FOTO LAJM/ Ku është shtëpia e Kaziut që prishi INUK dhe që denoncon Salianji?!

18 Nëntor 2014, 19:29Politika TEMA
FOTO LAJM/ Ku është shtëpia e Kaziut që prishi INUK dhe

Kjo foto është marrë në objektin që po prish INUK, për të cilin PD-ja doli përmes Ervin Salianjit, për të denoncuar paligjshmërinë dhe faktin se qeveria po prish banesat e qytetarëve të pambrojtur.

Foto tregon një objekt, i cili nuk ngjan aspak me një shtëpi, por me një biznes , i cili thuhet se është shtëpia e banimit të z. Kaziu, një ish i përndjekur politik.

Vendi ndodhet 20 m mbi Shkollën e Baletit, mes një pallati shumëkatësh dhe një godine të vogël me mobiljeri në kat të parë.

“Kjo shtëpi ka qënë kapitali im, e gruas dhe 3 djemve të mi. E kemi ndërtuar në 1998. Kishim katin e parë ndërsa të dytin se kishim mbaruar për arsye ekonomike”, u shpreh Z. Kaziu ditën e sotme./j.h

 

12 komente në “FOTO LAJM/ Ku është shtëpia e Kaziut që prishi INUK dhe që denoncon Salianji?!”

  1. tani says:

    Salianji eshte personi i duhur per drejtor inuk kur te fitoje pd-ha ne 2034

    1. emigranti says:

      Kazi/ajt kane qen familje e madhe dhe kane shum toka ne Tirane. Pothuajse shume banore, ne Institut sidomos, kane ndertuar mbi trojet e tij te cilat jan shitur e stershitur me dhjetra here po kurr nuk i jan kthyer pronarit te vertete .. mire se tokat nuk jua kthyen, por as ne ate cop troje qe kan arritur te marrin nuk po i len ish pronaret te marrin fryme dhe kjo eshte e kuptueshme, sot nuk drejton rama, rama veçse eshte nje kukull e familjes hoxha .. tashme po i del era edhe sloganit “rilindja” .. nuk ka te beje me asgje te re perveçse me rilindjen e pushtetit te diktatorit hoxha ….

      1. Ermal says:

        O emigranti po felt si Korda mbas Bregut. Po pse sja ktheu PD per 8 vjet pronat ketij? Pse sja ktheu PD pronat ish pronareve? Pse la te grabiteshin pronat publike?Pse nuk I demshperbleu te perndjekurit? Pse nuk I hapi dosjet? E sa pse mund te thuash per PD. Keto I them se PD I kishte dale per zot ketyre gjerave por deri ne 23 qershor nuk beri asgje dhe per kete gje populli i hoqi nga pushteti. Te provojme 4 vjet keta e te shohim kush eshte kukulla e Enverit.

        1. emigranti says:

          te pakten PD bizneset dhe shtepite nuk ja shembi askujt, dhe ky juaji nuk eshte argument ..PD e mori grushtin per gabimet e veta, tani gjykohet ky qe erdhi me premtime marramendese .. a nuk erdhi rama me premtimin se do te ishte ndryshe nga PD dhe se do ishte rilindja .. mire nuk e beri ai ne tet vjet, po ky çpo ben .. ky po ua merr edhe ate cop troje qe kan arritur ta marrin, po i nxjerr ne qiell te hapur dhe po i le pa buk, madje as sa enveri nuk ka meshire, sepse te pakten ai i internonte ne vende te ngrohta, i detyronte te punonin dhe ju jepte nje kasolle dhe nje cop buk that .. ky po i le pa pun, pa buk dhe pa streh .. shkurt po i pushkaton per se gjalli ..

      2. trojani says:

        po pse nuk ja ktheu sala ne 91-in?? ca kerkon ti dhe kaziu nga rama qe ka nje vit ne pushtet???
        prap ju familja hoxha!! bjerini vrangalles te justifikoni deshtimin dhe paatesite tuaja… 30 vjet i vdekur enveri prillin qe vjene,prap ai e ka fajin.

      3. venaliu says:

        po meqe paska shume toka,qenka dhe demokrat,pse nuk i mori tokat ne keto 23 vjet?ua lane ti xan lloj-lloj njeriu

      4. xhino says:

        ta Mbeshtet ……mendimin ty Emigrant Ke te drejte per ato qe thua Ja per koke te ka….rit

  2. inxhenjeri says:

    Po ne fakt te gjith shtepit me qepena i kemi, i hapim ne mengjes te hyr drita i mbyllim ne dark te flem gjum

  3. ona says:

    hahah sa kam qesh me zotnin INXHENJERIN,vetem me nje korigjim te vogel i kane.

  4. Tekniku says:

    Nuk ka troje ne mes te pallateve, ku jemi ketu ne Afganistan. Nuk ka troje ne trotuare. Tirana qe ne kohe te Turqise ka qene qytet me rruge e vende shteti. Pastaj Qeverite e Zogut, te Italise e me radhe kan bere shpronesime. I msoi Sale Berisha me gent plane e me gjyqe me deshmitar fito prona badihave nga pronat e popullit( shtetit). Po lene po kan bere pallata ne pronat e shtetit te fallsifikume si te tynet e kan marre dyqane e hyrje me shumice me fallsifikim. Keto persona duan burgun dhe tu konfiskohet prona e marre padrejtesisht. Kan gjete shesh e bejne persheshin se te kete shtet te forte geg nuk bejne se i njofim kush jane. Nje dy jo prona , jo persekutimi, jo tirons i vjeter jo i lidhur me italine etj. budalliqe. Cfar prone kerkon kur Enveri te prishi shtepine e vjeter me qepiq e te dha hyrje ne pallat. Pse pallati badihava ishte me djerse te madhe ndertohej. Te gjithe i moren falas. Tani fallsifiko dokumete, banu pronar e vjedh shtetin me marifet dhe thuaj jam tirans i vjeter, e ka ble baba me floorii !!! Zen edhe rruget e mes pallate i kam troje. Ku je ketu i kam trojet ne mes pallatit e trotuarit. Keni gjet shesh e bani pershehsh. I bate presion Pd e Sali Berishes dhe e shkaterrut vendin si mos me keq. Do te behemi njerez si popull apo jo kjo na intereson, do te vemi ne Europe apo do te krijojme rremuja me kacolle ne mes pallateve e ne trotuare. Mos u merzisni se hsprehja qe perdorni ” haka te i zoti” do tu kthehet edhe atyre personave qe pronen e shtetit e kan bere te tyren me fallsifikime e ne menyra mafioze te ndryshme.

  5. tomy says:

    mor po e njihni ju kete kaziun ?ky ka ra ne burg per vjedhje se ka qene magazinjer ,ne burg ka bere spiunin pas 90 ka pas fabrike birre ne burrel dhe ja ka shit vefes ne tirane njifet si pare e kuqe nuk ka me te ndyt gjithe diten bredh neper selite e dy partive por me pd e lidh me shume muhabeti eshte ne fotografi me qese nga mbrapa .nuk ka prone ai aty se i ka dhene enveri hurje aty prane kur ja ka marre nje cope shtepi qe ka pasur ,pune spiunash hesapi.

  6. sportisti says:

    po pse i varferi me nje kat paska qene. pronar i madh tokash ne tirane dhe spaska pas shtepi po vetem me n
    je kat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje