Kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Pandeli Majko debatuan mes tyre në seancën plenare ku po diskutohet mbi pr/buxhetin e 2015 dhe Paktën Fiskale në lidhje me faljen e kamatvonesave të energjisë elektrike.
Majko duke marrë fjalën në Kuvend kërkoi faljen e kamatvonesave të energjisë për personat që janë nën mbrojtje sociale, pasi kjo do na bëjë më njerëzorë.
Në këtë kuadër deputeti socialist iu referua një takimi që kishte pasur me dy fëmijë jetimë, të cilët përfitonin vetëm të ardhurat nga statusi i jetimit.
“Ne sot do të votojmë faljen e kamatvonesave për pensionet në fshat e ç’na gjen të flasim këtu dhe për ata që janë me mbrojtje sociale.
Nuk besoj se kjo na shmang nga ndonjë faturë e kripur, përkundrazi na bën më njerëzorë”, u shpreh deputeti Majko.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili konfirmoi tolerancën zero për vjedhësit e energjisë elektrike.
“Në këtë betejë nuk do të bëjmë asnjë lëshim dhe nuk do shohim asnjë në sy dhe po ashtu toleranca do të jetë zero. Energjia paguhet dhe nuk vidhet, pikë”, u shpreh Kryeministri.
“E vërteta është që ne kemi 20 vjet që tërhiqemi zvarrë duke bërë një faj tradicional që ne këtu sot nuk duhet t’ia lejojmë vetes, fajin e mbajtjes së pushtetit në kurriz të shtetit. E kemi shtyrë të ardhmen për shumë vite duke folur në emër të asaj, por duke qenë peng të së sotmes”, tha Rama.
Në këtë kuadër ai shtoi “këtë të energjisë dua ta ritheksoj sot. Ne nuk do të falim asnjë kamatvonesë të energjisë dhe nuk do të falim asnjë mospagesë të energjisë. Dhe për ata që thonë që nuk paguajmë dot energjinë i them që pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar paguajnë më shumë energjinë elektrike”.
Madje Kreu i Qeverisë shprehu bindjen se pavarësisht kostos politike që mund të shkaktojë insistimi i Qeverisë për të mos lejuar më abuzimin me energjinë elektrike, askush nuk do të tolerohet.
“Nëse sot ka njerëz që nuk u pëlqen të paguajnë energjinë le të zgjedhin një qeveri tjetër, ose një koalicion tjetër. Ne në 2013 nuk u votuam që të vazhdojmë të gënjejmë veten dhe qytetarët”, tha Rama.
Pandeli Majko
Deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Parlament, mbi diskutimet për projekt-buxhetin është ndalur në disa masa të marra nga qeveria. Majko është ndalur kryesisht te rritja e akcizës së duhanit, duke deklaruar se ajo nuk i shërben shëndoshjes së familjes shqiptare, ashtu siç deklaruan me humor deputetët e majtë, por se kjo rritje bëhet për të paguar borxhet e lëna nga qeverisja e mëparshme.
“Nuk mendoj se shqiptarëve do tu shëndoshet familja duke lënë duhanin. Nuk është duhani shkak për prishjen e familjeve, do rendisja një sërë shkaqesh për prishjen e familjeve. Një shkak janë pijet alkoolike, por ju zoti Beqaj nuk na keni sjellë ndonjë taksë për pijet alkoolike. Prishja e familjeve lidhet edhe me ekzistencën e pikave të basteve e lojërave të fatit.
Me këtë buxhet nuk shikoj ndonjë taksë për lojërat e fatit. Kemi të bëjmë me një buxhet të kontraktuar, për shkak të “gjyles” që kanë lënë paraardhësit tanë”, deklaroi Majko.
Sipas tij, këtë vit nga buxheti i taksapaguesve janë paguar 260 mln dollarë nga borxhet ndërsa deri në fund të vitit do paguhen të tjera dhe shuma do arrijë në 350 mln dollarë.
“Ndërkohë që qeverisim ne paguajmë për rrugët e bëra në 2006, në 2009 etj”, tha deputeti i PS-së Pandeli Majko.
Edi Rama
“Borxhi për ne do jetë tabu, edhe me koston që njerëzit të thonë duam qeveri tjetër. Japim 16 mln dollarë rimbursim për ata që deri dje janë lënë me gisht në gojë nga qeveria e kaluar, që nuk u jepte lekët e rimbursimit”, u shpreh Kryeministri Rama.
Në vijim të debatit me deputetit Majko, Rama u shpreh se kjo e majtë është zgjedhur për të vendosur barazinë përpara ligjit.
“Nëse kjo shoqëri do paguante 100% energjinë, do kishim një Shqipëri më të mirë. Ne na kanë zgjedhur për të vendosur barazinë para ligjit dhe para të drejtës. Ne nuk do heqim dorë nga mbledhja e parave të energjisë”,tha Rama.
“Sikur ne, kjo qeveri të arrijë në 4 vjet vetëm kaq, që Shqipëria të mos vjedhë më veten duke vjedhur energji, besomëni kemi bërë një mision historik. Vetëm kaq, asgjë tjetër. Në këtë betejë nuk bëjmë asnjë lëshim. Energjia paguhet dhe nuk vidhet, pikë”, tha ai.
Kryeministri i është rikthyer edhe njëherë çështjes së subvencionimit të naftës për fermerët duke theksuar se nuk do ketë faturë ata nuk do të rimbusohen.
“Ne nuk do ta rimbursojmë naftën pa faturë. Ne jemi votuar që çdo qindarkë ta çojmë në funksion të shtetit e shoqërisë. Ka marrë fund historia e subvencionit të korruptuar. E merrnin naftën për traktorët dhe e përdornin për Benzat. Ne nuk mund të mendojmë me të majtën që mendon me zemër, por pa mend.
Ne duam që të mbështesim fermerët. Kush bashkohet merr më shumë mbështetje nga ne. Ne nuk jemi këtu për tu kujdesur për të mbajtur status-quon, por për të thyer status-quon. Kjo është arsyeja që unë besoj se kemi arritur të vendosemi në një pozicion jo komod por shumë të qëndrueshëm.
Do të legalizojmë shtëpitë në zonat informale, dhe ata që nuk kanë alternativë do tu gjejmë alternativë” – tha Rama. Asnjë shtet i madh nuk mbështet përgjumjen. Me këto para që kemi janë shumë pak me nevojat. Mbështetja e një fermeri është mbështetje e një procesi. Sfida jonë nuk është si t’u fshihemi fermerëve, por t’i bëjmë të kuptojnë se paratë janë por duhet të konkurrojnë dhe për të konkurruar duhet të mësojnë”, tha Rama.
Kryeministri Rama ka bërë të ditur në seancën parlamentare se falë kërkesë së deputetit socialist Pamndali majko është stopuar prishja e banesave të ndërtuara pa leje.
“Falë Pandit e kemi bllokuar prishjen e banesave. Por mos prishja e tyre në kryeqytet pengon një projekt tjetër. Kemi një plan që ata të mos dalin në rrugë. Por nga ana tjetër si do ndërtojmë një infrastrukturën modern me cibanët e mbjellë në të 4 anët”, tha Rama
Më tej ai duke sqaruar sepse është ndaluar ky proces thekson se kërkesa e Majkos ishte e bazuar te e vërteta se ata njerëz nuk duhet të lënë pa alternativë. /gj.k/
O popull kamate eshte 100% e fatures pra shkon 200 %.Ligjerisht duhet te jete deri ne 10 %. Pyetja ku shkon 90% i vjedhur nga shteti.
Bravo Edi,
Shteti nuk eshte biciklete qe kthehet sa here i del nje gur perpara.
Shteti nxjerr nje ligj, dhe ky zbatohet nga te gjithe.
Nqse ka 1 apo familje qe duhen perkrahur, shteti ka forma, Kryqin e Kuq ose sensibilizon Biznesmenet ta ndihmojne.
Ti duhet te jesh nga ata leganat qe nuk jane te zote me bo noi leke edhe flasin prishja objektin ktij, veji gjoba ktij tjetrit se eshte tu me plas shpirti nga marazi pse Ai ka bo perpara dhe une Jo. Ashtu ke per te vdek, pabuks, se e KE mendjen per te prish pune e Jo qe te shofesh te bosh noi gjo per veten tate. Yyyt rrace e keqe ziliqare. Marazi ka per ta honger shpirtin.
