Sarandë/ 15-vjeçarja ndërron jetë në mënyrë misterioze, pas vizitës tek dentisti

15 Nëntor 2014, 18:59Politika TEMA

Një vajzë 15-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Sarandë, ndërkohë që arsyet e vdekjes së saj mbeten mister.

Viktima është  Kristina Anagnosti, lindur në fshatin Dermish dhe banuese në Janinë.

Sipas policisë, ajo ka mbërritur e pajetë në spitalin e Sarandës.

Vajza paraditen e sotme kishte bërë një vizitë tek dentisti, ku kishte shtrënguar telat e dhëmbëve.

Më pas ajo është nisur për në Qafë Botë, për të shkuar në Janinë.

Por, në afërsi të fshatit Pllakë ajo nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë pa ndjenja.

Pas kësaj, vajza është dërguar në spitalin e Sarandës, por për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e saj dhe tashmë pritet të bëhet ekspertiza, për të zbuluar arsyet e kësaj vdekje të mistershme.

Dyshimet e para janë që vajza mund të ketë pësuar një atak kardiak./b.l

7 komente në “Sarandë/ 15-vjeçarja ndërron jetë në mënyrë misterioze, pas vizitës tek dentisti”

    1. Ilir Hoti says:

      Mos fol para kohe o prokuror-hetues gjyqtare e gardian !!! Ngushellime te sinqerta familjes qe ka humbur gjene ma te shtrenjte ne jete…Zoti ua lehtesofte sado pak dhimbjen e thelle…….. Albania nukk ka lidhje me afga-paki etj stane…per te shkuar atje duhet kalohet nga ngjyra e grekerve..qipro…diku afer!!! Ngjarja duhet zbardhur URGJENSISHT!!!!!

      1. Ah,ceeeere je tuj than mer taj !
        Dylbit e trurit te qekan flliq ,sa keq .
        Ksaj i thon mer taj te shikosh vdekjen e popullit te pafajshem
        si nji KafshimHot te asaj jete .
        Stil kafshesh , kjo mbizoteron ne gjithe jo vetem spitalet e te ashtuquajtura (stomatolog-privat) dentiste te diplomuar stallave ,por ne cdo institucion ne cdo tru qe eshte ne xhiro ne ate vend .
        Zoti ju ruajt femijet shqiptareve te papergjegjshem .

  1. lulzullap bin bela al bashar says:

    Do ta kete pas fain doganieri.
    Idiot. Chyn ketu dentisti.
    Kismeti Isaj.
    Ngushellime

  2. martin says:

    Permendja e vizites tek dentist ne titull eshte shume tendencioz!!!

  3. Treviso says:

    Ngushullime Prinderve dhe te aferme.
    Nuk duhet te imagjinojme. Pasi te behet ekspertiza dhe te dalin shkaqet e vdekjes atehere munde te behen komente.

  4. shvejk says:

    Ngushellime familjes . Vajza mund te kishte vdekur edhe duke lare dhembet, kjo nuk do te thote se eshte faji i dentistit. Ti kafshist nuk dukesh me interesant duke mallkuar vendin qe te ka bere koken. Eshte njelloj sikur te mallkosh nenen, mendohu me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje