Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Kreun e Shtetit Bujar Nishani në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës dhe Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë.
Takimi që ka zgjatur për rreth 20 minuta është në vijim të negociatave që po zhvillohen mes Kryeministrit dhe Presidentit për plotësimin e vendeve vakante në Bankën e Shqipërisë, përfshi këtu edhe pasuesin e Ardian Fullanit.
Burime nga Presidenca theksojnë se Kreu I Shtetit ka ritheksuar zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës përsa I takon kompetencave të tij në përcaktimin e emrit që do të propozohet për postin e Guvernatorit të ri.
Takimi Rama-Nishani vjen disa orë pasi Kreu i Shtetit përmes një letre drejtuar Kuvendit dhe Kryetarëve të Grupeve Parlamentare shprehu rezervat e tij në lidhje me pr/buxhetin e vitit 2015 përsa i takon fondeve që i janë përcaktuar Institucionit të Presidentit.
Në letrën e tij, Nishani thekson se fondet për vitin e ardhshëm janë shkurtuar me rreth 3.4 % në krahasim me buxhetin e 2014. /gj.k/
Z.Rama:po me kte do negociosh per guvernatorin ti?
Po ky sa te kthesh ti krahet do i mari mendje Berishes se cfar do vendosi mbas takimit me Ju.ky nishani as per kryetar kooperative malore nuk eshte i afte.