Erion Braçe: Kërkesat për rritjen e çmimit të energjisë, jo serioze e të pajustifikuara

14 Nëntor 2014, 20:08Politika TEMA

Deputeti socialist Erion Braçe, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë, thotë se kërkesat për rritjen e çmimit të energjisë janë tërësisht jo serioze dhe të pajustifikuara.

Reagimi i tij vjen pas kërkesës edhe të Operatorit të të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas Braçes, këto koorporata duhet të publikojnë argumentet përse kërkojnë rritjen e çmimit të energjisë.

Kërkesat e KESH, OST e në fund për të mbyllur ciklin nga OSHE, në nivelin e ri të kërkuar janë tërësisht jo serioze e të pajustifikuara.

Të tre koorporatat do bënin mirë t’i bënin publike për këdo tarifat e reja të kërkuara prej tyre, bashkë me argumentat që i shoqërojne ato.

Këtë herë nuk do bëjnë dot si përherë.

Transparencë për çdo qindarkë të kërkuar.

Enti Rregullator i Energjisë të marrë përgjegjësinë për të vendosur në mënyrë ligjore e mbështetur tërësisht në argumente teknike e të mos lejojë që keqmenaxhimi në sistem të bëhet argument për tarifat e reja”, thotë deputeti socialist./b.l

21 komente në “Erion Braçe: Kërkesat për rritjen e çmimit të energjisë, jo serioze e të pajustifikuara”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Po qe se ka kosto te larte dhe kerkohet ritje çmimit,ti drejtohemi tregut nderkombetar,per te blere me lire.
    Kosto e larte nga uji,po nga nafta,vajmedet ?!

    1. raimond vlonjati says:

      Bravo Brace ! Shyqyr more qe del njeri ne ate parti dhe mbron interesat e njerezve te thjeshte

      C’eshte keshtu aty more ? Parti Socialsite dhe nuk mbron aspak interesat e nejrezve te thjeshte

      Cmimi i Energjise elektrike nuk duhet ritur , sepse kostoja e enrgjise sone eshte e ulet fare

      Lejojme te na genjejne ca sharlatane …..te ngrihen te gjithe ne protesta kunder ritjes se cmimit te energjise

      Ne thame shyqyr qe iku Sala qe te ulen cmimet ., ndersa keta hoqen Salen qe te rrisin cmimet akoma em shume –Kjo eshte skandaloze

  2. tironci vjeter says:

    Eka fajin Saliu!

  3. kristina ahmetaj says:

    je i nderuar deputet BRACE NE VJEN MIRE QE PERCJELL shqetesimin e buxhetit te cdo familjari te ndersheme qe duhet te paguaj per hajdutet e lagjes qe vjedhin energji
    me vjen mire qe eshte i vetmi deputet qe ka ndjeshmeri qytetare dhe percjell me seriozitet te gjith shqetesimin e komunitetit
    deri sa te derpritet vjedhja punen e ka policia dhe kesh jo penalitet qytetari qe paguan faturen e hajdutit

  4. Eraldi says:

    Ky konia Pekineze del edhe ben pak damage control politik per PS-ne ne pushtet, per qellime elektorale. E kuptojne shume mire qe kjo do te kete nje kosto te larte elektorale, dhe po perpiqen qe te thone, se ja nuk eshte vija e partise e cila u votua si parti sociale. Ky eshte nje diversion i miremenduar nga specialistet ne pushtet.

  5. Sajmir says:

    Erion me kete cmimin e energjise e keni dhiere fare

    Kshuqe me shume gjasa do dalin shume ne bulevard

  6. human says:

    More Braçe,

    A e di si i thote populli kesaj fjales tende ?

    Ja po ta them une ;

    “Me ka derguar nena, per te lare gojen.”

    Prandaj, behu serioz. Kur nuk je i zoti te rregullosh pune, me mire eshte te heshtesh.

  7. enta says:

    Bravo z. Brace, kjo i ka hije asaj qeverie qe kemi pritur, te mos na bjere mbi kurriz edhe papunesia edhe rritja e cmimeve dhe shikoi pak edhe ata faturistet se te tera krimet ata i bejne, ata bejne lidhjet e paligjshme, ata na i presin faturat sikur te kemi fabrika ne shtepi dhe ata i lene fabrikat te djegin e te paguaje populli i varfer. Fol mor djale se na mbytun

    1. ersa says:

      Ferid Rama ne shkoder te pallati pas teatrit eshte i lidhur me banoret dhe u merr para …i ka pajisur disa nga banoret me dy automate dhe keshtu kenaqen tuj vjedhe energji ,,,keshtu qe duhet te te futen ne burg elektricistet e zonave dhe jo banoret.

  8. elton says:

    Mezi po pres te degjoj argumentat e OSSHE ne menyre qe te bindem pse duhet rritur cmimi dhe te shkoj ta paguaj me knaqesi cmimin e larte…
    (Sa jam pendu qe votova keto).

  9. aldo says:

    Ne kohen e Berishes ky miu bertiste per kerkesa kriminale kur behej fjala per rritje cmimesh sot miu qe i duket vetja si qen thot se jane jo serioze .Turp

  10. leka says:

    Brace ke pergjegjesine me te madhe politike per kete rast,pasi kjo kerkese eshte e lidhur me abuzime dhe pazare qe duan te penalizojne mazhorancen .Eshte detyre e juaja te shikoni emerimet ne krye te KESH,OST dhe OSHeS se ketu vjen era krim ekonomik dhe lidhet direkt me shumicen e popullit qe po pret reagimin e qeverise dhe parlamentit.Nga qeveria e kaluar me gjithe ato krime me shitjen dhe vjedhjen e CEZ nuk kemi nje padi ,kur hajdutet e djeshem ju akuzojne ju per pazare me cezin ,kur vet ato kishin kohe te benin gjygjin dhe te merrnin leshin se ai gjygj ishte i humbur.Kerkoji hesap Gjiknurit per TECin e Vlores pse nuk punon dhe kush eshte pergjegjesia per ata 100 milon dollar qe u hodhen kot, dhe cfar u be hidrocentralin e Kalivacit qe eshte historia e gjalle e korrupsionit shqiptar , qe ka 20 vjet qe ka filluar dhe puna eshte nderprere.

  11. Aaahhh, rritjen e energjise nuk e kerkon qeveria ,por keto bandat e mbledhjes se pareve…..
    Nuk them se nuk kane te drejte te kerkojne parate e konsumimit qe elektrikut ,por ne palcen e dimrit ….sikur eshte pak si e ekzagjeruar dhe dashakeqase….qe te rrisesh edhe cmimin ne nji popull qe tani po merre fryme lirisht.

  12. Gjakovari says:

    Ministri Gjiknuri dhe Kryeministri Rama duhet të kenë kujdes me bombën sociale të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kërkesat për rritje nga KESh dhe OST nuk e justifikojnë realitetin dhe arsyetimin se duhet medeomos të ngritet çmimi pavarësisht nga rekomandimet e ERE. Menquria më e madhe e Qeverisë do t’ishte që çmimi të ngrihet(moratorium) në këtë moment krize ekonomike e sociale sepse pjesa më e madhe e popullsisë s’e përballon dot këtë kosto. N’anën e kundërt duhet që me çdo mjet të luftohet vjedhja e energjisë dhe tërritet inkasimi. Kjo metodë është tregua efikase te ne në Kosovë sepse me anë të zvoglimit të humbjeve komerciale ( vjedhjes ) çmimi vetëvetiu transformohet i rritur. Po ndodhi rritja do të keni trazira të cilat mund të jenë të pa parashikuara e të cilat shkojnë në dëm të Qeverisë Rama.

  13. Tani says:

    Bravo Erion!

    Respekt që nuk hesht! Respejt që nuk bëhesh palë me sistemin që paaftësinë e tyre duan t’ja faturojë shqiptarëve.

  14. PERENDIMI says:

    Keta zyrtaret e ketyre institucioneve qe kerkojne ritjen e cmimit te energjise per familjaret nuk paguajne fare per vete se po ti paguanin do kerkonin per te ulur cmimin ose keta nuk duan tia dine se per vete marin rroga si sheika te arabise nga 50000-100000 euro ne vit minimumi se po te mernin nga 200000-300000 leke te vjetra ne muaj do te kerkonin tu jepej falas familjeve. Faleminderit

  15. fshatari says:

    A cfar cuni je mor Erjon
    Ah sikur te ishe pakez me i gjate,do te thosha me siguri matematike se do ishe kryeministri i ardhshem.Respekte

  16. Murlani says:

    Mos ja futni kot per dritat , se HECEt shqiptare u ndertuan ne kohen e Enverit qe e shajne dy krahet e politikes , Hecet u ndertun nga djersa e shqiptarve me pagesen me te ulte ne bote dhe ju shit shqiptarve po me pagesen me te ulte ne bote . Qeveria Rama qe realisht eshte votuar dhe ka mbeshtetjen e shumices ne vend , duhet te u marrin parat qeveritarve te larguar qe e stershiten kte pasuri kombtare dhe mbushen xhepat e vet dhe te çekëve me leket e shqiptarve pa pytur pronarin e vertet popull . Kur te bahen 400 HECEt qe u ka pre shiritin Saliu qe medet qe nuk ja preu edhe vedit athere rritni çmimin sa te doni . Ju duhet ta dini se perveç njerezve qe jane me PDne dhe me LSIne te tjeret jane pa pune ose me tregtaruclleqe sa me mbijetuar .

  17. beni says:

    Me kete rritjen e energjise e keni dhjere fare, i takon qe ajo te rritet 40%,eshte nje mase drastike, kjo qe juve po merrni,sepse popullit duhet tia argumentoni pse energjia elektrike eshte me e shtrejte ne rajon e me ghere,mos jemi populli me i pasur ne, kesaj i thone qe te shfrytezosh veprat qe ka ndertuar ai tjetri,dhe juve vetem te vidhni sepse nuk ka argumentim tjeter.Duhet theksuar se vendet qe e prodhojne kete energji ne shqiperi,jane vendet me te varfera ne vend, dhe cfare politike ndjek qeveria qe ata ti nxjere nga skamja, ku aq te lodhur jane sa nuk mund ta paguajne ate energji qe nga pasuria e tyre prodhohet,jo vetem me energjine,p[or edhe me mineraret, ne veri,kurse zona e jugut ka detin por ata e zhfrytezojne per veten e tyre dhe shteti e politikanet per bythen e tyre, kurse veriut futja, sepse ata e mbajne,ku e gjithe vemendja e qeverise eshte te langomarja sikur te tjerat e ka zgjidhir,jo keshtu mund te drejtoni por me dhune ama, sepse juve po i nxjerni njerezit jashte nga banesat ku shteti ja ka marre para 60vjeteve,te cilet shteti nuk i ka lene jashte por u ka dhene shtepia ne pallate ,ketij qe del ne rruge as shpi e as katandi ,kjo nuk mund ti thuash qeverisje, qeverisja e mire nuk eshte te fusesh njeres sa me shume ne burg,por tu gjesh pune,ama pa paguar per nje vend pune.

  18. deni says:

    PËRSHËNDETJE,
    Në Shqipëri është çdo gjë lirë se disa vjedhin dhe të tjerë paguajn.
    Qeverisë shqiptare i them:
    Para se të ndërmerrni rritje çmimesh formalizoni tregun, siç është duke u bërë.
    Dmth bëni që të tërë që konsumojnë energji të paguajnë, dhe nëse, pasi të keni arkëtuar çdo kilovat që është hedhur në treg atëherë shikoni nëse duhet të rriten çmimi. Ju siguroj se jo vetëm nuk duhet të rritet por dhe mund të ulet.
    I nderuar Erjon, komentet e tua janë mëse me vend, por uroj që të mos mbeten vetëm komente dhe qeveria ti marri seriozisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje