“Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën detyrim kushtetues për shtetin tonë”, u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke shtuar se “kujdesi për brezat e ardhshëm është investimi më i mençur, më inteligjent dhe më fisnik”.
Duke folur në aktivitetin e zhvilluar në sallën e seancave plenare me fëmijët në kuadër të 25-vjetorit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, Meta theksoi angazhimin e Kuvendit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Sipas tij, respektimi i të drejtave dhe lirive të fëmijëve, promovimi dhe garantimi i tyre do të jetë prioritet i legjislacionit, politikave dhe analizave të të gjithë institucioneve, por edhe diskutimeve e debateve të organizuara nga vetë fëmijët e shoqëria civile.
“Të drejtat dhe liritë e fëmijëve, formalizimi dhe përcaktimi i tyre në një kuadër të plotë ligjor ka shënuar progres”, tha ai.
Por, sipas Metës, zbatimi dhe pranimi i vetëdijshëm i tyre ende has vështirësi në realitetin tonë. Në këtë kuadër Meta theksoi se rastet e abuzimit, keqtrajtimit, keqedukutimit dhe keqrritjes së fëmijëve në familje, shkollë dhe shoqëri, shfaqja e formave të ndryshme të dhunës ndaj tyre, mbetet ende sfida serioze për t’u përballur.
“Zgjidhja e këtyre problematikave duhet të kalojë përmes mbështetjes së familjeve të tyre, por edhe përmes përkujdesjes së posaçme nga strukturat shtetërore dhe mbarë shoqëria për fëmijët vunerabel, jetim, apo ata me aftësi të kufizuar, ashtu sikurse duhet të shtohet akoma më shumë mbështetja për nënat kryefamiljare”, tha Kryetari i Kuvendit.
Duke u bazuar në thënien e Rusvelt se “jo gjithnjë mund të ndërtojmë të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të edukojmë fëmijët për të ardhmen”, Meta tha se ne si shtet dhe shoqëri jemi të angazhuar më shumë se kurrë për t’u përkujdesur për fëmijët tanë dhe për të ndihmuar familjet e tyre.
Në vijim Meta u ndal edhe në rolin që kanë deputetët në përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit të legjislacionit në mbojtje të fëmijëve. /gj.k/
A e di une cfare do ti ,por skam fuqi thuaj,ti je nje nga shkaqet kryesore te shkeljes se te drejtave te femijve dhe gjithe shoqerise shqiptare.
Nji nder te drejtat e Femijeve per nji shoqeri te civilizuar eshte kujdesi i shtetit i poltikes ,duke ndertuar ambjentet e nevojeshme ku ata rriten ,eshte kujdesi per nenat e femijve investimi dhe mbeshtetja Financiare per kto nena shqiptare , e gjithcka tjeter qe ka te beje me rritjen e shendeteshme dhe patrauma te femijeve per nji te ardhme te shendoshe .
Mirpo miljardat te cilet do duhej te Financoheshin per kta Femije Shqiptare ,
politikanet si ky kryemafiozi parrlamentit Shqiptare ,qe ka edhe pafytyresine
te bej Hipokrizi Live para ekranit vs shqiptareve ,ky i ka pervetesuar per femijet e vet .
Nqs dikush aty ne shqiperi mendon se me kte rrace shkerdhatash te njerzimit , do mundet te permbyset Bota ,un sdo kisha asnji kundershtim ,vetem per kte eshte e afte kjo rrace shkerdhatash te njerezimit .
Te vret , te vjedh ,te degjenron jeten ,ta ben jeten te pamundur , dhe ka pafytyresin edhe te tallet me njeriun !
ja pra per cfar eshte afte nji rrace e tille kermash njerzore.
Vazhdoni i mbani ne poltike kto PESTE TE NJEREZIMIT .