Pd.Edi RAMA DUHET TE PROVOKOJE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME OSE TE KRIJOJE TE TJERA ALEANCA
Thank you Mr.Arvizu!This is USA!Always says the truth!!!
http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Ne se kryeprokurori do te vepronte,duke mos i anash kaluar dosjet qe rendojne godinen e kryeprokurorise, njerzit naive qe nuk njohin ekonomine ,do te qartesoheshin per realitetin. Propoganda per te bere fajtor PS per krizen ne ekonomi , nga PD, nuk behet sot,por qysh ne diten e pare te ardhjes se shumices. Por njerzit normal shohin realitetin,e vetem ato fakte qe shkruhen sot ne faqen e pare te gazetes Shqip,mjaftojne per te pare hipokrizine kriminale te ish ministrave. Me qendrimin e tij me shume se kriminale,kryeprokurori po hedh benzine per perplasje. Rilindja duhet sa me pare ta largoi
PPE.Nuk e bene dot PD dhe Lulin te
ndihen komode ne saje te mbeshtetjes
qe i jepni duke ju krehur Bishtin,por
edhe duke ju stimuluar mbeshtetje me
idene se qenkeni shumice ne BE.(sikunder Krekoset Luli) kjo logjike vetem se ju xhvesh nga serioziteti i sinqerte,e kjo nuk sjell
asnje konsiderate pozitive.perkundrazi ju
orjentoni keq PD dhe Lulin e saj si dublant i
perkedhelur.Ju me pare se te drejtonit kundertite
ndaj Mazhorances mjaftuar vetem me alibite Lulezimjane
duhej ti kerkonit Lulit:Perse i shkaktuat Partise nje
humbje Spektakolare me 23 Qershor,te atille sa nuk
eshte pare kurre ndonjehere ne Partite tona?
Ketu ju do krijonit ate bindje te parevokueshme se PD
ishte ajo sikunder e pershkruan SHBA nepermjet ambasadorit
te saj z.Arvizu.Keshtu ne perfundim ju duhet ta ktheni
kursin e gabuar,koordinatat e te cilit i kini nga njerez te
gabuar sikunder jane Saliu dhe Luli,ku edhe ky i fundit
ka nje Dosje te hapur per ate vjedhje Spektakolare
ne Rrugen e Kombit dhe qe ne saje te Saliut Gjyqi asaj kohe
e mbylli ne saje te Procedures.por edhe Dosjen tjeter te
21 Janarit ku u vrane Kater Njerez krejtesisht te pafajshem dhe Luli
ishte ne postin e Min.te Brendshem.Vepra keto gjate gjithe historive do te mbeten te denueshme.Nese ju te PPE. nuk doni tja dini
se PD e Saliut dhe e Lulit e degjeneruan Shqiperine e gjore,
ne djall vafshi edhe ju bashke me ta.
Hahaha! Pergjegjesia eshte e juaja zoti Ambasador, e propagandes suaj qe prej vitit 1991, e “cekut te bardhe” dhe “burrit te shtetit”! Qe te flasim me ne fund seriozisht duhet tju kujtojme se kriza e vitit 2008 qe bota akoma perpelitet per te mbi-jetuar erdhi pikerisht nga SHBA-ja.
Shqiperia ne gjithe historine e saj ishte ajo qe eshte, nje vend i vogel, i varfer dhe i pa-fuqishem ekonomikisht. Te “fuqishem” dhe te pa-rrezueshem nga pushteti as me voten e “lire” ishin vetem tre “burrat e shtetit”, Zogu, Hoxha e Berisha, ata qe udhehoqen per gati 90 vjet kete shtet dhe kete popull ne formen e monarkise, diktatures se proletariatit dhe “demokracise amerikane”. I vetmi “zhvillim” i ekonomise shqiptare ishte emigracioni. Ai ndihmonte familjen e varfer shqiptare, fuqine blerese, ndertimin, uljen e papunesise, bankat dhe gjithshka ne Shqiperi. Por emigracioni dhe valuta e futur prej tij, ne shumicen e rasteve kontrabande, ndihmoj dhe konsilidoj nje shtet, pushtet dhe shoqeri te korruptuar, kriminale dhe mafioze.
Ne nje shtet ku mbizoteronte anarshia e kapitalit, mungesa e ligjit dhe respekti i prones, nuk do te vononte dita kur kriza e vendeve qe ishin burim i te ardhurave nga emigrimi, mbi te gjitha Greqia e Italia, do te shterronte dhe do te tregonte realitetin e ekonomise shqiptare. Nje Bregdet me nje turizem primitiv qe punon 45 dite ne vit, qytetete te mbingarkuara me banore te ardhur nga zonat rurale te lena ne mjerim, ndertime te shumta pallatesh qe presin te boshatisura ndonje klient te guximshem, te rinj e te reja me diploma te shumta ne xhep te ulur neper kafenera me shprese per ndonje emigracion te mundshem apo llotari amerikane, mijra e mijra te tjere ne pritje te ndonje investitori te huaj qe kerkon krahun e lire ne Shqiperi dhe rruge te mbingarkuara nga qarkullimi dhe krimi. Kjo eshte Shqiperia e krizes zoti Ambasador, e asaj krize qe eshte pjese e pandarshme e shoqerise shqipare e destinuar te vuaj.
Jane derra keta te PD kote lodhesh zoti amasador e vodhen dhe rropen gjithe pasurit e ketije populli si familje dhe tani lehin si qen nuk ka akoma drjtesi ne shqipëri se keta duhen cuar te gjithe ne burg
me vjen mire qe tani e paska kuptu arvizu ,,se ata jan pergjegjesit kryesore ,,por drejtesia te mbaj ne sirtare dosjet e te gjithe ministrave te Pd ,,,se lulushi i saliut eshte ai pergjegjesi i pare i vjedhjeve te ruges se kombit e jo pak por 23o miljon euro ,,e kan fytyre te flasin per kete qeveri ,,kur ka 15 muaj ne pushtet ,,qe i gjeti ne zero gjithcka ,,,saliu vetem te prite shirite boshe ishte ,,,dhe per te vjedh e vrare ,,,kush eshte pergjegjesi kryesore i gerdecit e 21 janarit saliu e luli ,,,bene gradaqela me gjakun e keti populli qe me zori po mbjeton ,,,te vihet drejtesi ne vend ,,dhe mos te lihen keta klysh te destabilizojne vendi ,,,se keta vetem kriminel dhe hajdut jane si saliu edhe lulushi me kopen e hajdutve ,,,shqipria don punsim dhe qetsi ,,se mjaft me me keto idjotsirat e salushve e lulushve ,,duket shume qart edhe pune e drejtesis edhe me Fullanin me kopen e hajdutve ne banken e shqipris ,,po ketu pasojat e kujt jane ,,berisha eshte super mafje ,,ai don denim maksimal ,,dhe ti sekustrohen te gjithe pasuria qe ka si familje ,,dhe te afremve te tije
Njerez sahanlepires dhe spiuna e dime qe ka me shumice ne Shqiperi. Nuk keni goje ju te shani Ameriken o bij komunistash qe jeni shkolluar ne Rusi. Me vjen turp per shqiptaret qe flasin keq per nje komb te madh si Amerika. Me vjen keq qe Gazeta Tema ka si komentues llumin e kesaj shoqerie qe nuk di cfare flet. Mendoni per ke po flisni o trushpelare. Po flisni per Ameriken qe krijoi mundesine per te krijuar edhe juve o krijesa primitive nje shtet. Flsini si talebane , edhe me fjale te medha biles si intelektuale. Intelektuali eshte ne thelb, ne qenien e tij , ne botekuptim dhe jo se shkruan ca fjale te medha e me gramatike. More vesh o Klimaxx ?
Ai eshte Greko. Le te shkruaj sna ben vone. E di dhe e ka dit Amerika rrolin e ktyre qelizave kanceroze tek ne. Por duhet terapi intensive qe ti zbehet ndikimi.
Beni shume mire zoti ambasador qe gjerat i thoni hapur dhe drejt ashtu sic jane sepse keta nuk dine gjuhe tjeter vetem drejtperdrejt Sepse dikur kur ju flisnit me diplomaci ata nuk ju moren vesh Kjo deklarate eshte edhe nje shuplake per PPE qe disa pleq dhe plaka te rrjedhur atje nenshkruajne nje deklaratate te Sali Berishes.
Duke u mare me te shkuaren haŕrojme te sotmen korrupsioni vazhdon po njesoi dhe me keq pd-ps jan 1 me mbeshtetjen e te huajve dhe ky zotria eshte me ta , nese usa vendos te ndimoi shqiperin politikanet tan shkojne ne burge.
E keqa me e madhe jemi ne qe kemi lindur te gjith politikane .
Evgjiti nuk behet kurre nishanlli.
Eremiti ,sa mire do te ishte qe keta sahanlepires te ishin vetem ne komentet e gazetave ,per fat te keq ata jane kudo e ata e kane duruar atavizmin e komunizmit ,S.B.me shoke qe nu i hapen asnjehere dosjet por benin sikur e ateherere qe e paraqiten si projetkligj e paraqiten ne menyre te tile qe te mos aprovohej ose edhe nese do te aprovohej te ishte i pavlefshem .Paradoksja e nje sistemi demokrat qe ka “permbysur”nje diktature,nuk hapka dot dosjet…Vete fjala perbmysje humb ne kete rast kuptimin e saj fillestar pra nuk kemi perbytje ,kemi thjesht vazhdimesi!Nje vazhdimesi qe merr kuptimin e perjetesise ,realitetit aktual,te perditeshmes!
Z.Ambasador,
Shqiptaret te cilet kane emigruar, kane provuar ne shumicen e tyre se ata kane potenciale intelektuale dhe aftesi profesionale,per te punuar sipas standarteve te kerkuara te vendeve te zhvilluara perendimore.
Se cila eshte situata ekonomike,shkencore dhe kulturore ne Shqiperi, e shohim te gjithe, se jemi teper larg standarteve europiane.
Nqse ndihmat qe jane dhene per Shqiperine keto njezet vite, prej SHBA-se aleates sone strategjike, dhe vendeve te BE-se, do te perdoreshin me efiçencen e duhur, ne do te ishim ne nje situate shume me te mire.
Une mendoj se nqse vullneti i partnerve tane euro-atlantik, do te ishte me serioz, Shqiperia do te arrinte standartet e kerkuara ne me pak se nje dekade. Kjo kerkon import te teknologjise, kapitaleve dhe investimeve te huaja, per tu shndrruar shume shpejt ne vendin me te zhvilluar ekonomikisht ne ballkan.
Atehere une do te jem i bindur se as edhe nje Shqiptar i vetem nuk do te kete medyshje, per mbeshtetjen qe Shqiperia duhet te jape per fuqizimin e politikave pro-perendimore, ne te gjitha aspektet.
Shqiperia mund te behet vetem me mbeshtetjen e gjithanshme te partnerve tane perendimore.
Shqiptaret kurre nuk kane dashur te jene lindje. Ata aspirojne vetem ne prosperitetin pro-perendimor.
Bravo Z. ambasador,e verteta gjithmone duhet te thuhet.Qendrim shume i drejte
Me ne fund.Faalemderit z.Ambasador.Jo se ne nuk e dinim,por shum hajdut ,vrases e mafioze,jane fshehur jo rralle here pas brekeve te politikaneve te ndryshem ne vizitat e tyre ne Amerike ,dhe qe andej sikur na kane thene se ,, ja AMERIKA NA DO E…ec.
Nese Ju z.Ambasador do te mbyllni dyert per te gjithe ata politikane qe jane tallur me kete popull,ta dini se i gjith populli do tju doje,
BRAVO arvizuse ia theu turinjte ketyre haleve te PD ,keshtu I do mushka drute,sa me te forte drute aq me mire merr vesh,ne vend qe te zhdukeshin per 30 vjet se kane bere dem te madh ne shqiperi dalin e bejne si te persekutuar,ato grushta qe hengren ne parlament I meritonte PD qe te mos fuse me shkopinj ne rrotat e demokracise.
FALEMINDERIT ARVIZUS!
Mesazhi juaj eshte shum I qarte ” ne mbeshtesim tourismin, bujqesine, fasonet por keto nuk jane ato qe do ta ndryshoje ekonomine. Eshte e nevojshme te keshe Ivesitore te huaj serioze ketu, perendimore evropiane dhe amerikane. Ne po perpine I qe te sjellim disa prej tyre qe te vijne, dhe ata kane shprehue interes”
Mos u lodh I Zt. Arvizu! E di qe nuk eshte e veshtire te gjeshe okupatore. Lere fare kete pune se do te gjejme belane te gjithe, dhe pastaj tuaj na zot nga sahati I lig… Shqiptarit ju ka SOS durimi. U ngop me DEMOKRACINE E SHTIRUR dhe LIRINE E VJEDHUR
SHQIPERIA ka vete invesitore shqiptare, fermere e pronare me dokumenta real edhe Jo te fallcifikuara si ato te miqve te tu Sali- Basha – Fullan- Nishani ….. SHQIPERIA ka plot intelektuale bij dhe bija te dedikuar per vendin e tyre.
Shikoni me mire pragun tuaj se jeni I vetmi ambasador qe na diktojne si te jetojme, dhe me nuk na ka mbetur gje tjeter, vecse te te bejme letrat si mik i mire “BURRIT TE SHTETIT, BURRIT TE MIRE APO YLLIT TE RRI NE NGJITJE”
ose te te percjellim me shume nderime dhe kulture perendimore deri ne aeroporte.
SHQIPONJAT FLUTUROJNE SHUME LARTE…….AVJONET TUAJ NUK I ARIJNE DOTE!”””
FALEMINDERIT!
“MIRE E THUA… POR KUJT JA THUA…” !!!!!!!!!!!!!! THUAJA VETES TENDE SE POPULLI SHQIPTAR E MORI VESH QE NGA GERDECI QE NUK NJIHTE BAXHANAKUN E PLOTE TE TJERAVE. SI VITI 1997, AZEMI NE VITIN 1998, 21 JANARI 2011 TREBICKA, NAFTA PER MILLOSHEVICIN, VJEDHJA E ZGJEDHJEVE 1996 ETJ.
Amerikes i lejohet te nderhyje. Pa te, nuk do kishte Shqiperi por ndonje cope pellembe toke si toke neutrale mes grekut e serbit. Kosova serisht e deshmoi dashamiresine e Amerikes, qofshin demokrate apo republikane ne pushtet. Prandaj, edhe nese thote ndonje fjale perfaqesuesi qe nuk mirepritet, ta gelltisim sepse ja qe vete nuk ia dalim dot mbane qofte per te bere shtet apo ruajtur sovranitet. Edhe per monizmin, Amerika ka arsyet e saj te kete ate pozicion qe ka por reagimi per ata qe lendohen nuk eshte ti turren ambasadorit por me etike te ofrojne argumenta per te kunderten sepse ne parim edhe nje enverist nuk eshte domosdoshmerisht antiamerikan dhe nese lufta e ftohte na ndau, mbetet fakti se monizmi e ruajti Shqiperine neutrale duke mos lejuar influencen e lindjes gje qe padyshim perkoi sadopak dhe me gjeopolitiken amerikane ne rajon. Ne nje kuptim, secili per interesat e tij, enverizmi dhe Amerika, i bene nje ‘nder’ njeri-tjetri ne distance dhe ne heshtje. Te mos harrojme se LANCL gozhdoi me mijra trupa fashiste ne vend qe ndryshe mund te merrnin jete ushtaresh ne frontin e perendimit, amerikane perfshire. Pra Enveri dhe Amerika ishin aleate ne lufte dhe paslufte u perplasen sepse ne mes u fut agjentura serbo-greke qe e manipuloi edhe realitetin gjeopolitik edhe para vete CIA. Enveri duke pare me disa kritere – demokratik (deshtoi), ekonomik (beri ekonomi sepse me pare e vetmja industri ishte pazari i vjeter), social (beri revolucion ne shume fusha – arsimi, shendetesi, gruaja, familja etj), gjeopolitik (ruajti sovranitetin dhe neutralitetin e vendit duke i bere favor perendimit me heqjen e nendetesve, daljen dhe denoncimin e traktatit te varshaves etj)etj. Pra jo bardhe e zi dhe aq sa ka merita per arritjet e kohes, po aq ka pergjegjesi per krimet e kohes ndaj te shihet nga historianet dhe ta leme kete pune sepse boll mbetem me vleresime folklorike ‘i lavdishem’, ‘legjendar’, ‘moster’, ‘hitler’!!!!! Kemi boll halle dhe politikanet e sotem po ia nxijne jeten miletit ne demokraci duke futur percarjen e gjithanshme, varferine, pasigurine per jeten, degradimin e familjes, drogen, ligjet me maliq etj etj.
FALEMINDERIT ARVIZUS!
Mesazhi juaj eshte shum I qarte ” ne mbeshtesim tourismin, bujqesine, fasonet por keto nuk jane ato qe do ta ndryshoje ekonomine. Eshte e nevojshme te keshe Ivesitore te huaj serioze ketu, perendimore evropiane dhe amerikane. Ne po perpiqemi qe te sjellim disa prej tyre qe te vijne, dhe ata kane shprehur interes”
Mos u lodhe Zt. Arvizu! E di qe nuk eshte e veshtire te gjeshe okupatore. Lere fare kete pune se do te gjejme belane te gjithe, dhe pastaj ruajna zot nga sahati I lig… Shqiptarit ju ka SOS durimi. U ngop me DEMOKRACINE E SHTIRUR dhe LIRINE E VJEDHUR
SHQIPERIA ka vete invesitore shqiptare, fermere e pronare me dokumenta real edhe Jo te fallcifikuara si ato te miqve te tu Sali- Basha – Fullan- Nishani ….. SHQIPERIA ka plot intelektuale bij dhe bija te dedikuar per vendin e tyre.
Shikoni me mire pragun tuaj se jeni I vetmi ambasador qe na diktoni si te jetojme, dhe ne nuk na ka mbetur gje tjeter, vecse te te bejme letrat si mik i mire “BURRIT TE SHTETIT, BURRIT TE MIRE APO YLLIT TE RRI NE NGJITJE”
ose te te percjellim me shume nderime dhe kulture perendimore deri ne aeroporte.
Sipas jush cili na Qenka ky TURPI I shqiptareve qe ju merni guximin te na e tregoni ne shtepine tone?
Ne jemi ne shtepine tone dhe nuk I lejojme mysafiret dhe visitoret te na permendin,turpe se nuk kemi bere turpe.
Num kemi persekutuar, vrare apo pushtuar ndonje vend tjeter. Jetojme me pak te ardhura, por me shume NDERE.
SHQIPONJAT FLUTUROJNE SHUME LARTE…….AVJONET TUAJ NUK I ARIJNE DOTE!”””
FALEMINDERIT!
Shkrim albanistanez puro – gjithmone vetem gjysmen e muhabetit degjon tema…
Arvizu ben lojen qe i kane ngarkuar, dhe loja diktohet sipa ndryshimeve te momentit dhe situates. SHBA-ja shikon interesat e saja, dhe deri dije Saliu ishte i pranueshem per to. Sot eshte Edi Rama. Neser? Kush e di, por nuk e ve doren ne zjarr qe po te peruthet interesat e tyre, mund edhe ta risjellin ne pushtet Sali Berishen dhe ti thone burre shteti!
Kurioz kure te largohet nga Shqiperia a do ta lere teseren e PS ky.