Familjarët dhe miqtë e afërt të Sokol Olldashit përkujtojnë sot përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta në një aksident automoblistik.
Ceremonia nisi në orën 10:00 në varrezat e Sharrës dhe më pas vazhdon me një drekë përkujtimore.
Familja ka bërë kujdes që ceremonia të jetë private duke shmangur figurat politike të Partisë Demokratike, përjashto disa miq të tij të afërt.
Të pranishëm në Sharrë ishin Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, ndërsa në drekë është një listë më e zgjeruar miqsh.
Një vit pas ndarjes nga jeta brenda PD vazhdon ende debati mbi zgjedhjen e kontestuar të Bashës në garë me Olldashin dhe përjashtimin e mbështetësve të tij nga strukturat e PD.
Në Kuvendin e fundit të PD Basha dhe Berisha shmangën emrin e tij edhe formalisht për t’i bërë homazh si ish- drejtues i PD.