Basha: Qeveria i ka mbyllur opozitës cdo hapësirë, rruga e vetme protestat

18 Nëntor 2014, 19:24Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Brukseli, ku zhvilloi takime me deputetë të Partisë Popullore Europiane dhe europarlamentarë, ka akuzuar mazhorancën se Qeveria nuk po i lejon asnjë hapësirë institucionale opozitës që të shprehet dhe të bëjë debat.

Në një intervistë pas takimeve, Basha u ndal në situatën e vështirë  ekonomike në vend, duke theksuar se opozitës nuk i është lënë asnjë rrugë , veçse të drejtohet tek qytetari duke e ftuar atë në protesta, që do të zhvillohet më 22 nëntor.

Kreu i PD, tha se kjo mazhoranca nuk dëgjon shqetësimet e ngritura nga opozita dhe nga zëri qytetar, dhe se këtë shqetësim ia ka adresuar edhe në takimet që ai zhvilloi me deputetët e PPE dhe eruoparlamentarët.

“Prej më shumë se gjashtë muajsh, qeveria sistematikisht po asgjeson çdo hapësirë institucionale ku opozita dhe shumica të bëjnë debat, të bëjnë transparencë para qytetarëve shqiptarë për çfarë po ndodh në Shqipëri.

Kjo është arsyeja pse, opozita shqiptare, Partia Demokratike, unë personalisht, u jemi drejtuar drejtpërdrejtë qytetarëve shqiptarë. Mazhoranca po bën gjithçka për ta shmangur përgjegjësinë dhe për të mos trajtuar thelbin e problemit.

Problemi është që kjo shumicë nuk dëgjon. Arsyeja kryesore se pse vendi është zhytur në këtë situatë ekonomike, në këtë situatë politike, është sepse qeveria shpërfill zërin e qytetarëve, shpërfill zërin e opozitës, shpërfill institucionet dhe mundohet t’i kapë ato t’i vërë nën zotërimin e saj të paligjshëm. Ky është një shqetësim i jashtëzakonshëm për ne”, tha Basha

Keni marrë pjesë në takime të Asamblesë Parlamentare të Partisë Popullore Evropiane, me të cilët keni ndarë disa shqetësime që opozita sot i ngre vazhdimisht. Për çfarë bëhet fjalë?

Opozita është një lëvizje dypalëshe: në takime me qytetarët për të dëgjuar drejtpërdrejtë problemet e tyre dhe për t’i kthyer ato në veprim opozitar, në takime me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me institucionet evropiane, për të shprehur gjendjen aktuale të vendit, shqetësimet tona për demokracinë, për gjendjen ekonomike dhe shoqërore dhe për të marrë përkrahjen e Bashkimit Evropian, të institucioneve të Bashkimit Evropian, të partive tona si motra, për veprimin opozitar.

Prej më shumë se gjashtë muajsh, qeveria sistematikisht po asgjeson çdo hapësirë institucionale ku opozita dhe shumica të bëjnë debat, të bëjnë transparencë para qytetarëve shqiptarë për çfarë po ndodh në Shqipëri.

Kjo është arsyeja pse, opozita shqiptare, Partia Demokratike, unë personalisht, u jemi drejtuar drejtpërdrejtë qytetarëve shqiptarë.

Problemet e tyre, shqetësimet e tyre, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me situatën e rënduar ekonomike në vend, me rritjen e çmimit të energjisë dhe taksave për vitin e ardhshëm, me dhunën dhe paligjshmërinë qeveritare me pronën dhe jetën e qytetarëve, me instalimin në vend të një shteti policor i cili vepron kundër rregullave të shtetit ligjor, pra të ligjeve dhe kushtetutës së vendit.

Këto janë shqetësime që i marrim drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë me raste konkrete të evidentuar me fakte të pakundërshtueshme. Këto janë edhe shqetësimet që po paraqesim këtu në Bruksel pranë institucioneve evropiane, pranë partive si motra, ku po gjejmë jo vetëm interesimin e tyre, jo vetëm shqetësimin e thellë për situatën në Shqipëri, por edhe përkrahjen e plotë për reaksionin opozitar.

Komisioni Evropian ka thënë si mesazh kryesor që duhet të vendoset dialogu politik, i qendrueshëm dhe konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri. Parlamenti nga ana tij është i gatshëm për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis mazhorancës dhe opozitës. A mendoni ju që propozimet aktuale të mazhorancës janë të mjaftueshme që ju të ktheheni në Kuvend?

Mazhoranca po bën gjithçka për ta shmangur përgjegjësinë dhe për të mos trajtuar thelbin e problemit. Problemi është që kjo shumicë nuk dëgjon.

Arsyeja kryesore se pse vendi është zhytur në këtë situatë ekonomike, në këtë situatë politike, është sepse qeveria shpërfill zërin e qytetarëve, shpërfill zërin e opozitës, shpërfill institucionet dhe mundohet t’i kapë ato t’i vërë nën zotërimin e saj të paligjshëm.

Ky është një shqetësim i jashtëzakonshëm për ne. Eshtë një shqetësim i madh edhe për Bashkimin Evropian edhe për partnerët tanë dhe për të gjithë bashkëbiseduesit që unë kam takuar dhe vazhdoj të takoj këtu në Bruksel. Bashkë me shqetësimin tonë të thellë për situatën në vend, kemi gjetur dhe mirëkuptimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë, të institucioneve evropiane, partive tona si motra, Partisë Popullore Evropiane. /gj.k/

13 komente në “Basha: Qeveria i ka mbyllur opozitës cdo hapësirë, rruga e vetme protestat”

    1. bregdetari says:

      Ca me shume se idiot. Eshte cinik, mshtrues dhe i keq. Justifikon paaftesine duke mashtruar.Berisha eshte ikeq,por ky edhe me i keq sepse shet shqiperine jashte. Flet keq per gjithshka eshte bere mire, mashtron pergjithshka qe eshte ndryshe. Shkurt eshte i rrezikshem budalla.

  1. BERISHA LARGOHU. says:

    Kush eshte ai shqiptar qe mbeshtete protesten e Lulit? Shqiptaret jane teper te kenaqur me qeverisjen e Rames.

  2. Toni says:

    ahahaha filloi avazin ky tajarja e serbit sali,ikore vrases-hajdut-kriminel BTHQ qe i mbylle dosjet me pocedure dava plere..

  3. Biku says:

    Ti mor djale i ben te gjitha keto per arsyen e thjeshte se ti me ne fund po kupton se ne zgjedhjet lokale ti do pesosh nje humbje teper te thelle dhe ne funksion te kesaj eshte qe ti po kerkon te mos hyshe ne keto zgjedhje.

    Ty mor djale nuk ta ka fajin Rama. Rama e Meta jane ne te drejten e tyre pasi i kane fitue shume ndershmerisht votat e 1 milion shqiptareve.

    Ti ke nje fatkeqesi te madhe se nuk e di c do te thote te jeshe ne opozite dhe nuk kupton se si nje parti gjate kohes ne opozite shpalose idete per te fituar ne zgjedhjet parlamentare.
    Eshte provue se me protesta nuk arrihet gje. Prandaj futuni ne Parlament dhe beni detyren ndaj zgjedhesve tuaj.

  4. Treviso says:

    Partite e djathta europiane do ta vlersojne me mire Lulzim qyrrashin pas 22 nendorit, domethane pas protestave.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Test i PD-s,ne prag te fushates,per zgjedhjet lokale !

  6. koned says:

    Shkoni ne parlament e pergjigjuni per gropat qe i kene bere ketij vendi!Gjendja e sotme,e femijes qe qan per buke eshte kryevepra juaj.Shkoni ne parlament e pergjigjuni per akuzat!

  7. U permbyste bota. says:

    Se shpejti do te hapim dyer e hekurta per ju, dhe do te kini hapsire te mjaftushne per te bere shurren.

  8. burreli says:

    O lulush hapsiren ta ka dhene ajo pjese e popullit qe te mbeshtet.Perse kerkon me shum?Por ti dhe PD nuk po justifikoni edhe mbeshtetjen qe ju kan dhene.Gjitsesi po afron qershori i 2015 dhe ndofta do ta kuptoni me mire se çfar hapsire ju takon.

  9. . says:

    23 vjet degjeneroe shqiperine:

    -te vidhnin energjine
    -te mirreshin m droge
    -nga 2-3 diploma pa shkuar ne shkolle
    -Universitete “fantaza” me leke droge
    -femrarat buce
    -meshkujt me arme
    –rinia gjithe naten neper klube kurvash deri ne te gdjire … etj

  10. . says:

    Ti qe 23 vjet degjenerove popullin:

    -te mirrej me korrupsin
    -te vidhte energjin
    -nga 2-3 Diploma pa shkuar ne shkolle
    -Universitete me para droge
    -populli te mirrej me Droge
    -femrat te beheshin buce
    -meshkujt te beheshin kriminelete … etj

    Dhe Ti me familje Berishen te vidhnit me thase shtetin.

  11. koha says:

    Oo ttap shiko nai pusete se tu permbyt Tirana,,i ke len pas dore,,as keto nuk menaxhon dot jo shteti. Ki i te drejte te dilni ne protesta policia dhe burgjet po shtohen,, javash javash do ju vije radha dhe ju… Pa periqu njere te shpetosh bythen mbase te ecen,, dashnorja e SALES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje