Lufta ndaj korrupsionit, integrimi i vendit në Bashkimin Europian dhe një Shqipëri tjetër, ishin pikat kycce që sipas Kryeministrit Edi Rama, mbështetet vizioni i tij për zhvillimin e vendit.
Sipas Ramës në të shkuarën sistemi funksiononte në bazë të korrupsionit.
“Ngjyrat tregojnë shumë dhe jashtë shpresëdhënëse dhe ndryshimet vijnë në mënyra të ndryshme.
Kam kaluar një kohë të gjatë në Paris duke u marrë me fushën e pikturës por më pas arrita ti futem politikës ku u angazhova në pjesën time më të madhe të kohës. Kam dashur të sjell bashkë politikën dhe artin.
Gjithmonë i kam kushtuar vëmendje të madhe shërbimit publik dhe gjithmonë kam dashur luftën kundër korrupsionit sepse e konsideroj çështje mjaft të rëndësishme.
Ka qenë një periudhë kur sistemi funksiononte vetëm për korrupsionin dhe jo për njerëzit. Kjo është ajo ç’ka kam dashur të luftoj të sjell një ndryshim në vendin tim.
Në vendi tim ka pasur shumë kjoska dhe ndërtime pa leje dhe gjithmonë kam qen kundër tyre. Ta bëjmë kulturën pjesë të qeverisjes sonë dhe të procesit në vazhdim.
Politika mund të jetë një forcë që të çon drejt pozitivitetit, mund ta mendojmë në këtë mënyrë. Ka të bëjë me kuptueshmërinë. Duhet të jemi ne ata që duhet të sjellim ndryshime, çka sjell edhe shpresën”, u shpreh Rama.
I ftuar në Samitin e Stokholmit “Creative Time”, Kreu i Qeverisë theksoi se politika dhe arti mund të qëndrojnë bashkë. Ai u shpreh se në politikë duhen anëtarë me shumë background-e.
“Edhe pse tashmë ndodhem në fushën e politikës dëshira ime për të pikturuar mbetet. Nuk po them që të gjithë kryeministrat duhet të jenë artisë. Në politikë është mirë të ketë anëtarë që kanë backgraund-e dhe eksperienca të ndryshme. Shumllojshmëria e backgraund-eve ndikon pozitivisht në politikë”, u shpreh Rama.
Kryeministri shpalosi vizionin politik duke e krahasuar paralelisht me pikturën. Ai theksoi se në kohën kur u bë kryetar Bashkie i Tiranës synimi i vetëm ishte që të ndryshonte imazhin e kryeqytetit dhe të largonte ngjyrat e komunizmit.
“Fushat janë të ndryshme por secila prej tyre të impresionon. Një herë u takova me dikë, ai u ofendua sepse pikturoja ndërsa ai fliste. Kjo nuk do të thotë asnjë gjë sepse unë zyrën time e mendoj edhe si atelie.
Personi që kisha përballë mendoi se nuk më interesonte ajo që po thoshte. U detyrova që të lë lapsat e mi dhe ti drejtohem atij.
Dhe në fakt arrita t’ia shpjegoj që ky jam unë edhe pse jam duke bërë diçka tjetër siç është piktura, arrij të dëgjoj mjaft mirë atë që thoni ju.
Në 1998 nisa një jetë të re. Brenda pak vitesh arrita të bëhem kryetar bashkie për Tiranën. Aty ndjeva impulset e mia në fushën e politikës. Ishte një bashkëveprim mes pikturës dhe politikës ajo çka unë ndjeja.
Dhe kështu nisën edhe ndryshimet duke ndërthurur këtë edhe me ndërtesat e Shqipërisë së që i pikturova dhe i mbusha me ngjyra të ndryshme. Pata edhe probleme përsa i përket përzgjedhjes së ngjyrave.
Kam dashur ti zgjedh vet ngjyrat sa i përket dekorimit të vendit tim. Në këtë mënyrë personi që unë kisha përballë nuk ishte i kënaqur me ngjyrat që kisha përzgjedhur dhe më kërkoi të bëja kompromis, por ajo çka kam dashur unë të bëj është që mënyra e dekorimit të ishte ndryshe nga ajo e komunizmit”, u shpreh Rama.
“Çfarë është një pikturë e madhe? Është vizioni që kemi për botën, e cila ka të bëjë me ndryshimin që ne kemi nevojë në botë.
Sot si lider i Shqipërisë kam një vizion për vendin tim, që njerëzit të kenë prosperitet, ku të ketë hapësira publike dhe kjo të bëhet e zakonshme, dhe këtë dua ta kthej në realitet. Vjen një moment kur puna përfundon, por për politikën dhe pikturën nuk përfundon asnjëherë.
Asnjëherë nuk i dihet kur mund të përfundojë peneli në një pikturë. Nëpërmjet politikës ne mund të arrijmë ndryshim. Politika mund të sjellë paqe mes njerëzve dhe të shmangë konfliktet”, theksoi Rama. /gj.k/
Ti ,more zotni ,nuk je per nji popull te tilla ,je per te udhehequr komplet boten !
Kush te kupton ty ne Shqiperi !?
Ti vazhdo ne rrugen tende te dhimbshme per disa ,por te drejte per te gjithe !
Rama vazhdon te mahnise
http://bit.do/Rama-vazhdon-te-mahnise-BE
z.K/minisri i vendit EDI RAMA,me menyren se si po luftoni ne arenen nderkombetare per rilindjen e ketij kombi te neperkembur nga banditet e Sali Berishes keni mare vleresimin maksimal nga mbare populli si brenda dhe jashte vendit edhe nje here FALEMINDERIT shume per kete vendosmeri qe tregoni per ti treguar botes dhe europes ne vecanti qe ne jemi pjese e saj.Por ajo qe me shqeteson mua ndoshta edhe shume te tjereve eshte se kur do filloni te mereni me problemet e shumta qe po has populli gjate kesaj periudhe.Ata qe kerkuan qe te mos flisni ne Beograd ne emer te te gjithe popullit po punojne e po punojne fuqishem per te mashtruar perseri ate pjese te popullit qe u moren me mbjellje hashashi,kondrabande,vjedhje te energjise elektrike etj etj,,,si dhe shume perkrahes te P.S.te qe po dergjen zyrave pa pune pasi jane me te preferuar ata te L.S.I.se dhe kelyshet e kamur te Berishes.Eshte ky shqetesim qe po ju shkruaj pasi kur te ktheheni nga vizita ne Suedi do ndodheni perballe nje atmosfere armiqesore e organizuar kjo nga kelyshet e Serbit Sali Berisha si dhe krye hajdutit ILIR META.Do te ishte e udhes z.K.Minister qe nepermjet nje referendumi te kerkoni heqiqn e presidentit te P.D.se ne menyre qe prokuroria,gjyqesori etj te vihen ne krye te puneve kaq te medha qe kini per te rilindur kete vend,ne rast te kundert do dale profecia e k/ministrit Maqedonas qe jini thjesht nje k.minister provizor.Kete e them se U.D.B.ja serbe eshte e organizuar shkelqyer ne shqiperi me njerezit e saj agjente si Saliu si familje,doci Enverit LULKA eshume bishtra te tjere qe po shfrytezojne rritjen e energjise elektrike,nga njerezit e ILIR METES,papunesine,prishjen e shtepive e shume te tjera qe i sherbejne me se miri opozites,por me qe populli i njeh se cfar kermash jane JU kini kohe te beni rregullimet e domozdoshme ne rast te kundret me keqardhje por do deshtoni shume keq duke shperdoruar voten e ketij populline menyren me te poshter duke i lene mallkimin e keti kombi SALI BERISHA ne kurris.
Mbas 100 vjetesh pavarsi erdhi Kryeministri qe kemi enderruar faleminderit cfar po bene ,shpresohim te behet sa me pare atdheu yne.
Per nje gje jemi te sigurt: edi e ka fituar luften me kioskat.