INTERVISTA/ Pëllumb Xhufi: 70-vjetori i Çlirimit po banalizohet. Rama duhej të heshte për rastin "Xhuvani"

15 Nëntor 2014, 16:13Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi*

 

Historiani dhe politikani i njohur përdor tone shumë të ashpra për mënyrën sesi po menaxhohet nga qeveria shqiptare festimi i përvjetorit të Çlirimit. Të njëjtat tone përdor ai dhe për rastin Xhuvani dhe shpërnguljen e godinës së fakultetit të Gjeologjisë

Zoti Xhufi, në një opinion të fundit për Javën,  profesor Puto shprehet thellësisht i zhgënjyer me përgatitjet anemike që po bëhen për 70 vjetorin e clirimit. Po ju si i shihni këto përgatitje?

Deri tani nuk kam parë ndonjë angazhim institucional për këtë datë të rëndësishme. Personalisht kam qenë ftuar në veprimtari shkencore e përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të organizuara nga Bashkia e Beratit, nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave, nga Shoqata “Labëria”, nga Shoqata e Veteranëve të LANÇ, nga Shoqata “Devolli”. Di që Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi Shqipërinë në Luftën II Botërore. Di gjithashtu, që janë përkujtuar përvjetorë të krijimit të brigadave partizane, di që Rudina Xhunga vazhdon me këmbëngulje e pasion ciklin mbi Luftën Antifashiste, duke e transferuar emisionin e saj “Shqip” në vendet më domethënëse të asaj lufte, nga Borova në Bujan (ku pata kënaqësinë të ftohesha edhe unë). Kam parë në Berat e në Gjirokastër ndonjë monument të Luftës të rimëkëmbur ose të restauruar. Më në fund, di që kolegë të mij, si P. Milo, Xh. Gjeçovi e H. Kabaj kanë dërguar për shtyp studime monografike me vlerë për Luftën Antifashiste të popullit shqiptar. Pra, kemi një sërë nismash e veprimtarish, të organizuara nga shoqata, nga kryebashkiakë e nga njerëz vullnetmirë, ku rregullisht kanë “shkëlqyer” me mungesën e tyre ministrat e deputetët e koalicionit të majtë. E vetmja gjë, ku me sa di, ka vënë dorë qeveria, është financimi 30 milionësh që i ka bërë dy librave me autor…Uran Butkën dhe Çelo Hoxhën. Mos më pyesni se cili është subjekti i librave në fjalë. Mjafton emri i autorëve, për të kuptuar se ata nuk kanë fare të bëjnë me ngjarjen. Ah, po. Jam në dijeni që është krijuar një komision qeveritar për organizimin e aktiviteteve për 70-vjetorin, i cili komision nuk ka dalë ende nga “ilegaliteti” dhe në të cilin komision vendi i historianit i është besuar një “eminence gri” të Kryeministrisë, atij, që po merret me “rishpërndarjen” e godinave të erës fashiste dhe që çuditi botën, kur në një moment mallëngjimi u shpreh se “do ta kishte patur për nder të kishte qenë ministër kuisling”! Nga ana e saj, u duk se Ministria e Kulturës do bënte diçkaa të mirë, kur projektoi të mbulonte faqen ballore të Pallatit të Kulturës me disa banera që do evokonin ngjarje dhe personazhe të Luftës Antifashiste. U ftova edhe unë, bashkë me kolegë të tjerë historianë, të kontribuonim për projektin. Bashkërisht vendosëm të shpalosim në ato banera portrete të djemve e vajzave që ranë heroikisht në luftë me fashistët e nazistët, pamje të formacioneve partizane, pa harruar të prezantonim aty edhe batalionin italian “Antonio Gramshi” dhe përfaqsuesit aleatë. U robtuam për tre javë me radhë për të gjetur fotografi të përshtatshme e për të kompozuar idenë, dhe kur çdo gjë ishte gati, Ministria e Kulturës përmbysi çdo gjë, duke ofruar një variant të saj, “pa portrete e pa figura”. Shpresova që ajo Ministri, në mos idetë, të vlerësonte të paktën bukurinë. Sepse, veç virtyteve të tjera, që janë të panjohura për zënësit e atij pallati të kotësisë, që është Ministria e Kulturës, pra po thoja, veç virtyteve të tjera, Margarita, Vojua, Qemali, Fatua, Ndoci, Manushi, Lefteri, Pleurati, Ramizeja, Gjoka ishin vajza e djem gjithë hir e bukuri, që do zbukuronin sheshin “Skënderbeg” jo më pak se klerikët martirë të ekspozuar me rastin e vizitës së papa Françeskut. Në fakt, po ta mendosh thellë, nuk mund të shpresohej të gjeje ndonjë fije ndjeshmërie e angazhimi për 70-vjetorin e çlirimit në atë Ministri, ku punonjësit e saj, nga i pari tek i fundit, e kanë për nder të madh të prezantohen me fjalët hyrëse: “unë i përkas shtresës së të përndjekurve politikë”!  Si për të thënë: 70-vjetori i çlirimit nuk është festa jonë!

Keni botuar së fundi një material rreth atyre që i konsideroni si kuislingët shqiptarë. Cfarë ka mbetur për t’u thënë ende për këtë kategori që u shfaq sidomos gjatë luftës së dytë botërore?

Ç’mund të thuash e ç’mund të ndjesh për racën e kuislingëve, që u bënë menazherë të pushtimit e të pushtetit të huaj, që nuk folën veç për të hymnizuar fashizmin e Duçes e të Hitlerit, që nuk i përdorën armët, veç për të vrarë shqiptarë, për të vrarë Qemalin, Margaritën, Vojon, Perlatin, djemtë e Vigut e të Topanasë…Që me shërbimet e tyre, rrezikuan ta tërheqin Shqipërinë në krahun e shteteve fashiste dhe që, për këtë arsye, e rënduan pozitën e saj pas lufte duke rrezikuar një coptim të ri të saj. Mjafton të njihesh me faktet e dokumentat e botuara në librin e Prof. Arben Putos “Diktatorë e Kuislingë”, për të provuar turp e neveri për racën e kuislingëve e të kolaboracionistëve shqiptarë. Ndaj tyre, ne shqiptarët nuk duhet e nuk mund të mbajmë një qëndrim ndryshe nga ai që kanë mbajtur ndaj tyre qysh gjatë luftës aleatët anglo-amerikanë. Duke i denoncuar tek Shtabi Aleat kuislingët e kolaboracionistët shqiptarë, gjenerali britanik Edmund Davies,  deklaronte në dhjetor 1943: “Këta njerëz janë mësuar ta bëjnë rolin e kuislingut me turqit, me italianët, me gjermanët dhe tani përpiqen ta bëjnë këtë rol edhe me ne: prandaj rekomandoj t’u bëhet atyre një paralajmërim i fundit, se pas luftës do të dalin para gjyqit si kriminelë lufte”.

Çfarë mendoni për angazhimin e historianëve të huaj, për rishikimin e historisë?

Ushqej nderim e respekt për kolegët B. Fischer e M. Schmied-Necke dhe për veprën e tyre historike. Por jam i bindur, që ata që kanë vendosur përfshirjen e tyre në shkrimin e teksteve të historisë së Shqipërisë për periudhën 1939-1990, nuk janë nisur nga arsye të karakterit profesional, por nga frikëra të papërligjura, nga dëshira për të evituar kriticizmin e pritshëm të opozitës dhe të historishkruesve të Institutit të të Përndjekurve. Unë jam i bindur, se sot historianët tanë zotërojnë të gjithë lëndën e nevojshme dokumentare, që kanë në duar edhe historianët e huaj.

Por, ndryshe nga këta, historianët shqiptarë kanë privilegjin që mund të shfrytëzojnë edhe dokumentacionin shqiptar, që për të huajt është shumë a pak i paarritshëm. Ata njohin institucionet shpirtërore e juridiko-politiko, sjelljet, doket, paragjykimet e shqiptarëve, që nuk janë pa domethënie në procesin historik të tyre.  Në këta 23 vjet të tranzicionit kemi parë se si studjuesit dhe profesorët e universiteteve publike dhe të institucioneve kërkimore janë keqtrajtuar, janë keqpërorur, janë dënuar me paga urie, janë shtrënguar të punojnë në kushte të pamundura, janë  nxjerrë jashtë nga godinat e janë kufizuar në liritë e tyre akademike. Tani, një kategori e tyre, ajo e pedagogëve dhe e studjuesve të historisë, privohen edhe nga e drejta për t’u mësuar historinë nxënësve e studentëve, që është edhe qëllimi dhe kuptimi i  jetës së tyre.

Një element delikat i festimeve të 70 vjetorit janë kthyer portretet e Enver Hoxhës që janë shfaqur. A mendoni se justifikohet reagimi i ashpër i një pjese të opinionit publik për këtë fenomen?

Në fakt, nuk kam pikasur ndonjë shqetësim të opinionit publik, kam parë vetëm një shfrytëzim të ethshëm të këtij fakti nga politika, përkatësisht nga opozita, e cila me këtë rast gjeti edhe një arsye për të “zhurmuar” efektet e vizitës së z. Rama në Beograd e në Preshevë. Por përtej politikës, unë e kuptoj ndjeshmërinë që tregojnë ndaj shfaqjes së portretit të E. Hoxhës edhe grupe të caktuara qytetarësh. Por edhe ata duhet të mundohen të kuptojnë ata pak veteranë që mbeten të lidhur pas figurës së udhëheqësit komunist. Në fund të fundit, ata e tundin portretin e Hoxhës në ngjarje që lidhen me Luftën Antifashiste, ku ai ishte padyshim protagonist, dhe një gjë e tillë nuk fshin përgjegjësitë e tij për privacionet e shumta dhe për represionin e ushtruar padrejtësisht mbi shumë individë e familje shqiptare pas çlirimit të vendit.

Edi Rama sapo ka mbyllur një vizitë të rëndësishme në Serbi. Si historian dhe diplomat, si e komentoni atë që la pas kjo vizitë?

Përtej gjithshkaje, unë vlerësoj më së shumti faktin që kjo vizitë rivendosi një postulat në marrëdhëniet midis Tiranës e Beogradit, i cili është respektuar vazhdimisht nga kryeministrat shqiptarë, nga Ismaail Qemali, tek Ahmet Zogu e deri tek Enver Hoxha. E kam fjalën për postulatin, i cili përcakton se marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin kalojnë domosdoshmërisht nëpërmes Prishtinës.  Qëkurse një ministër i jashtëm i qeverisë Berisha deklaroi, në 2006, se Tirana duhet t’i zhvillojë marrëdhëniet e saj me Beogradin pavarësisht Kosovës, në politikën tonë të jashtme u vu re një zhvendosje shqetësuese në marrëdhëniet me Serbinë dhe me Kosovën. Ndërsa marrëdhëniet me të parën u ngrohën, aq sa personazhe të dyshimtë të tipit Fazlliç, Mishkoviç etj. filluan të ngrenë shtratin e tyre ekonomik e politik në Shqipëri, lidhjet me Kosovën shkuan duke u lëshuar. Rilancimi i fuqishëm i marrëdhënieve me Kosovën, i bërë nga qeveria Rama, dhe në veçanti ripërfshirja e faktorit Kosovë (e Preshevë) në diskurin politik të një kryeministri shqiptar, tregon se koha e “heshtjes së madhe” ka mbaruar. Në këtë kuptim, politika dhe media serbe patën arsye të forta për t’u irrituar.

 

Sjelljet dhe fjalët e z. Rama në Beograd e Preshevë tërhoqën miratim e simpati të përgjithshme. Por, a mund të thuhet, në përgjithësi, se sjelljet e qeverisë Rama janë të pakritikueshme?

Nuk kam as informacionin dhe as tagrin të bëj një vlerësim të punës së qeverisë Rama. Por, nuk mendoj se sjelljet e saj janë të pakritikueshme. Mjafton të kujtoj komunikimin e papërshtatshëm të z. Rama me publikun pas vrasjes së 4 vetëve në një klub nate nga djali i një deputeteje socialiste. Ka momente kur heshtja është vërtetë e artë, dhe ky ishte, sipas meje, rasti. Nëse ndonjë fjalë duhej të shpenzohej atë ditë prej kryeministrit, kjo duhet të ishte vetëm për viktimat: askujt nuk i interesonin në atë moment të kobshëm keqardhjet e tij, aq më më tepër që ato ishin të shproporcionuara dhe në drejtimin e gabuar.

Nga ana tjetër, pas kthimit nga Beogradi, shohim që Kryeministrit është angazhuar në një tjetër konflikt të personalizuar me studentët dhe me profesoratin, përkatësisht me ata të Fakultetit të Gjeologjisë. Bashkohem tërësisht në vlerësimin që i ka bërë kësaj ngjarje të panevojshme dhe të padëshiruar Mero Baze në artikullin e tij, botuar në “Tema” të datës 13 nëndor. Vërtet të dëshpëron e të shqetëson ftohtësia dhe arroganca e treguar në mënyrë të përsëritur nga kryeministri ndaj një bote, siç është ajo akademike e universitare, prej së cilës ai u lançua në orbitën e politikës dhe tek e cila është mbështetur në momente të vështira. E tregoi këtë edhe në takimin e improvizuar me studentët e profesorët protestues të Fakultetit të Gjeologjisë, veçanërisht me replikat e pavenda e të padenja me një pedagog të vjetër të atij fakulteti, që meritonte respektin e kryeministrit, dhe jo stigmën e tij për vitet “e shkuara dëm” nën regjimin e Enver Hoxhës. Kryeministri dhe “eminencat gri” të pallatit kryeministror, nuk kanë asnjë të drejtë t’i rrëmbejnë Fakultetit të Gjeologjisë ndërtesën historike, ku u rritën e u formuan breza të tërë gjeologësh.

Drejtësia duhet të lahet e të pastrohet mirë, përpara se të hyjë në një ndërtesë si ajo, ku në dekada ka ngritur lavdinë e saj të merituar gjeologjia shqiptare. Kujtoj se ky është rasti i dytë, që qeveria i rrëmben në mënyrë të paligjshme ndërtesën një institucioni akademik. E bëri këtë para disa muajsh me ndërtesën e sapo të rikonstruktuar të Qendrës së Studimeve Albanologjike, të cilën vendosi t’ia japë Ministrisë së Integrimit. Sot, pasuesit e institucionit ku punuan personalitete, si E. Çabej e A. Buda, janë rrasur nga 5-6 veta në një zyrë, për t’i hapur vend vajzave e djemve të Ministrisë së Integrimit, që si fillim hodhën edhe njëherë muret përtokë për t’i riformatuar “qelat” e destinuara për studjuesit, në zyra të “standarteve evropiane”. Mund të pritej që kryeministri të mendonte më shumë për kushtet e punës e të studimit, për ngritjen e pagave të pedagogëve e të studjuesve, që sot paguhen, për turp, me një rrogë që është më pak se gjysma e një pedagogu e studjuesi në Kosovë. Por, siç duket, kryeministri dhe eminencat gri të tij konsiderojnë më të rëndësishëm akaparimin e godinave të Tiranës së erës fashiste, a thua se kanë informacion që në qilaret e tyre do mund të fshihet ndonjë relikë e Duçes apo e Jakomonit, që pas qeverisë së Vidit, do të zbulonte edhe një provë tjetër të “Shqipërisë evropiane”.  Gjithsesi, siç po shohim, nëse me studjuesit e heshtur e kokulur të Qendrës së Studimeve Albanologjike “sekuestrimi” i godinës ndodhi pa çak e pa bam, me pedagogët e me studentët e Gjeologjisë duket se kryeministri dhe këshilltarët e tij nuk do ta kalojnë kaq lehtë.

*Revista JAVA

29 komente në “INTERVISTA/ Pëllumb Xhufi: 70-vjetori i Çlirimit po banalizohet. Rama duhej të heshte për rastin “Xhuvani””

  1. sherifi says:

    Intervist qe vlen per tu vleresuar nga k/ministri.

    1. Ish diplomati says:

      Ky çam i labizuar eshte nje komunist-islamik i perbetuar, duke qene se Rama e la menjane tani po perpiqet ti jape mend. Bullshit fare.

  2. Konica says:

    Xhufi eshte nje enverist i perbetuar.

    1. Litari ai says:

      Kete fare Pellumb Meta e emeron ambasador…, dhe vete emerohet professor ,politikan,shktimtar, historjan… Ky pellumbi eshte nje koqe bollshevik lavire e Skraparit….

  3. Dom’bec kakardhine……. dom’beshshshshshs, or doc i docave !
    Bamke ,me sill , me kokmadhin mbi sofer ,dua tja fus hellin me duart e mia

  4. Nexhi says:

    E pastroj pllaken e Enverit ky mo,
    se u qelb dynjaja nga shu…
    Jo po thace se mos banalizohet kur te remohet historia

  5. genc mehmeti says:

    pellumb xhufi!
    une i perkas asaj shtreses se persekutuar qe ti flet me aq neveri.dihet boterisht qe ne lufte kunder okupatorit kane marre pjese partizanet,ballistet e zogistet.sa kane luftuar te tere keto le ta gjejne historiane te paanshem jo komuniste si ti.kur komunistet uzurpuan luften kunder okupatorit dhe e kthyen ne lufte vellavrasese..une nuk kam asgje kunder te reneve ne lufte…bile heq kapelen ne nderim te tyre…por jane vrare dhe nga ana e ballit ne lufte .mos do te mohosh hysni lepenicen me shoke…shtresa e thjeshte e popullit luftoi kunder okupatorit kreret e ballit ne fund bashkepunuan me gjermanet ashtu si kreret komuniste bashkepunuan me jugosllavet,jo kundra gjermaneve e italianeve por kunder kujdo qe nuk pajtohej me idete komuniste..

    sa per enver hoxhen merr nje porttret te madh e vere te dhoma e gjumit…ndoshta te ndihmon te eksitohesh. thuaju dhe atyre pleqve qe kane mbetur gjalle (s’besoj se behen me shume se 200-300 ne gjithe shqiperine) ta mbajne ne hale kur duan te shurrojne e nuk i le prostati…
    me te vertete eshte drejta jote ta duash enver qoftelargun ,por boll te thuash qe ishte kriminel, figura me e urryer qe vrau ,miq,armiq,miq imagjinare,armiq imagjinare,pleq femije,dhe sot del ti kelysh bushtre i vret perseri duke dashur te besh rehabilitimin e imazhit te tij..
    pergjigjen me te mire ta dha ai qe i shurroi te varri.se statujen ja shurruan boterisht ne 91!

  6. Pronari i Tokes says:

    Z.Pellumb Xhufi une e rrespektoj intervisten tuaj, sidomos ate pjesen qe ju shpegoni qarte qe ka te beje me kueslinget dhe kolaboracionistet. Do te shtoja edhe Zogollet qe ose nuk ishte vendi ose padashur i harruat. Nuk e keni menduar ndonje here se ajo qe i thate publikut nuk i intereson kesaj qeverije?Ju qe jeni me i ditur se shume nga eminencat gri te kryeministrit, ju qe do ta kishit organizuar shume me mire edhe festen e clirimit, qe do te kishit ruajtur medoemos istitucionet e dijes dhe te albanologjise, qe do kishit ruajtur pronen shterore dhe nuk do ta legalizonit badiava, qe do te kishit marre ne pune ne Ministrine e Kultures pinjolle familje partizanesh (ketu nuk jam me ju sepse ne pune sipas merites),nuk arrini te kuptoni se gjithe kjo turme e vendosur ne institucione eshte e kufizuar ne veprime dhe ide dhe meriten me te madhe ka vetem ate qe eshte ne krah te pushtetit.Me siguri edhe kete ju e dini por kete rradhe u kursyet dhe do ta thoni rradhen tjeter

  7. Moskopoliti says:

    Intervista me e bukur qe kam lexuar muajt e fundit!

  8. Georges says:

    Zoti Xhufi ka analizuar me nje mendje te ftohte veprime pozitive dhe negative te Kryeministrit Rama, si edhe te entourage te tija te cilet me te drejte i quan “eminenca gri”.Zoti Xhufi nuk mund te cilesohet enverist, pasi kultura qe posedon si edhe mejtimet qe hedh ne tryeze apo leter nuk lene shkas per ta quajtur te tille. Per nje historina kjo mund te quhet “realizem objektiv” ne ndryshim nga “realizmi subjektiv” qe karakterizon “eminencat gri” qe perdridhen dhe joshen me terma te demoduar “te perndjekur politike”!Faleminderit zoti Xhufi, kalova disa momente me mendim intelektual. Zoti Baze ka sqime ne zgjedhje te intervistave nga revista Java.

  9. Arben says:

    28 NENTORI ESHTE FESTA JONE KOMBETARE, JO 29-TA QE PO PERPIQENI ME CDO MENYRE PER TA “POMPUAR”.

    PIRDHUNI ME KETO TENTATIVA PER TE “DEGJENERUAR” 28 NENTORIN, O NJEREZ TE MJERE.

  10. kasandra says:

    Lavdi xhaxhit! Here tjeter mos bashkepunoni me pushtuesit e Atdheut!

    1. Sadik Elshani says:

      Po Xhaxhi qe ishte nje kukull ne duart e Milladin Popovicit e Dushan Mugoshes, armiqve tane te perbetuar?

  11. orioni says:

    sa ish gjall enveri t gjith ju komunstet gjoja t persekutum qe gjysma ishit hajdut e gjysma u zut e u grit mes vetit mes tyre komunist mes komunistesh dhe tani na dilni si t persekutu e gjoja jo komunist kur ken qen vet komunist t thek c ka qen koci xoxe i rast minister i brendshem sa per kujtes dhe tani dalin familjaret e tij pasardhsit si t p[ersekutu e mijra raste t tjera ku kan qn familje t pasura e me pun t mira
    cdo koh ka burgje si dhe sot s kam arit me e kuptu ket fjalen t persekutu ktu n shqipri e cdo muj kan 23 vjet futu grev se dum pare pa punu
    ju doni prap enverin se ai jua ndreqte mire samarin sa ish ai gjall sdoli ndonjeri ta shaj n sy ju perdrolli koqet pa tani u bet t gjith trima.

  12. mergimtari says:

    Zoti Xhufi, pa dashur te denigroj perpjekjet tua per te glorifikuar l-nacl., e ke te veshtire dhe te paevitueshme te mos flasesh per pjellen malinje dhe monstruoze qe lindi nga kjo lufte, E.H.si nje mashtrues e fallsifikator, qe mashtroi nje gjenerate te tere e fallsifikoi historine e kohes. Deshmoret e luftes qe dhane jeten per liri,iken te mashtruar, te tjeret luftetare te kesaj lufte e pane dhe e vuajten katrauren gati gjysem shekullore, ku idealet e tyre u perdhosen nga dinosauri qe nuk ngopej me vrasje e gjak ( mjafton te kujtosh Ramizene).
    Duke qene bir i prinderve partizane, dhe per ta lehtesuar veshtiresine qe ke, po te rekomandoj nje teme studimore: “E.H mashtrues e fallsifikator gjate lufte nac-cl.” do te ishte me vlera per historine tone.Te garantoj se ka mijera dokumenta, fakte dhe kujtime te pjesmarreve qe do ta lehtesojne punen.

  13. joel shkodra says:

    Historia me e paaneshme do te shkruhet kur te vdese edhe i fundit qe e ka njohur E. Hoxhen. Ashtu si shkruhet p. sh. sot historia e Napoleonit. Ne nuk do te jemi gjalle, por do te jene ata qe kane lindur ne demokraci.

  14. Kryqi says:

    Z.Xhufi e ka ne gen, e ka ne gjak DNA Enveriste nuk ndryshon,
    ai e di shume mire se Enveri s’kishte te bente me asnje lloj parimi pervec preversitetit te pushtetit te tije per te cilin ai vrau gjithe
    shoket e tije(shiko faktet vetem byro politike eleminoj tre)pa lere me
    mijra te tjere ne burgje internime e pushkatime.
    Ishte pikerisht Enver Hoxha qe tradhetoje idealet e pastra te ati brezi
    te mrekullueshem qe sakrifikuan edhe jeten per nje bote te re,ata u ngriten ne luften e perbashket boterore te te gjithe popujve qe aspironin lirine dhe fitoren kunder Nazizmit.Ideali i tyre nuk ishte ai i diktatures Hoxhiste qe Xhufrat e Paskalerit qellimisht duan tja
    atribojne nje krimineli per ta reabilituar krah luftes dhe aspiratave
    te popullit Shqiptar.

  15. era says:

    Respekt profesor xhufit si nga te paktet studjues shkencore te vertete, me kulture te madhe si dhe realist.

    Sa per komentues qe shprehen :” Duke qene bir i prinderve partizane, dhe per ta lehtesuar veshtiresine qe ke” mund te falen. Jane aq leshko sa t’ju shpetoje kjo shprehje idiote, po ne te njejten kohe kjo tregon se ku e ka cuar politika shqiptare keto 23 vjet -dhe me e keqja po vazhdon ta coje AKOMA ME KEQ ne shkaterrimin e atyre pak vlerave te padiskutueshme qe ka populli yne dhe qe i nderuari xhufi po lufton qe te mos humbasin.

    Jo vetem eminencat gri por edhe ushtria e capaculeve qe ka mbledhur rreth vetes, dhe shmangia e kapaciteteve jo vetem ne fushen e historise por ne te gjitha fushtat e shkencave, ka nje qellim.

    Disa here eshte vene re injorimi qe ka i pari i RILINDJES per brezin e atyre qe bere luften kunder fashizmit.
    Jam i tenjejtit mendin me profesor Xhufin lidhur me heshtjen e arte ( duhet te kesh mendje te arte qe te kesh heshtje te arte).

    Sa per skenat me studentet dhe pedagoget e Gjeologjise duhet ti kete thirrur mendjes edhe vete me vone qe i ka shpetuar pa dashje( ajo qe ne thelb ka).

    Meron e falenderojme qe i jep vend Xhufit ne kete gazete.

    1. telegrafi says:

      Po ti cfare je era qe fryn nga qielli,perendia e gjykimit,qe simbas rradakes tende cakton leshkot,meritat e studjuseve shkencore,ti qe me te njejten”mendje te arte” vlereson kapacitetet percakton injorancen
      e te tjereve
      me c’baze krendecialesh jep vleresimin e te tjereve,se natyrisht do te jeshe ndonje koke e madhe
      Edukohu dhe meso se ofendimi eshte inferioritet,ne kete rast eshte edhe
      pa burreri,mbrapa ledhit.

  16. Murlani says:

    Lavdi vepres se brezave qe luftuan dhe punuan nen udheheqjen e shqiptarit me te madh te gjitha koherave Enver Hoxha ,duke mos kursyer asgje as jeten e tyre per shqiprine e çliruar e te pamvarurur dhe te ndertuar ne çdo skaj te saj ,
    Poshte pinjollet e kolaboracionisteve ,puthadoreve te pushtuesve dhe politikaneve hileqar qe qellimi i tyre eshte vjedhja dhe mashtrimi i njerezve dhe i vendit .
    Lavdi LANÇ dhe 29 nentorit dites se çlirimit .

  17. Iljaz Mehmeti says:

    e qarte qe kuislinget bene nje gabim historik me perfshirjen e tyre ne krah te pushtuesit, por nga ana tjeter ky palo historian nostalgjik dhe i ideologjizuar kur do kete kurajon te vere gishtin tek karakteristika me negative e rezistences sone e dhene nga fakte te pakundershtueshme qe ajo rezistence, deri ne momentin e fundit, barti elemente banditizmi, terrorizmi, sulme cubash, intriga, djallezi dhe pabesi te ngjyera ne bojen ideologjike dhe qe kurrsesi nuk u kthye ne lufte frontale, lufte llogoresh kunder okupatorit. Valle nuk mund te ishte ndryshe per faj te Ballit a Legalitetit?

    1. altin says:

      Eh kokrra e injorantit. Luftën frontale e bën ushtria e rregullt dhe jo çetat guerrile! Po të ishte dhe balli kundër pushtuesit, mund të flitej për një gjë të tillë.
      Injoranca nuk ka birra! Në vënd që të mësojë, zhytet më thellë. Sjell idiotësinë si argument.

  18. Moreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee , Shqipkare ,
    sa her do ju cirremi more malukater .

    Mbretheni shtapat dhe zgjidhni debatin kush ka te drejt e kush jo !

    Si nuk arrini ala te kuptoni se kjo lloj menyre zhurme ,gerthitjesh ..
    disa te pozicjonuar andej e te tjeret kendej ,sikur beni parodi ,nuk zgjidhni asgje.
    Nuk eshte ne stilin e shqiptarit qe problemet te zgjidhen me fjal ,me llogjike,
    por me dyluftime ,me shpaten ne dore .
    Kush harron traditen fillon e gerthet ne ajer dhe sfiton asgje ,pervecse semuret . A nuk jeni te semure te gjithe kto vite qe cirreni per nji date ,ose per cizemn e gjermanit te fundit ? Dhe cfar keni zgjidh ? Nji mut qe te hani ,pervec se jeni bere si te cmendur .
    Rrembeni shpatat e tardites idiot shpellash.

  19. Pellazg 100% says:

    Z. Xhufi, dua thjeshtë të kujtoj se djemtë, vajzat, nipat dhe mbesat e atyre PARTIZANEVE të LANC-it, janë gjallë dhe të fortë këtu në vendin e të parëve.
    Do ta shikosh këtë kur të organizohen festat e vërteta në përkujtim të atyre evenimenteve.Po kam përshtypjen se do të vrapojë dhe Bujar Mehmeti (nishani) e të na thotë se bustin e Enverit donte ta mbronte me kallash në dorë, atje tek Shkolla e Bashkuar e Oficerave.
    Por llogaritë janë të bëra.Toptanët, krujët, këlcyrët, hamit matjanët, zogista, ballista, kolaboracionista, butkat, e malukatët e tjerë, kanë qenë dhe janë shumë pak (10% e Shqiptarëve).Ishalla del ndonjë burrë e të hapë dhe dosjet e sigurimit të shtetit, pastaj do të shohim “gallatë”.

    Respekt dhe një kërkesë, që të nxirrni sa më shumë fakte dhe prova shkencore për të ndriçuar historinë e vërtetë të popullit tonë.

  20. dstd says:

    nga e di P Xhufi qe shqiperia do copetohej pa luften NCL komunistet s’kan ku mbahen tani dhe kjo u ka ngel vetem, USA ishte bazamenti i aleateve dhe nuk do lejonte te copetohej shqiperia ashtu si nuk lejuan ne luften e pare boterore, ata shkaterruan perandorin Britanike qe nuk kishte gjasa te leshonte kolonite pa e detyruar. lufta nuk ishte lufte clirimtare, por revolucion proletar deshmoret partizan ashtu si cdo revolucion ishin viktima te dogmes marksiste.

    1. altin says:

      O kokrra e injorantit, si ai më sipër, përse kujton ti se u përpoqën të hynin në Sarandë anglezët? Ishte Amerika,na thua ti. Eh mor naivitet i mbushur me injorancë të indoktrinuar!

  21. Jakobini says:

    Per sa i perket Enver Hoxhes dhe rolit te tij ne udheheqje te Shqiperise dhe ne rindertimin e vendit, njerezit nuk duhet te harrojne kurre faktin qw Ai ishte udheheqwsi kryesor i luftes dhe i rindertimit te vendit; e gjeti Shqiperine me arka dhe banka te grabitura nga Zogu dhe fashistet e huaj; te gjithe harrojne qw Enver hoxha e gjeti Shqiperine me 484 kuadro te larte dhe e la me 80 mije te tille; harrojne se Enver Hoxha e gjeti Shqiperine me 1.2 miljon shqipetare dhe e la me 3.6 miljon; harrojne qe ne 45 vjet te drejtimit te tij ndertoi 7 hidrocentrale (pra, 1 ne 6 vjet) dhe bonifikoi 7 keneta, oaze malarike po ne kete hapesire kohore. Ndertoi shume fabrika, uzina, kombinate, ferma bujqesore, kishte fonde te madhaja akumulimi per kohera te keqija; zhduku semundjet historiko- kronike, shtriu dhe konsolidoi arsimin, shendetesine; hapi me dhjetra shkolla e konvikte per femijet e popullit, universitete te konsoliduara, akademite shkencore dhe ushtarake; krijoi nje ushtri dinjitoze per nje vend te vogel si ky i yni; vuridhe shfrytezoi ne dobi te popullit minierat dhe vend burimet e naftes dhe gazit; konsolidoi pavaresine kombetare dhe sovranitetin e vendit etj etj… Dhe ne fund: NUK E VOdhi Shqperine dhe popullin e tij. Komentet e tjera jane kot! Pellumb Xhufi ka shume te drejte dhe eshte historian profesionist. Jo te gjithe duhet te bejme historianin! Ka disa njerez qw duheshin te ndjeshin te turperuar pwr bemat e eterve te tyre! Por çuditerisht, krenohen me te paberat e tyre! Absurditette!

  22. Gjakovari says:

    Enver Hoxha eshte shqiptari Nr.1 deri me sot,ju qe s’pajtoheni,Gjene cili eshte 2 per njeshin mos hulumtoni kot tjeter.

    Prof. Xhufi mbetet nje historian,atedhetar,burre,politikolog shume i respektuar dhe i mirefillte.
    Respekti shkon tek ata qe dijne ti qmojne sakrificat e popullit per qlirimin dhe ngritjen e Shqiperise.
    Keto sakrifica gjat LNQ.ishin te pa shembullta,ashtu sikurse ishte i pa shembullt udheheqesi legjendar i kesaj lufte dhe i berjes se Shqiperise shoku Enver Hoxha.
    Pa kete burre te madh ,te gjithe ju qe shkruani sot shqip,ku me dijte se ku ,si dhe me q’far gjuhe do te shkruanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje