Protesta e 22 nëntorit që do të organizohet përpara selisë së Këshillit të Ministrave duket se do të jetë një kopje e protestave që organizonte Kryeministri Edi Rama kur ishte në opozitë.
Burime nga PD pohojnë për TemA se shumë nga elementët që do të përdoren në këtë protestë janë të ngjashëm me ato që janë përdorur më parë nga Rama në protestat që organizonte, por edhe gjatë mitingjeve në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013.
Mësohet se në protestën e 22 nëntorit krahas kreut demokrat Lulzim Basha që do të mbajë fjalimin kryesor do të jenë prezent në tribunë edhe disa qytetarë të cilët do të artikulojnë problemet dhe vështirësitë që ndeshen në jetën e përditshme.
Burime nga PD shprehen se është menduar që në tribunë të marrin fjalën përfaqësues të shtresave të ndryshme, përfshi këtu edhe qytetarë, të cilët në takimet që kanë zhvilluar me Bashën në turin e tij në rrethe, kanë pohuar se kanë votuar për koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste, por tani janë të zhgënjyer.
Ndërkohë që një tjetër emër që pritet të mbajë një prej fjalimeve do të jetë Kordinatorja e PD-së Grida Duma, e cila duket se po i imponohet “dhunshëm” me prezencën e saj disa prej emrave më të njohur në partinë më të madhe të opozitës, apo siç konsiderohen ndryshe senatorët. Duma, ashtu sikundër në Kuvendin Kombëtar të PD-së, pritet të jetë e zgjedhura e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të mbajtur një fjalim të shkurtër.
Një tjetër element i protestës së demokratëve pritet të jenë pankartat me premtimet që janë bërë nga Qeveria “Rama” dhe mospërmbushja e tyre, ndërsa pritet që në qiell të lëshohen edhe tullumbace me mesazhe kundër Qeverisë.
Nëse Partia Socialiste dikur në opozitë kishte mbështetjen e Konfederatës së Sindikatave, sot PD në opozitë ka mbështetjen e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, që krysohen nga Gëzim Kalaja. Ky i fundit ka pohuar se do të jetë prezent në protestën e 22 Nëntorit, ndërsa i ka bërë thirrje sindikalistëve ti bashkohen tubimit.
Pothuajse 1 vit nga periudha kur Edi Rama morri zyrtarisht postin e Kryeministrit të vendit, kreu demokrat Basha u angazhua në një tur takimesh me qytetarë, herë i shoqëruar nga deputetë të PD sipas qarqeve dhe herë pa praninë e tyre. Edhe në këtë aspekt Basha duket se i ka “vjedhur” idenë Kryetarit të Partisë Socialiste, i cili gjatë periudhës në opozitë ndërmorri turin e takimeve me qytetarët, duke kaluar më pas në takimet derë më derë me to.
Të njëjtën strategji duket se po zgjedh edhe Basha, i cili pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjes së Këshillit Kombëtar të kësaj partie është angazhuar në një tur takimesh në zona rurale, por edhe në qytete, duke bashkëbiseduar me qytetarët. Papunësia, çmimi i energjisë elektrike, taksat për biznesin, mungesa e vendeve të punës, varfëria, rendi dhe siguria, janë çështjet të cilat selia blu është ndalur në të gjitha takimet e zhvilluara.
Duke shfrytëzuar pakënaqësitë, Basha i ka kërkuar qytetarëve të bashkohen në protestën e 22 Nëntorit për ti thënë ndal një qeverie që sipas tij sot nuk i dëgjon qytetarët përveçse me rrugën e protestave.
Basha shmang Topallin nga Shkodra
Kreu demokrat Lulzim Basha takimin e fundit të zhvilluar për javën sapo e mbyll e mbajti në qytetin e Shkodrës, zonë e njohur si bastion të demokratëve për rreth 23 vite, por që në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi koalicioni PS-LSI. Ashtu sikundër në qytete të tjera, edhe këtu Basha ka përdorurt të njëjtën strategji, bashkëbisedimin me qytetarët, larg mediave, dhe në fund mbylljen me një mesazh: ju ftoj në protestën e 22 Nëntorit.
Por ajo që ran ë sy nga takimi i kreut demokrat ishte fakti se në krah të tij nuk ndodhej ish-Nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, një prej zërave më kritik ndaj kreut demokrat në rradhët e demokratëve. Burime nga PD shprehen se mos përfshirja e Topallit në këtë takim ishte një vendim i kreut demokrat, por në anën tjetër edhe dëshirë e ish-Kryetares së Kuvendit Topalli. Por jo vetëm kaq, edhe Lorenc Luka, Kryebashkiaku i Shkodrës, nuk ka qenë në krah të kreut demokrat Lulzim Basha, ndërsa ai ka mbajtur një distancë të dukshme prej tij.
Duket se problemet e Bashës me Topallin, por edhe me Lukën, janë pasqyruar deri diku edhe në takimin e vakët që i kishin organizuar kreut demokrat në qytetin më të madh verilindor të vendit. /gj.k
se kuptoj cfare kerkojne keta horra….kokrra anadollakesh turq…
A mos ke pasë ndonjë experience të hidhur ti apo motra jote nga turqit?
Sa per dijeni, ju ve qe shkrueni per mue as me rruhet fare, mo po fare, i gjithe halli jem esht Edvini, ai ma ka mbledh ma ka ba 8 me 2. Po perpiqem tue shkruejt ne facebook, me ja u mbush menjen ca kokebosheve, e boll po me thojn te shkretet, Sali berish ti je mbreti i Shqipnise, marrsh nga ditet tona, ti je ylli i ketij vendi, jo se sme pelqejne, por por…puna asht se po me hyjne dy kamt me nje kpuce…Si do ja bej more si do ja bej ti shpetoj burgut, megjith kete jete moderne qe kam ndertue per vete e per Lilin, si do ja baj more si do ja baj. Ishalla vritet nanji n protest e ta bej nje rremuje si ne 97′ , ta marrim me arkivol e ta fusim ne kryeministri e pastaj ta shofi ai Edvini i Kristaqit te Rames, te me shofi mue kush eshte Sali Ram Berisha…heeee. SB
Per cfare protestojne se nuk e kam te qarte, per vjedhjen e energjise, per prishjen e ndertimeve pa leje, per rikthimin e Lazaratit apo kunder politikes se jashtme te qeverise?
Lulja bredh per ndonje pyke ne kokë e ne b….
Flluske sapuni do jete.
Merr Astrit Kalaja, altin goxhaj dhe 10 veta te tjere.
Ne proteste le te dalen se eshte demokratike por llogjike nuk ka.Ne qofte se Basha do ta rregulloje varferine per nje vit qeverisje le ta marre qe neser pushtetin.Populli nuk eshte me ai i viteve 1990 ku per hir te se vertetes e hengri sapunin per djathe.U prishen vreshtari ;sistemet e vaditjes Uzina e Fabrika se do te ndertoheshin moderne.Rezultatin e pame.Historija e çekut te bardhe nuk duhet harruar.Mbeshtes komentin e Paradoxit.Nuk e di se kure eshte pare Shqiperija me me interes nga europa me shume se sa sot.Ne shqipetare duhet te mesojme qe nuk ngrihet kalaja per nje vit.Mendoj qe themelet po hidhen te sigurta dhe qeverija po punon.Sigurisht jo gjithçka merr noten 10 por mesatarja eshe shum me e larte se çishte.
Po te doje lul zullapi mazllem trapi e permbys qeverine ortodhjakse qe dje. Gjithe muzlumanet duan lulzullapun
Per ç’far do protestojne pyesin disa?
Do protestojne kunder qeverise qe s’po i lejon me te vjedhin. Do protestojne kunder policise qe si lejon me te kalojne me semafor te kuq. Do protestojne per universitetet e mbyllura qe jepnin diploma pa mbaruar shkollen e mesme.
Do protestojne qe te vijne perseri ne qeveri.
Idiot
Dilni ne Protesta o Popull Trap dhe mbroni Leket e vjedhura te ketij LULKURVES BERISHPUTANES dhe ARGITIT
Shqiptaret te mos i pergjigjen fteses per proteste, kjo opozite, eshte kriminale dhe e demshme per c’do shqiptar dhe per kombin tone.
l Basha…Kalaja…Altin Goxhaj e Grida Duma vegla qorre te sistemit te korruptuar te Sali Berishes…..nuk dun shtetin ligjor duan anarki e korrupsion….vemje te sistemit te kalbur…..cirren e gerthasin ne kundershtim me orientimet e BE…….Ligjin ato e konsiderojne dhune …turp….mendojne se do ecet me vjedhje e droge …..ato e shkaterruan shqiperine
Me siguri keta “njerez”qe i kemi pare neper rrethe duke i’u ankuar bashes qe gjoja kane votuar per te majten dhe tani po vdesin per buken e gojes,keta tipa kane qene shume me mire keto vite qe kane kaluar dhe kte vite u katandisen per buken e gojes.
une mendoi se ata qe dalin per te folur,e kane nje arsye,ose nuk kane paguar energjin dhe duan te vazhdoin te mos e paguain,ose e kane patur emrin ne ato listat e fameshme qe mernin rrogen qyl.
Ndersa per ate Kalan e sindikatave,nuk kam se cte theme,se ky 8 vjete nuk u duk ndonjehere ne ekranet e TV,a thua se ato 8 vjete sindikatat kane qene shkelqyer dhe kte vite po marin tatepjeten.
Eh mor Bashe mund te maresh edhe ata miqte e tu te ISIS-it se ata ta mbushin sheshin…..DBIL!!!!!!!!
Shqiperise I duhen BURRA dhe KERMINJE..
varu leshin, le te lehin, es mos ka ndonje pune tjeter Lulka, bashkine e tiranes e ka lene pas dore dhe po merre pamjen e bagdadit mbas luftes! luli eshte bere bashke me altin goxhen dhe gezim kalane dhe do pellasin trotuareve te tirones me 22 nendor!
edhe ne do protestojm per vrasjet e 21 janarit dhe per vjedhjen e 400 milionve nga rruga e kombit hajdut