Bravo Edi Rama.
Me ne fund Shqipetaret kane nje kryeminister qe kerkon qe te vere Shtet dhe Ligj dhe kjo eshte nje gje e mire per te gjithe.
Pandeli majko nje deputet koti qe don te coje uje ne mullirin e hajduteve. Turp qe ka marre mandatin e deputetit ky.
Po edi rama ben mire qe ta heqe nga lista ne zgjedhjet e ardheshme kete Pandeli Majkon.Me kete Pandeli majkon dhe vocerrake deputete socialiste si puna e tij ka bere qejf berisha per 24 vjet me rradhe ne politike. Keta tipa si puna e pandeliut ia kane bere jeten politike me te qete sali berishes po dhe abuzuesve me ligjin.
Po pse mer legen tek duhani negligence halli I Shqiperise??? Mire ka thone Majko, pse nuk takson alkolin e kazinot? Ato jane plaga e ktij populli, Jo duhani.
Z.Pandi ka shume te drejte, shteti duhet ti trajtoje njesoje qytetaret e tij, ne qytet jetohet me keq se ne fshat , ne fshat i fal kamatvonesat ndersa ne qytet jo, kjo ne thelb perben veper penale se Edi Rama nuk e ka ciflikun e tij e te beje si te doje duke bere diferencime tek qytetaret. Natyrisht Pandeli Majkon jo cdo njeri e kupton, por ka shume te drejte, esht nder per PS qe e ka deputet ne kuvend, parat e shqiptareve nuk mund te investohen vetem duke investuar ne burgje. Ne se duhet nje fillim i ri ai shume mire mund te filloje me nje amnisti te pergjishme per ata qe lidhin rjetin pa leje apo kane mbi faturime, afrofe etj.etj.pa qene nevoja qe shqiptareve tu tregohet burgu, sepse shqiptaret nuk kane pyetur per burgjet e Enver Hoxhes dhe jo per burgjet e soteme qe u tregon Edi Rama,sepse ne fund te fundit nuk kane pothuajese asnje dallim nga jeta ne varferi qe bejne shqiptaret.
Njeri me kote, deri me tani nuk kemi pare ndonje merit te tij as dhe ne Kohen kur ishte k/minister ,se edhe me luften ne kosove, nuk se beri ndonje gje ky se meritat I ka I gjithe populli shqiptare por jo ky ,nje anti shqiptare I kamufluar , mire qe ka deklaruar vet qe s’eshte shqiptare
nejse per mua ky njeri nuk ka asnje vlere ,as intelektuale as profesionale, por vetem nje gje e ka merit qe diti te rruaj kartonin e deputetit duke luajtur servilizmn si kolaburist.
Tia marresh leket dhe te rrine gatitur pse ata qe i kan paguar deri tani ca kane qen te pasur ne ske mos hap dritat mer qirinj
Z Rama edhe pse jeni koqe kandari, une ju mbeshtes fuqishem per sipermarjen tuaj, nepermjet te ciles i keni shpallur lufte hajdutve dhe mospaguesve.
Lani,
Po te tregoheshe i sinqerte do te thoshje: Edhe pse te dy jemi ko..e kandari…
Megjithate edhe ky pohim ka njefare sinqeriteti.
ku kemi arritur. basha del xhiro neper shqiperi. e opoziten e ben vete mazhoranca. hajde hajde…
Po pse te falen, mos beni si beri zoti padrino Nano dhe berisha qe ua fali dhe ja ku arritem, po ne cfare jemi qe kemi nje jete te tere qe paguajme, neqoftese do shtet, mos tolero, se te mer lumi sic na ka marre per kaq vjet,pensionisti dhe ai rrogetari qe mezi i del per buke, qe mbeshtillen me batanije se nuk u del qe te harxhojne shume paguajne, kurse keta te nderuar ne cdo dhome, apo qofte dhe ne WC kane ngrohese qe te mos kene ftohten,po shko jashte shtetit, dhe shumica e tyre kane femijet, nje dite nuk rrine pa paguar, kurse ketu shijne, dhe aq me keq i nxisin te dalin ne protesta, shtrohet pyetja kur do behemi o shqiptare, kur?
Pandi!
E tregove vehen xhakete e vjeter!
Lexo Kapitalizmin e Karl Marksit dhe do e kuptosh se ka ikur koha e Planeve 5 vjeçare ku dihej se ku shkonte edhe nje gjys lekshi!
Tani per shtetin eshte koha e pagesave, taksave, kredive, permbarimit, vleres dhe mbivleres!
Jemi ne EKONOMI TREGU!
Mere si ta maresh me hyrje- dalje nga e djathta apo nga e majta politike.
ESHTE EKONOMIA! TUTKUN!
Mendoj qe familjet shume te varfera duhet te ndihmohen nga shteti,ashtu sic ndihmohen njerzit dhe ne Europe
mushkes duhet me ja rendu peshen e druve se rri me urte. dhe me popull mushke se i yni nuk gjen as te komentuesit e temes se semes??
Kamate vonesa e Energjise eshte nje vjedhje e paster dhe mbi te gjitha eshte e paligjshme. Banka me gjakpirese ne bote, mund qe te kete nje interes deri ne 25% per nje pagese te vonuar, por qe kjo shume te shkoj 100% pas disa kohesh, kjo vetem ne Shqiperi ndodh dhe e aplikuar nga vete Shteti Shqiptar, pa ligj dhe me force. Kjo vjedhje dhe bastisje e qytetareve, nuk eshte me pak se nje vjedhje nga nje kriminel i armatosur!
Asnje te mos paguaj kamatat e ketyre batakcinjve! Shkoni paguani totalin detyrimit te konsumit te energjise ne nje Banke me nje transferte te OSSHE dhe lerini kamatat qe tu pijne lengun si kryeministri edhe vasalet e tij. Mos pranoni qe te vidheni diten me diell.
Une nuk kam asnje pagese te vonuar, dhe nuk paguaj interes.
Ata qe nuk paguan, menduan se do rrinte 100 vjet Berishovici ne karrike, dhe pensionistat do paguanin per ta.
Te gjithe qe nuk kane paguar, jo se nuk kane, por e kane vjedhur Shtetin, dhe nuk kane respekt per te. Kosovaret, te gjoja perndjekurit, Bathorja, Tropoja, Shkodra dhe nje pjese huliganesh ne Vlore e Durres..
Prandaj, te paguajne me nje kembe!
Ky shtet ka 23 vite qe i ka vjedh dhe po vazhdon ti vjedhe Shqiptaret, bile me kamate. Parate e njerezve nuk paskan vlere dhe parate e shtetit kane vlere? Sa te mjere qe jeni.
DUHET te dilet ne proteste te rrezohet kjo qeveri qe nuk mbledh dot faturat e energjise ne fshat dhe ne periferine e tiranes ,durresit,[kamez-bathore-paskuqan-shkozet-keneten e durresit,e per te kompesuar humbjet e rrit cmimin e energjise per popullin qe e paguan energjine,kjo eshte e gabuar,qeveria duhet tia marre parate atyre qe s’paguajne jo te na e rrise ne qe e paguajme.
Ah i shkreti ti qe je jo vetem Tajar, por mbi te gjitha je ftohur jo pak po thelle ne TAJARE…
U ftofsh n’tajare,
Rrezo kete Qeveri, qe Bathorja te behet Kryeqytet i injorances Berishiane qe zhduku populli ne 23 Qershor.
Kjo Qeveri do i presi drute njesoj, si per Kosovarin e gjate, kapadai dhe kokbosh, Lazaratin kokedaulle, edhe per te shkurterin qe futet ne astarin e xhaketes.
Na ishte bere Lazarati Superfuqi, me pese kokepalare. Shteti i tregoi vendin me 5 police femra.
Kush te paska thene ty , more DEMI , qe Pandeli Majko , nuk eshte shqiptar ? Madje pa pike turpi genjen , duke thene qe Majko e paska deklaruar vete qe nuk eshte shqiptar . Familja e Pandeli Majkos , eshte 100% familje e nderuar shqiptare , me nje te kaluar thellesisht patriotike , qe fillon nga koha e turkut , vazhdon me luften çlirimtare , e deri ne kohet tona . Po ti ke te drejte , se qe te jesh shqiptar , duhet te quhesh Mazllem , Mahmut , Sherefedin , per ndryshe , po te kesh emer kristiani ortodoks , automatikisht nuk je shqiptar . Llogjike e bukur prej injoranti .
