Reforma në drejtësi, Nishani përplaset me Naçon/ Vlahutin: Luftoni korrupsionin

19 Nëntor 2014, 11:48Politika TEMA

Reforma në drejtësi vijon të prodhojë përplasje mes Presidentit dhe mazhorancës qeverisëse.

Megjithëse të gjitha palët e konsiderojnë si një reformë të domosdoshme për t’u ndërmarrë, duket se mënyra sesi ajo do të realizohet vijon të prodhojë përplasje.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka ripërsëritur se kjo reform duhet të jetë afatgjatë, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Por për Presidentin Nishani tashmë ka ardhur koha që retorikat politike të lihen mënjanë dhe të përvishen mëngët për realizimin e saj.

Debatet dhe pikëpamjet për realizimin e reformës në drejtësi u parashtruan në ceremoninë e hapjes së Projektit Euralius IV, “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian

Romana Vlahutin

E pranishme në këtë konferencë, Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin theksoi se drejtësia është esenca e demokracisë së një vendi dhe BE është gjithnjë e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim.

Ndërsa vuri theksin tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si plagët kryesore për t’u shëruar në vendin tone, Vlahutin tha se Shqipëria ka përfituar nga BE për të ndërhyrë në drejtësi përgjatë këtyre viteve rreth 150 mijë euro.

“Një sistem funksional drejtësie është një garanci për të gjithë qytetarët. Prandaj dhe BE ka ndihmuar Shqipërinë me fonde të shumta në këtë drejtim.

 Shqipëria duhet të punojë për të njehësuar ligjet e saj me ato të BE-së dhe ne jemi këtu për të dhënë ndihmën tonë”, tha Vlahutin.

Ajo bëri të ditur se Misioni Euralisu IV vjen si një konsorcium bashkëpunimi gjermano-austriako-hollandez për të ndihmuar vendin tonë për të ndërhyrë në drejtësi. Sipas Vlahutin plagët e Shqipërisë janë Korrupsioni dhe Krimi i Organizuar.

“Prioritare për reformën në drejtësi duhet të jenë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi përmes mënjanimit të këtyre dy fenomeneve do të keni mundësi të krijoni një shtet ligjor e të fuqishëm, që respekton të drejtat e njeriut, dhe ligjet e saj”, përfundoi Vlahutin

Nasip Naço

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në fjalën e tij theksoi se reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, efikase, transparente dhe afatgjatë. Ai shprehu vullnetin e Qeverisë dhe mazhorancës për realizimin e  një reforme të plotë në sistemin e drejtësisë dhe sipas standardeve europiane.

“Drejtësia duhet të jetë e përgjegjshme, transparente dhe të krijojë besim tek publiku, prandaj ekspertë vendas dhe të huaj po punojnë bashkarisht për të përcaktuar rrugën që duhet ndjekur për të kryer reformën në drejtësi”, theksoi ministri i Drejtësisë.

Në vijim ai sqaroi se të gjitha hapat që do ndiqen për këtë reformë do të realizohen në bashkëbisedim të plotë, jo vetëm me faktorët e huaj, por dhe me të gjithë aktorët e shoqërisë civile dhe institucionet në vend.

“Reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe për këtë do investohem në vetë të parë për të shtruar një dialog edhe me opozitën, shoqërinë civile dhe me të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në këtë reformë dhe në veçanti me Kuvendin dhe partnerët e huaj”, tha Naço.

Sipas tij, produkt i kësaj reforme duhet të jetë një sistem drejtësie shumë afër standardeve euriopiane, duhet të jetë afatgjatë, transparent dhe me gjyqtar të përgjegjshëm për rëndësinë e vendimeve të tyre.

“Kjo reformë duhet t’i ndërgjegjësojë më shumë gjyqtarët, të cilët kur puthitin shkopin me tryezën e tyre për të dhënë vendim, të kenë parasysh zbatimin e ligjit dhe vetëm ligjit, duke qenë transparent dhe mbi gjithçka konseguent me vendimet e tyre”, u shpreh Naço.

Bujar Nishani

Presidenti Bujar Nishani ka drejtuar një apel për të lënë mënjanë retorikat politike dhe për të hedhur hapa konkretë për reformën në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, konsolidimi i sistemit të drejtësisë është mjaft i rëndësishëm, por retorika politike e qeverisë ka vënë në ngërç procesin.

 “Është koha të lëmë pas fjalët dhe shënjestrimin individual. Është koha të nisim e të përcaktojmë udhën që do ndjekim. Tryezat janë fjalë, tashmë është koha për vepra. Si fillim, tha Nishani, duhen përcaktuar prioritetet. Më tej objektivat për secilin prioritet dhe në fund të përcaktohet rruga që do ndiqet për të realizuar këto prioritete dhe në veçanti buxheti përkatës”, theksoi Nishani.

Ndërsa vuri theksin në ndihmën e partnerëve të huaj në realizimin e kësaj reforme, Presidenti  vlerësoi investimet që janë kryer për drejtësinë shqiptare përmes projekteve të ndryshme.

“Misioni Euralius ka qenë gjithnjë besnik i shqiptarëve dhe ka investuar në drejtësinë shqiptare mbi 150 milionë euro. Partnerët tanë europianë, janë investuar me devotshmëri në vendin tonë, me largpamësi dhe profesionalizëm, prandaj është e nevojshme që edhe në këtë reformë të merren parasysh mendimet e Misionit Euralius dhe Komisionit të Venecias, OPDAT…etj”, nënvizoi Nishani. /gj.k/

1 komente në “Reforma në drejtësi, Nishani përplaset me Naçon/ Vlahutin: Luftoni korrupsionin”

  1. stop kanibalizmit me enverin — 18 Nëntor, 2014 në 9:34 pm

    Te nderuar shqipfoles kanibale me enverin dhe brekdhjere me Sali PeDerin.

    Nuk eshte viti 1991 i disidenteve te djathit por eshte 2014 qe burgu po pret per Berishen por nuk ka burra ne shqiperi kush ta coje ose ti jape plumbin.Prandaj merreni me nje qe ka 30 vjet qe ka vdekur dhe qe nuk e mundet as kur ishte gjalle por edhe tani qe ka vdekur Sot rreziku me i madh i kombit eshte i pandehuri Sali Berisha me devilin Lul Basha qe edhe pse “de juro” kane rene nga pushteti ata “de fakto” jane me te fuqishen se qeveria e Rames.

    Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.
    Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.

    Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.
    Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.

    Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.
    Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë

    .Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.

    Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.

    Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar malokaret & pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje