Partia Demokratike, përmes deputetes Jorida Tabaku, shprehu kundërshtitë e saj për pr/buxhetin e vitit 2015, megjithëse ligjvënësit demokratë nuk kanë marrë pjesë në asnjë prej mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare ku është diskutuar drafti.
Tabaku tha se mazhoranca aprovoi buxhetin, i cili për vitin e ardhshëm do t’i marrë qytetarëve 460 milionë dollarë taksa.
“Buxheti është i ndërtuar në mënyrë të tillë që barra më e rëndë fiskale të bie mbi qytetarët konsumatorë që njësoj si këtë vit do të vuajnë akoma më shumë rënien e konsumit dhe rritjen e çmimeve.
E mbi të gjitha do t’u duhet të dëgjojnë nga podiumi mashtrimin se qeveria qenka e shqetësuar, po mendon për ta dhe se ky buxhet do të taksojë më të pasurit.
Ky buxhet, nuk mendon për qytetarët sepse nga ky buxhet janë ulur apo hequr taksa mbi disa biznese preferenciale të cilët duke patur mundësinë për të qenë pranë qeverisë kanë mundur që të ndikojnë në uljen e tyre. Plot 15 taksa thotë Kryeministri janë ulur dhe zeruar dhe, e dini sa qytetarë përfitojnë prej kësaj? Zero!
Kështu, qeveria vendos të kthejë në prioritet gomat dhe importin e tyre duke ulur taksën ne import por nga ana tjetër rrit ndjeshëm taksën e qarkullimit e cila rëndon direkt mbi qytetarët, duke patur një efekt të plotë prej 240 lekë tek çmimi i karburantit.
Qeveria vendos të heqë taksën në import për miellin e grurit, duke dëmtuar prodhimin vendas dhe stimuluar atë nga tregje të dyshimta. Qeveria vendos të heqë TVSH për primet e sigurimit të produkteve të jo-jetës, si prona, ndërkohë që ka dyfishuar taksën e pronës. Pra praktikisht zero veta përfitojnë nga kjo ulje taksash!”, theksoi ajo
Në vijim tabaku tha se shqiptarët do të duhet të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë elektrike, ndërkohë që miqve të qeverisë u është hequr tarifa doganore për naftën bruto të importuar nga 10% në 0%, me justifikimin për të ndihmuar një sektor strategjik. P
“Nga ana tjetër kemi rritje taksash që prek Tatimin mbi të Ardhurat Personale, që do të rritet me 50%, objekt i kësaj takse do të jenë të ardhurat dytësore që gjenerohen nga dividentët, interesat e depozitave, qiranë apo edhe pronësinë ku të gjitha rriten nga 10 në 15 përqind, pra duke marrë nga xhepat e qytetarëve rreth 5 miliardë lekë nga kjo rritje.
Taksa e qarkullimit të automjeteve për të dytin vit radhazi rritet duke përfshirë edhe efektin e TVSH-së me 24 lekë për litër duke e rritur me 4 herë në 2 vite nivelin e kësaj takse. Për secilën prej 340 mijë familjeve do të jetë një taksë e re për 2015 për të paktën 1.5 milion lëke të vjetra në vit.
Dhe nuk janë vetëm familjet, por edhe fermerët që të gjitha shërbimet do t’i kryejnë me një taksë të rritur më shumë. Janë industritë përpunuese po ashtu që kanë humbur avantazhet konkuruese në rajon, të cilave u vjen një kosto shtesë.
Eshtë gjithashtu edhe biznesi në tërësi që do të paguajë një çmim më të rritur. Rritja nga 8.4 lekë që ka qenë, duke përfshirë edhe TVSH, ka shkuar plot në 32.4 lekë me rritjen e re të taksave. Dhe e gjitha kjo është vetëm nga taksa e qarkullimit të automjeteve. Efekti që qeveria programon të marrë prej kësaj takse shtesë në 2015 është 6.7 miliardë Lekë (67 milion dollarë)”, tha ajo.
Në vijim të kontestimeve, PD thekson se mazhoranca ka vendosur që të rrisë shpenzimet për luksin e Edi Ramës dhe ministrave të tij me 3 miliardë lekë më shumë ose 9% më shumë se viti i tyre i parë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për investimet publike që bien nga 4.8% në 4.5% të PBB.
“E vetëquajtura ministria e të varfërve të këtij vendi, do të paguajë vetëm 700 lekë si subvencion ndaj familjeve të varfra që do të preken nga rritja me 70% e tarifës së energjisë elektrike. Po të njëjtin fat ka edhe zëri i “planifikimit urban dhe strehimit” që pëson ulje me 814 milionë lekë më pak se sa 2014.
Pushteti vendor, si një dashuri e urrejtje e kryeministrit do të pësojë një ulje me 851 milionë lekë nga transfertat e pakushtëzuara mesatarisht 25 deri në 29%. Një praktikë që bie kryekëput ndesh me praktikat e mëparshme, në të cilat transfertat janë rritur dhe nuk kanë rënë, duke i ulur kështu mundësinë pushtetit vendor që të kryejë detyrimet minimale karshi qytetarëve që ai ka për detyrë t’u shërbejë.
Shpenzimet do të ulen në masën 763 milionë lekë në sektorin e “Transportit Rrugor”, e kjo ulje do të ndodhë edhe tek financimi i brendshëm, që kryhet me lekët e taksapaguesve, do të ulet me 50 milionë $ krahasuar me vitin 2014.
Ndërkohë që, në fushën e arsimit janë 445 milionë lekë më pak për fushën e arsimit bazë (pra nëntë vjeçar) dhe 434 milionë lekë më pak në fushën e arsimit të mesëm krahasuar me vitin 2014.
Mazhoranca që premtoi se do të mundësonte shëndetësinë falas, se besonte se shteti duhet të ndihmonte gjithëkënd në shëndetësi, ka vendosur që të ulë shpenzimet në programin e “Kujdesit Dytësor” me 405 milionë lekë”, tha ajo. /gj.k/
Kur ngeli poltika ta bejne fuckat e boothshkerdhyerit si kamarjeri peder i rinasit !
O Tempora O Mores …kush e ka q!r ate vend ,cfar rrace qeni ka qene
Jorida: Eshte e vertete se nuk e kemi me ty,pasi
pas teje eshte PD.-ja e Sali Bashes,te cilet cuditerisht
sot ju kane bere kaq Kalemxhinj!Dhe kur:pas asaj dekade
pushtetmbajtese qe na late perhibret-jalem!Ne fakt nuk na vjene per te qeshur,perkundrazi
ndjejme keqardhje per ju por edhe per vete.Sidomos kur
po kerkoni te sensibilizoni protesta per varferine,per prishjen
e ndertimeve edhe pse jane si Tumore ne Trupin e cdo hapsire
ne te gjithe Shqiperine.Sensibilizoni per te kundershtuar
mos vjedhjen e energjise,etj,ne nje kohe qe ne dekaden e
pushtetmbajtjes suaj e kthyet vendin ne nje Xhungel ku dominoi
i forti,hajduti,krimineli dhe mashtruesi.
Ne kete kontex,nuk na befasone as tollumbacja e rradhes z.Jorida
per aresye se tashme jemi te mesuar me te tilla “Festa”.
Edhe Sot u shprehet qe 17 Nentori gjoja sipas jush duhej te sherbente
per bashkimin e te djathtes me te majten per ta nderuar sebashku
Clirimin e Tiranes.bukur,por kush ju ndaloj qe ta benit nje gje
te tillr?Ju ishit ata qe moret pjese ne kete ceremoni perkujtimore,
vecse me vehte!Edhe kjo nuk eshte rastesi,por eshte ne vazhden
e zgjidhjes suaj teper te gabuar.Ne Parlament psh kini kohe
qe nuk mirrni pjese,ne nje kohe kur populli ju ka dhene voten per
te qene aty ku Fjala degjohet dhe Interesat e popullit per mire diskutohen.Por keshtu sic po beni ju,jo vetem qe nuk po e permbushni kete si Detyrim,por edhe fyeni ata qe me bindje shprehen nje
besim te konsiderueshem ndaj jush.
Ne perfundim,e tere kjo tabllo,nga fillimi deri ne fund fajesone
vetem Ju,per papergjegjshmeri,dhe per mungese respekti ndaj
Popullit dhe Kushtetutes,akt ky qe pamedyshje do tju japi nje Kosto
edhe me te larte se ajo e 23 Qershorit.Ketu do te jemi dhe do ta
shikoni se keshtu ka per te ndodhur.Kete e forcone edhe prezenca
e Saliut dhe e Lulit te cilet ja kane marre Doren Humbjeve.