Po sikur Pandeli Majko eshte me origjine Gjermane? E ka pranuar edhe vete kete gje!
Altruisti (ky shtetnormalizues e don nje morsar prane, se nje e dy vec kur ia fut brockulla kotsekoti, si mbeturine e revolucionit te 1967-es, qe “falnin” kursimet, – po, po mos habisni edhe keso iniciatoresh ka patur ajo kohe absurde! Dhe, kur e pyeten iniciatorin se sa para kishte ne libreze te kursimit, rezultonte se kishte sa per nje…gurabi 5 lekshe!?)PANDUSH ka shume te drejte. Per shembull, ai vetem me nje çokë KESH te ish-kryetarit te Bashkise se Lezhes per bulevardin a rrugen kryesore te Lezhes, financim i PNUD-it, si ne 1997-en a 1998-en (besoj duhet t’i kujtohet) mund te mbuloje nje lagje, nje qyteze a qytet me KAMATVONESAXHI!
Turp!-shperthime latentesh jo vetem politike, kur nje nga prirjet shume te mira te Edi Rames eshte kompaktesimi (jo rreshtimi komunist) i trupes deputetore dhe i ministrave te tij. C’eshte kjo katrahure ne grupin parlamentar? Vertet mungon opozita, po jo opinioni krejt i interesuar qe i ndjek. 20′-30′ ministrat si per te luajtur me nervat e publikut. U be buxheti si shoshe ku piqen geshtenjat. Mungonte vetem LUGA E ARTE dhe jo nje vit, qe do te vazhdojme te kendojme kengen “Thanas shtrengo rripin”!
Pandushka jep shembullin personal, se bashkudhetaret tuaj me dhe pa thinja kane hyre ne vitin e 10-te te papunesise dhe s’i perfill kush packa se iu inkurajuan, iu mbeshteten, iu votuan (edhe ne KPD etj), per marrezite tuaja, per aventurizmin e kryerrugacit te peshtire Fatos Nano, per te heshturit deri ne dhembje (epo apel s’do te bej tani, kush te kryhet, te kruhet) etj.
THurini lavdi Rames sa me shume,ashtu si i thuret Enverit.Varferia dhe skamja do ju mbuloje juve.Megjitheate ju kenaqeni se eshte Partia juaj qe do ju shterngoje jo vetem rripin e mezit por do ju vere edhe Allçi ne goje, qe te mos flisni.Nga varferia ne mjerim do ju çoje Rilindja ose siç keni deshire ta quani ju qeveria e 1 000 000 shuplakave.
Ate qe beri Pandeli Majko ( per ty Demi) eshte se u perballe qe ne vitin 1999 ne zgjedhjet ne parti me Fatos Nanon i doli perballe o ti i tha o une, por u tradhetua nga Ilir Meta i cili votat e freshit( te moniqes) ja dha Nanos …
… dhe ato qe ai ka ngritur ne parlament jane tema e dites se kush jane problemet e familjes sot, alkooli, kumari etj. Bravo Pandeli se duhen edhe zera kritkie pervec sahanlepirjes se zakonshme
Z.ambasador ,qe te thuash se pandi majko u tradhetua nga Meta eshte Dicka e pavertet , por po te thuash se majkoja u luajt si kart nga Meta po kjo qendron por Jo kjo qe thua ti, edhe sa per Jo shqiptare te majkos ai
Vete ka deklaruar se gjushi I tij ishte me origjin gjermane une thjesht e theksova ate qe ka deklaruar vet ai ,
Vetem nje gje nuk e kam te qarte per kete majjkon , se care politic dhe merit ka ky , se po e ngre zerin per falje kamatvonesa , apo e mbane Mende qe per shume vite populli shqiptare paguante ate taksen majko , qe shkonte per ti mbuluar hordhit e qeveritarev.
Per Ty o ambasador E di tine ate shprehjen popullore , ne lidhje me kandidimin e Majkos dhe perdorimit te tij nga meta .
Ja loni pe betoni ja dhe meti pe verteti . ( ja pandi pe kartoni ja dhe meta Kryetar parlamenti