Betim Buçi, 17 vjeç, ka pranuar autorësinë e vrasjes së Shkëlzen Kalas, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Hajdaraj të Kavajës.
Ai ka thënë se e ka qëlluar 25-vjeçarin në gjumë, për arsye nderi.
Në dëshminë e dhënë në polici, Buçi ka thënë se krimin e ka kryer për nder, për shkak se viktima i përgojonte motrën, duke thënë se fëmija që ajo priste, ishte i tij.
“Nuk mund ta duroja më Shkëlzenin. Vendosa që ta vrisja. E qëllova për vdekje teksa ishte në gjumë dhe kallashnikovin me të cilin e vrava e lashë sipër krevatit ku po flinte“, ka thënë 17-vjeçari, raporton “GSH”.
“Unë kam vëzhguar të gjitha lëvizjet që bënte Shkëlzeni. Atë natë (të shtunën), rreth orës gjashtë të darkës shkova tek godina ku Shkëlzeni ishte punësuar si roje dhe që është në pronësi të Eltonit. Më pas e kam ruajtur kur ka ngrënë darkë dhe ka pirë gati një litër raki. Ai qëndronte në katin e dytë të objektit (lokal e banesë në ndërtim e sipër). Gjatë atyre orëve unë kam qenë roja i tij. Kishte ditë që e kisha menduar dhe planifikuar që do ta vrisja, pasi nuk duroja dot më”, ka thënë ai në dëshminë e tij.
“Unë kisha marrë një kallashnikov me disa plumba që të kryeja vrasjen. E pashë kur Shkëlzeni fiku dritën dhe ra të flinte rreth orës 23:00. Më pas hyra në ndërtesë, duke thyer një xham në katin e parë që shërben si lokal, dhe u ngjita në katin e dytë, aty ku ishte shtrirë e flinte Shkëlzeni. Unë e dija që ai ishte shumë më i fuqishëm se unë dhe nuk mund t’i bëja dot gjë. Prita që ta zinte gjumi. Shkëlzeni nuk e priste që unë do t’i shkoja aty me armë. E qëllova për vdekje kur ishte në gjumë. Gjuajta dy herë ndaj tij. Plumbat e kanë zënë në kurriz. Edhe kur kam dalë tek dera kam shtënë prapë në drejtim të tij”, tha më tej ai.
Bashkë me 17-vjeçarin është arrestuar si bashkëpunëtor edhe 27-vjeçari Elton Hoxha, punëdhënës i viktimës./b.l
Te ngrihet qimja perpjete ,tregimi i tij ja kalon edhe librave te stephen king!!!!!!
Per kë nder flet ky trapi
te pakten ka 100 vjet nderi ka vdekur sidomos ne shqipni
Po pse nder eshte te vrasesh ne gjjume?
Nder ishte kur dy persona balle perballe nxirrni patllaken ose shpaten dhe ja veshnin njeri tjetrit
Me gjujte mbrapa gardhit nuk me duket as virtut dhe as trimeri
Te rrofte nderi more kalamaj!
Duket sa e paska mbajt motra jote nderin!
Here tjeter mbaje bucen lidhur. Po nuk I hengri buces, zagari ska cfare ti bej!
Njerez me kafshe mos na pafshin syte!
O l… UK, po pse more vajza ka faj qe vret ky debili te birin e botes? Dhe pse ben te indinjuarin nuk eshte se je shume larg ketij tipit qe e cileson si kafshe. Keni te njejtin mentalitet vrastar e primitiv, femra prone, femra buce, femra qe duhet lidh, femra qe dhe e vrasim. Per te lidhur ketu je ti.
Hej hej hej ngadale mer burre !-Ky eshte nje femije 17 vjeç ne nje ambjent qe ta nxin jeten ne raste te tilla.Ka bere nje gabim te madh e kjo s’diskutohet.Ti ndoshta ,po te te ndodhte do te reagoje ndryshe POR do te kerkoje minimumi respekt ndaj motres tende apo jo !-E pakta eshte te heshtim ,keto jane fatalitete qe fatkeqesisht ndodhin.Nuk besoj qe ti ne moshen 17 vjeçare te kesh komanduar (lidhur) tet moter(pa thene emertimin tend fyes) 3-4 vite me te madhe !
Futeni nja 50 vjet burg, për nder.Tipa si ky dun me na çu 500 vjet mbrapa.
@ Tekniku
Se na qenke dhe teknik:-
Nese motra jote I jepe drejtim prasit atehere pse te dhimsen P motres! Lere te bej qejf dhe mos I kerko llogari dhe te vrasesh te tjeret!
Para se te vrasesh ose rrahesh kerkoj llogari motres, nenes, babes, vellait. Cfare faji pati ky kur motra e ketij thyente hunje ku te gjente!
Mos gjyko pa e dite historin e plot!
Mgth ka shume Injorant si puna jote qe flasin si te mencur mbas tastjerave te kompjuterit.
Derre motra dhe me derre ky qe vrau
TRIM bravo keshtu e mbajne nderin islamiket e hane pastaj pendohen dhe te vrasin.rrofte rep e albananians me bananen shokun edi rama dhe shokun sali qeni.europe is waiting for you!!!!!!!!!!.vend vjen era turqi me keto gjeste mongole.
Nuk ka faj ky adoleshenti por faji eshte tek demokracia e Ramizit qe la Saliun ne krye te demokracise sepse ku djale eshte rrit ne kete sistem te qelbur duke pare vrasje makaber çdo dite.Cfar do te mjellesh ,do te korresh.Edhe nga vendi ku eshte rrit dhe ka mare edukaten familjare per nderin e familjes….etj.Ketij djali eshte per ti qare hallin.
Jemi popull interesant. Vrasim per nder dhe pastaj shkojme ne burg ku na e qine bythen
Ne burg , po me nder ama…hahahahaha
Ok ky eshte nje femije nje adoleshent,, dhe jo ky por gjith shqiptaret kur te prek dikush ne moter iritohet dhe del nga natura. Por ai 25 vjecari qe u vra si me i pjekur semendonte pak me shume? Nese dikush ta plas ne fyture sh here dicka te tille duke ye neperkembur cdokush do dilte nga vetja e ti,,aq me shume shqiptaret,,me vjen keq qe ndodhin keto akoma ne 2014 ,, por ne djall te vene injorantet dhe njerzit te mendoen para se te flasin ,,pune injorantesh
pune korrakesh,varu ziken………..
Akoma paska kallash sheshit?!.
Me gjithe keto vrasje, kallashet qe jane sekustruar do furnizonin ushtrine e nje shteti te madh. Ku e gjeti kallashin ky birboja se kur jane hapur depot e armve ne ’97 ky ka qen ne barkun e nenes.
Perkohesihst duhet te kthehet ligji i denimit me vdekje. Absolutisht.
Sa e lehte eshte te shkruash komente per te tjeret.Ai trimi qe e hengri ,si trim I madh dhe ” kapo ” kushedi sa ja ka nxire jeten ketij adoleshenti,sa u detyruar dhe ja mbylli gojen pergjithmone. Mos te rente ne pjese,thot populli.