Vdekja e papritur e Florian Kondit, të njohur si Dr.Flori, ka shkaktuar shumë keqardhje.
Kjo, jo vetëm pse ai ishte shumë i ri, por edhe për faktin se Flori ka qenë një personazh shumë i dashur për publikun.
Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin Ëest Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, të cilët u bënë anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë.
Pas suksesit të madh me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar.
Ndërsa kënga më së shumti që bëri jehonë ishte “Tirona”, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tani kryeministër i Shqipërisë.
Teksti i këngës i shkruar nga 34-vjeçari, “Zjarr e Ftohtë”, i kënduar nga këngëtari, Luiz Ejlli, fitoi në “Festivali i Këngës 44” dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2006”.
Kohët e fundit Doktor Flori shfaqej shpesh me Ermal Mamaqin, me të cilin pati disa bashkëpunime.
Madje, ai deklaronte se kishte hequr dorë nga të gjithë veset, pasi me Ermalin shkonte në një kishë ungjillore dhe ishte bërë besimtar i devotshëm./b.l
Ja disa nga hitet e Dr.Florit:
2010 – Origjinale (feat. Aurela Gaçe & Marsel)
2011 – Ca po menon (feat. Anila Jonuzi)
2011 – Ca na ke
2011 – S’ma ndjen
2011 – Bota nuk është bardhë e zi
2011 – Personale
2012 – Pasion (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Tune tune (feat. Fatima Ymeri)
2012 – Ka kalle (feat. Noga)
2012 – Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)
2012 – Jam ti! (feat. Fabi)
2013 – Zemërthyer (feat. Tiri)
U prehsh ne paqe o i madh. Te mposhten demonet e tu, kush te njohu e di cfare shpirti e zemre kishe!
Me ardhka shume keq.Ngushellime familjes
Shume keqardhje per ikjen para kohe te ketij artisti te mire dhe te dashur. Ngushellime familjes dhe femijeve…
Me tronditi ky lajm i pa besushem per FLORIN njeri vertet i mrekullushem muzikant shum i mir dhe shum i ri shum tronditse te prehet ne paqe,kur ikin njerzit e mir nga kjo bot esht vertet nje dhimje madhe ngushellime familjes.
Ngushellime te sinqerta familjareve !
Nje mik shume i mire per te gjithe ?
nuk abuzohet me shendetin o flori…organet nuk pyesin sa i famshem je…zemra eshte organi qe nuk pushon se rrahuri gjat gjithe jetes…ka muskujt me te avancuar ne te gjithe trupin e njeriut, por kur ti merr substanca te cilat ndikojne drejt per drejt me kta muskuj te cilet i ben te punojn 10 here me shm se sa jane projektuar nrm qe dihet perfundimi…duhej te beje ndonje vizite se e dije qe je keq me shendetin por ke menduar se je i ri dhe e perballon…kam qene vete aty ndaj e di… dhe si ateist qe jam po te them u befsh ushqim i mire per ato lule dhe bar qe do mbijne mbi eshtrat e tua…
ishte pikrishte c.i.a e Enver rame kristaq hogjes qe e hoqi qafe.-tritol,vrasje,helmime.vrasje qelbesirat rolinden.
ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur. dhe keqardhje per jeten e tij te re. paqe shpirtit te tij!!!!
U prefsh ne paqe
NA erdhi keq per humbjen e ketij kengetari,ngushellimet familjes nga admiruesit e tij.
Dheu i lehte dhe udhe te mbare kusho !
edhe kishe bo kengen mos pi mall bej palester edhe pije vet
u prefsh ne paqe
i madhi dr.Flori u prehte ne paqe, 1 lajm teper trondites per te gjithe ?