Rama takon homologun kuvajtian/ Nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi

19 Nëntor 2014, 15:11Politika TEMA

Mes Shqipërisë dhe Kuvajtit janë nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi. Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kuvajt , ku zhvilloi disa takime me krerët më të lartë të institucioneve, ai bëri thirrje për rritjen e investimeve kuvajtiane.

Në takimin me homologun kuvajtian Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, Rama kërkoi nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, sidomos në fushën e turizmit dhe sektorin e ujit.

Kryeministri Rama e njohu homologun e tij kuvajtian me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe potencialin që vendi ynë ofron për sipërmarrjet e huaja të interesuara për të investuar në Shqipëri.

Në përfundim të takimit, Ministri i Jashtëm Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë Ahmetaj, nënshkruan katër marrëveshjet me homologët e tyre në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit të eksporteve industriale, mbrojtjen e mjedisit, ruajtjes së burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, bashkëpunimit në shëndetësi, si edhe marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Kuvaj u prit më pas nga Princi i Kurorës, Lartësia e tij Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit. /gj.k/

5 komente në “Rama takon homologun kuvajtian/ Nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi”

  1. Bilali says:

    Eshte e vertete qe ka vajt per tu bere synet sic shkrujn mediat?

  2. Flamur says:

    More rri ndonje dite ne vendin e punes ky kryeministri i ri apo edhe ky si Sala nga nje avion ne tjetrin nga nje ane e globit ne tjetren.

  3. Blue Jasmine says:

    Tani qe Shqiperia po” bashkepunon” intensivisht me kumriet e Kuvajtit ekonomia do eci shume perpara.

  4. Pa fjale says:

    Shpresojme te filloj me ne fund hapja e vendeve te Punes ne Kete vend. Njerezit Kane shume, shume Halle, duan te punojne dhe te jetojne me dinjitet !!!!

  5. duli says:

    Cilat jane 4 marreveshjet qe jane nenshkruar zoti gazetar? E njejta gja se me suedin. Shkoj per te marr pjese ne nje konference inovacioni (jo shteterore) dhe thjesht III prezantua me Loefven (puna e ministrit te jashtem ose ambasadorit shqiptar).jam i gezuar qe shporrem berishen dhe ja treguam me vote. Por nuk do te bazohemi ne keto lloj gazetaresh as per te krijuar opinionin tone mbi ramen. Artikuj me te qarte ju lutem nqs jeni gazetari profesioniste. Flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje