Mbyllen edhe 9 lokale të tjera në Tiranë, shkak zhurmat që shkaktonin

15 Nëntor 2014, 11:45Politika TEMA

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, vijoi aksionin në Tiranë, duke mbyllur 9 lokale nate të cilët nuk kanë dokumentacionin përkatës, lidhur me zhurmat që shkaktojnë.

Kështu gjatë kontrollit të ushtruar, në kryeqytet, aksioni i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, konkludoi me mbylljen e 9 lokaleve të tjera të natës, kryesisht të muzikës tallave, për mungesë dokumentacioni dhe mos plotësim të kushteve të sigurisë.

Edhe javën e kaluar, një tjetër aksion i tillë çoi në mbylljen e 19 lokaleve të tjera të natës.

Këto masa vijnë pas një urdhër kontrolli të ISHM dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës Ardian Çipa ku është kërkuar masa emergjente për shmangien e rasteve të ngjashme si në lokalin Ante Grand ku humbën jetën 4 persona.

Në bazë të komunikatës së Inspektoratit të Mjedisit, lokalet e mbyllura janë ndër më të frekuentuarat në kryeqytet, të cilat megjithatë nuk kishin leje mjedisore për zhurmën akustike që shkaktonin.

Këto lokale sipas policisë së Tiranës prej kohësh ishin kthyer në shqetësim për qytetarët për shkak të zhurmave dhe problemeve që krijoheshin me konflikte ndërmjet klientëve.  /gj.k/

Lokalet e mbyllura gjatë aksionit të ISHM:

Club Buterfly

Club Mexico

Club Candy Strep

Maria Bonita

Club Amsterdam

Muzike Live Valentino

Muzik Live Zio Nino

Club Ferrari

Tallava Lili

11 komente në “Mbyllen edhe 9 lokale të tjera në Tiranë, shkak zhurmat që shkaktonin”

  1. Fatjon says:

    Sa mire ua kane bere
    Keto lokale vetem lokale nuk jane po iane qitore ose bordello

    http://bit.do/Lokale-nate-qe-veprojne-si-bordello

  2. Xhela says:

    Ne kto lokale shitej dhe pihej droge pa limit,ushtrohej prostuticion dhe c’do lloj pislliku,shume vone paskan vepruar shteti!

  3. arjan kasapi says:

    po zhurmat nate e dite te firmave te ndertimit qe ndertojne pallate ne mes te lagjes si do zgjidhen.mire luli qe nuk la centimeter katror pa e bere pallat.inspektoriati i mjedisit le te kontrolloje si vershellen vinci ne mes te nates,te shtune e te djele.

  4. demokrat says:

    a tka punu motra ty ti qe thu bordello e qe thu ushtrohej prostitucion byth qima

    1. Albani says:

      Jo ore une pashe motren tende nje dite prandaj i tregova xheles dhe kjo e paska shkruajtur ketu te tema…

    2. dumba says:

      Per ty dhe fredin me poshte,,,,,,,,nuk bohet fjale per komunizem ketu,por per demokraci,qe ju nuk e kuptoni,,helbete demokrate me interesa

  5. Fredi says:

    Po shumë mirë ja kanë bërë, tani mbyllni edhe furrat e bukës, pastaj mbyllni edhe njerëzit nëpër shtëpia mos dalin se mund te bëjnë ndonjë vepër penale! Rroftë populli revucionar e komunist shqiptar, bashkë me shokët Edi, Niko, Mrika e Sajmo Hekuran Isai!

    1. Fori says:

      Shoku ik dil njehere andej nga bjeshket qe te jesh i lire.

  6. deni says:

    Ore çpo ndodh?!
    Në lajmet e para supozohet që lokali Tallava Lili (ky emër më kujtohet) ishte nbyllur.
    Tani del se është mbyllur prap.
    Mos kushedi vazhdojnë dhe neve çdo javë na serrviret i njëjti lajm?

  7. Genta says:

    Nuk i mbyllen para 1 jave keto? Apo do vazhdojne te mbyllin te njejtat dhe tna mbushin mendjen se po bejne pune??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje