Nëna apel në TemA për kthimin e Evës dhe Endrit nga Siria/ Vëllai i Dumanit: Shkëlzeni la amanet që fëmijët të mos kthehen në Shqipëri

15 Nëntor 2014, 14:18Politika TEMA
Nëna apel në TemA për kthimin e Evës dhe Endrit nga Siria/

Eva (Sara) Dumani 2005

Endri (Talha) Dumani

Gazeta TemA botoi e para lajmin e vrasjes së shqiptarit Shkëlzen Dumani në Siri dhe më pas pati ekskluzivisht historinë  e treguar nga ish-bashkëshortja e tij, se si ai i rrëmbeu fëmijët për t’i çuar në Siri dhe frikën  se pas vdekjes së Shkëlzenit, fëmijët e saj kanë mbetur të pambrojtur në  kampet e luftës, me të cilën nuk i lidh asgjë, përveç “çmendurisë” së babait të tyre për t’i çuar në një tokë të huaj, ku makabriteti dhe vdekja mbisundon mbi gjithçka.

Mide Dumani i bëri apel shtetit që ta ndihmonte të kishte sërish pranë vetes djalin 11 vjeçar  dhe vajzën 9 vjeçe.  Pas apelit dhe historisë tronditëse të  nënës së Evës dhe  Endrit botuar në TemA, kunati i saj ka dhënë një intervistë për GSH ku ka shpjeguar se i vëllai kishte lënë amanet që fëmijët mos të kthehen në Shqipëri.

“Ai u ka thënë shokëve të tij atje që edhe nëse vritej, dy fëmijët e tij të mos I kthenin më në Shqipëri. Dhe sipas rregullave të tyre, amanetin duhej ta zbatonin njerëzit më të ngushtë. Por, tani që atje ka shkuar nëna, amaneti ka kaluar nga shokët e ngushtë tek nëna jonë, sepse kështu I kanë rregullat ata, dhe tani vendos nëna se çfarë do bëjë me fëmijët”, -tregon Nekiu.

Megjithatë sipas vëllait të Shkëlzenit, fëmijët do të kthehen në Shqipëri, pasi gjyshja e tyre e ikur në 25 mars për te qëndruar pranë tyre po bën bisedime  me udhëheqësit e ISIS që ta lejojnë të kthehet në vendin e saj, pas vdekjes së të birit.

Unë fola të enjten me nënën dhe ajo më tha që do të marr ditën e diel për të folur se kur do kthehet në Shqipëri  ajo, nipi dhe mbesa ime. Të dielën më tha që do të them datën se kur do vijmë, sepse ata nuk mund të vijnë pa rënë dakord me rregullat që përcaktojnë udhëheqësit atje,- shprehet Neki Dumani

Dumani, me origjinë nga Peshkopia, ka ikur një vit më parë në Siri, duke marrë me vete dy fëmijët e tij 9 dhe 11 vjeç, dhe duke lënë këtu gruan, të cilës nuk i tregoi. Në atë kohë gruaja denoncoi në Prokurori rrëmbimin e fëmijëve, dhe policia turke arriti ta mbajë disa orë në aeroport, por falë procedurave burokratike ai arriti të ikte, duke marrë fëmijët me vete. Më pas nëna e tij ra në kontakt me të, duke ju lutur të kthehej, por ai nuk iu bind.

E detyruar në këto kushte, nëna shkoi në Siri, në përpjekje për të marrë nipin dhe mbesën, por dhe ajo u mbajt aty.

Tani drama e madhe u përket dy fëmijëve të familjes Dumani, të cilët janë pa baba në një kamp në Siri, dhe me gjyshen e tyre, për të cilën askush nuk di gjë më se si ia del./j.h

19 komente në “Nëna apel në TemA për kthimin e Evës dhe Endrit nga Siria/ Vëllai i Dumanit: Shkëlzeni la amanet që fëmijët të mos kthehen në Shqipëri”

  1. realisti pesimist says:

    Trûshpelamja e pis-lamikve vazhdon….Kend kape ky kancer, veshtire me i bâ efekt
    kemioterapia. Allahukubét.

  2. F.K says:

    SA KEQ ME QENE KORRAK,,fjale te shenjta

    1. Klimax says:

      Dhe “bojaxhiu” kujton se duke perdorur pinelat dhe bojrat e tij do e kthej “Korrakun” ne “Mona Liza”!!!!

      1. tfg says:

        ”…….ton arapi ki an ton pleneis ,to sapouni sou xalas…

        ”…….arapin[korrakun] sa do ta lash,vec sapunin harxhon….

        1. Toni KS says:

          Si semit bythzi duhet ta dish kete nga pervoja personale.

  3. Shabani says:

    Shqiperia ka ikur per lesh. Mire te na bejne e te na pushtojne fqinjet tane se ne nuk vem vet mend

    1. elio says:

      @shabani…Ik ore gomar shko ne Siri se aty e ke vendin bashke me ata te tjeret.
      Me vjen keq per femijet…edhe per keta familjaret…jetokan akoma ne mesjete..

  4. dumba says:

    Edhe une lashe amanet,,,te mi vrasin femijet kur te vdes

    Lerini brockullat e te pajetit,,,por sillni te pafajshmit tek NENA e tyre

  5. Drenicak says:

    Fatkeqsisht edhe une jam muslimut dhe kjo fe edhte fe fashiste qe eshte shkruar nga muhameti per popull arab e jo per shqiptar.
    Pytja logjike shtrobet pse duhet shqiotari me ju nenshtru nje libri te till fashist.
    Me gjas familja Dumank eshte nje familje budallsh qe nuk e fusin ne levizje logjiken per i marrin si te mireqena librin fashist kuranin.

  6. Mallakastrioti says:

    @@ po me Femijet c´pate o Dumman, qe te vrafte Zoti??
    @@Shikon keta femije, me keto fytyra te Pastra, dhe te pafajshme..dhe me te vertet i therret Zotit..
    Zoti or Dumann(Nuk eshte mire te flasesh keq per te vdekurit), ta mori Jeten, sepse ta dha per ta gezuar , por ti shkove dhe doja ta Lije per “Lesh per Allahun”..dhe ku ne Siri???
    @@Qeveria shqipetare te beje te pamunduren ,qe Femijet te kthehen ne Shqiperi,dhe te rriten ne vendin e tyre..Nuk kane vene midis Arabeve keto Fytyra “Arjane”..lol

  7. Blue Jasmine says:

    Mire qe shkojn te lene kockat vete mjekercjapet dumbamene, por marrin me vete dhe femijet e pafajshem.
    A cohet Engjelli ne ferr???

  8. Hitleri says:

    Sinqerisht me vjen shume keq per femijet! Po ku ishe deri tani qe nuk dilje te kerkoje ndihme?? apo mendoje se femijet i ke te sigurte me babain e tyre…. shteti duhet te ndrhyje ti marri femijet dhe mos tia dorezojne nje prindi si ty!!!

    1. Wendy-B says:

      @Hitleri
      Pyetje me vend ajo qe ben ti. Po imagjinoje pak veten te ishe femer e martuar me nje fanatik trushpelare. Besoj se ka jetuar ne dhune (ne mos fizike) shpirterore. Islami trumpeton luften, krimin, vrasjen , erresirren, prapambetjen, dhunen. Eshte njesoj sikur kjo femer te kete fjetur me djallin.
      Shpresoj ti marri femijet , qe me plot bindje do jene te traumatizuar nga ai tmerr qe kane pare e do kene nevoje per konsulta me psikologe ndoshta. E me ke do ndihen me mire e me “safe” femijet se me nenen e tyre ???

      PS.. aman te lutem, ndroje ate nick-name horrori qe ke vene ?

  9. eli says:

    Nje ore e me pare duhet te interesohen organet shteterore shqiptare per gjetjen dhe kthimin ne atdhe te femijeve Dumani. Komentet per te vdekurin behen sa eshte gjalle, pasi vdes, nuk behen me.

  10. qytetari says:

    Po pse nene nuk kishin keta femije qe le “amanet”ky i cmenduri dhe te cmendurit e tjere qe i shkojne pas ketij.

  11. atedhetari says:

    kushe po e rrune seai budalla ka lone amanete qe femijet te mose kthehen ne shqiperi

  12. Arben says:

    DO ZOTI FJALA E KESAJ TE MJERES NE VESH TE KRYEMINISTRIT OSE NDONJE SIPERMARRESI ZEMERMIRE, TA NDIHMOJNE TI MARRE FEMIJET PRANE VETES, SE TE KEPUT SHPIRTIN.

  13. shqiptari says:

    nuk me pelqen babai la amanet,duke ikonsideruar prone

  14. komunalja says:

    ç’pune kane femijet ne Siri mor djaj! Nese do t’ia dhurosh bythen atyre debilave, dhuroja! Por femijet nuk ke spse t’i perzjesh ne kete çmeduri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje