Ahmetaj: Buxheti 2015, më i madhi në investime gjatë 5 viteve të fundit

17 Nëntor 2014, 19:54Politika TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë tha se buxheti i vitit 2015, është një buxhet që garanton rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.

Buxheti i vitit 2015 ka tre shtylla kryesore të cilat janë edhe profili dhe fytyra e tij. Së pari, është buxheti i rritjes ekonomike, i konsolidimit të rritjes ekonomike. Është buxheti i reformave të domosdoshme në ekonomi dhe është buxheti i vazhdimësisë së drejtësisë fiskale, i filluar me paketën e vitit 2014.
Ne kemi frenuar rënien ekonomike. Kemi frenuar gropën e madhe ekonomike që gjetëm në shtator të vitit 2013 dhe po konsolidojmë rritjen ekonomike me instrumentet buxhetorë dhe jo vetëm buxhetorë. Në fakt po, ky është buxheti më i madh i 20 viteve të fundit, po kap shumën e 5 miliardë dollarëve. Po, është buxheti më i madh në investime në pesë vitet e fundit. Investon 800 milionë dollarë. Dua ta ndaj me qytetarët këtë shifër sepse është filozofi përtej shifrës. Jemi duke investuar 5.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pra 800 milionë dollarë, ndërkohë që kemi filluar trajektoren e uljes së borxhit publik dhe të deficitit. Ka pasur vite kur është tentuar të investohet më shumë se 800 milionë, por deficiti buxhetor ka qenë 8 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot, deficiti shkon në 4 % dhe investimet publike në 800 milionë dollarë.”, tha Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend.

Ahmetaj tha se ka nisur ndërtimi i një modeli të ri ekonomik, i cili do të konsodilojë rritjen ekonomike duke e çuar në 3%.
“Viti 2015 konsolidon rritjen ekonomike, ku nga 2-2.2 % këtë vit do të kalojë në 3 %, për të arritur në fund të mandatit tonë të parë në 4.5 %. Vetëm atëherë përfitimet te qytetari fillojnë dhe kanë dallueshmëri të rëndësishme.
Kemi filluar të ndërtojmë një model të ri ekonomik, i cili bazohet në zëvendësimin e importeve me produkte prodhim vendas. Koha kur kishte rënie ekonomike, papunësi, ka mbaruar. Ne jemi fokusuar tek disa sektorë.
Sektori i manifakturës. Sot, vetëm kjo industri i jep Shqipërisë 140 milionë dollarë më shumë eksporte. i jep vendit rreth 5000 vende të reja pune. Janë 5000 familje që ushqehen nga kjo industri. Vetëm kjo industri ka investuar 14 për qind më shumë se në vitin 2013 makineri dhe pajisje, që tregon se cikli është tejet pozitiv.
Industria kimike dhe plastike. Janë rritur eksportet e kësaj industrie 40 për qind, potenciali i saj tregon që kërkon më tepër vëmendje nga ana e qeverisë.
Jemi duke u fokusuar në paketën e bujqësisë për ta futur nga një ekonomi e fragmentuar në ekonominë e shkallës, ku puna, përfitimi, suksesi, prodhimi dhe eksporti të jenë të lidhura në zinxhir në favor të fermerit

Ahmetaj theksoi se reforma e sektorit elektoenergjetik, “do të garantojnë që 200 milionë dollarë që po jepen në vitin 2015 në të ardhmen e afër, në dy dhe në tre vjet, nuk do të jenë më mbështetje për sektorin energjetik, por përkundrazi, sektori energjetik do të kthehet dhe do të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit, investimet publike jo më me 200 milionë, por në tre vite me gati 500 milionë”./j.h

15 komente në “Ahmetaj: Buxheti 2015, më i madhi në investime gjatë 5 viteve të fundit”

  1. Analisti Fevzi Fullhan Nurellarus says:

    ik more kokebole…

    1. janiF says:

      Ca thua more komentues Gomar qe e tregon tek te gjithe emrat qe perdor?
      Ky eshte nder ministrat me te mire qe ke pat ndonjehere , per here te pare po degjon gjera konkrete per ekonomine

      1. nertil says:

        Kjo qeveri e tregoj vendosmerin per te ndermarre reformat e veshtira, qe kerkojne kurjao politike si ajo e sistemin energjitk apo edhe shume reforma te tjera.

        1. endri says:

          Edhe pse me gjithe rrenimin qe i la qeveria berisha kjo qeveri mbas nje viti po e fut ekonomine ne rrugen e duhur.

          1. albani says:

            Te gjitha institucionet nderkombetare e kane vleresuar progresin shume pozitiv te ekonomise shqiptare

            1. hend8 says:

              Nga kjo reformat e ndermarra po rilind ajo qe quhet ekonomi qe ne 23 vjet isbte len ne meshure te fatipo ne duart te disa personave te afte

            2. abi says:

              nje jete te tere do e falenderojme kte qeveri qe me politikat ekonomike qe po ndermer po e sjelll vendin ne rrugen e duhur

        2. realisti says:

          JaniF qenke nje koqe zotrote qe te pleqejne vetem shifrat. Per veten e vet dhe familjen e tij, ndoshta dhe per nje servil si puna jote ky mbetet ministri me i mire ne histori

      2. poli says:

        ministri me i pergatit i kesaj qeveri eshte zoti ahmetaj icili me punen e tij tregon qe ekonomia shqiptare sot eshte ne rrugene duhur drejte rimekembjes.

      3. Agustin says:

        qe kjo eshte ne shinat e duhura se moho dot askush kte si asnje here po punohet per te miren e ketij vendi edhe jo duke e len ne harrese kte vend.

      4. Analisti Fevzi Fullhan Nurellarius says:

        Po ky eshte super-bole more…

    2. Renata says:

      Nuk e kuptoj si mund te lejoni komente nga keto ordinere qe veten te shajne dine.

      1. andi says:

        Vendi eshte ne shinat e duhura. Edhe ktr po e tregojne reformat qe po ndemerren.

  2. Albi says:

    Minister ekonomie nje qe ka studiuar anglisht …

    1. Renata says:

      Albi qe te mos mbetesh injorant lexo nga pak se ste ben keq. Kete here po te ndihmoj un, mund te lexosh e kuptosh vete besoj
      Në karrierën e tij z. Ahmetaj ka mbajtur funksione të rëndësishme si Zv. Ministër në Ministrinë e Integrimit Europian (2004-2005) dhe Zv. Ministër në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë (2003-2004).

      Ka kryer funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë dhe ka qenë përgjegjës për hartimin e politikave dhe legjislacionit të ri fiskal (Kodi Fiskal, Akcizat dhe legjislacioni i ri për taksën direkte).

      Ka qenë përfaqësues i Qeverisë Shqiptare në procesin e negociatave me Bashkimin Europian lidhur me Marrëveshjen e Stabilizm Asociimit dhe Kryetar i Grupit Negociator me Komisionin Europian për Komunitetin e Energjisë. Në vitet 1992-1993, ka kryer funksionin e Këshilltarit të Ministrit të Financave si dhe Asistent i Thesarit të SHBA.

      Z.Ahmetaj ka kryer studimet për Doktoraturë në Universitetin e Bukureshtit, Rumani, gjatë viteve 2005-2009 dhe që nga viti 2009 mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Sigurisë Energjitike.

      Ka kryer Studimet Master në Universitetin e Kentucky-t, SHBA, për Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci, diplomuar në vitin 1996.

      Ka kryer projekte kërkimore për Financë Ndërkombëtare dhe Tregje Financiare Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, SHBA (1999- 2000); Për Menaxhimin e Politikave Ekonomike Publike, në departamentin e Ekonomisë, në Universitetin George Washington, Edmund Walsh School of Foreign Service, Washington, SHBA, si dhe për Menaxhimin e Konflikteve në Epokën e Teknologjisë së Informacionit, Athinë (2004)

      Ai është autor i disa publikimeve shkencore.

      Zotëron shumë mirë gjuhët angleze, italiane, greke dhe është njohës i gjuhës ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje