Lartësia e tij, zëvendësi i Emirit të Kuvajtit dhe Princi i Kurorës Sheik Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah priti sot në pallatin ‘’Bayan’’ Lartësine e tij, Kryeministrin kuvajtian Sheik Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, i cili shoqëronte homologun e tij shqiptar Edi Rama dhe delegacionin që e shoqëronte.
Të pranishëm në ceremoninë e pritjes ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme Sheik Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, ku janë nënshkruar 4 marrëveshje për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, Kryeministri Rama së bashku me delegacionin që e shoqëronte, ku bënin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, u takua me Kryeministrin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah.
Gjithashtu, Kryeministri Rama zhvilloi një takim edhe me Princin i Kurorës, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah si dhe krerë të tjerë të Shtetit të Kuvajtit, me të cilët u nënshkruan marrëveshje konkrete per bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin e qëndrueshëm, shëndetësine si dhe për lehtësimin e lëvizjes mes dy shteteve.
Gjithashtu, gjatë vizitës së tij Kryeministri Rama dha edhe një intervistë për agjencine e lajmeve të Kuvajtit ‘KUNA’, për të cilën tha se, Shqipëria është një vend mjaft interesant për investimet e huaja dhe mirëpret investitorët kuvajtiane.
Në faqen e tij ne “Facebook”, Kryeministri Rama ka postuar një set fotosh nga vizita e tij në Kuvajt ku shkruan “gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit me Kryeministrin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, me Princin i Kurorës, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe krerë të tjerë të Shtetit të Kuvajtit, me të cilët u nënshkruan marrëveshje konkrete per bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin e qëndrueshëm, shëndetësine si dhe për lehtësimin e lëvizjes mes dy shteteve”. /gj.k/
Hallall kaurit Rama! Me mire ky se qafiri berishovic.
hajde gazetar….lartesia e tij Mazllem al sheiku!!!!!!!!!!!!
korraket e arabise thuaj,c’mi larteson kaq shume!!!!!??
Po mire ketyre surreterve “lartesia e tij” kurse