Ligji për KLD dhe Gjykatën Administrative/ Kushtetuesja i jep fund përballjeve Qeveri-KLD-PD në dhjetor

15 Nëntor 2014, 17:10Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim më 4 dhjetor ankimimin e fundit drejtuar asaj për shfuqizimin e ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e KLD-së, ndërsa pala paditëse është vetë ky Këshill.

Pas rrëzimit të ankimimeve të depozituara në Kushtetuese nga Presidenti dhe Partia Demokratike, të cilët kërkonin shfuqizimin e ligjit për shkak se cënonte pavarësinë e Këshillit dhe binte ndesh me Kushtetutën, me shumë gjasa Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë edhe kërkesën e depozituar po nga KLD.

Me dhënien e vendimit të 3 mbi ligjin që shkaktoi debate të forta jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe ndërmjet mazhorancës dhe Institucionit të Presidentit dhe KLD, pritet të hapet edhe rruga për kryerjen e ndryshimeve në këtë Këshill, ku Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta do të zënë zyrtarisht vendet e anëtarëve Elvis Cefa dhe Lulzim Lelçaj.

Për deputetin Spartak Braho, Kryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë, nuk ka asgjë të parregullt tek ndryshimet që maxhoranca i bëri ligjit.

“Jashtë natyrës sime si jurist dhe këtë më duket se e bëri për herë të parë sepse kuptohet nuk më lejohet të paragjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Gjithsesi unë jam optimist që Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të formatimit të KLD, sipas ndryshimit që u parashikua në vendimin e Kuvendit”, tha Braho.

Po në muajin Dhjetor, Kushtetuesja do të shprehet edhe në lidhje me ligjin për Gjykatën Administrative një ligj ky i kontestuar nga opozita dhe Presidenti. Për ankesat e depozituata Kushtetuesja pritet të shprehet në 3 dhjetor./gj.k/

1 komente në “Ligji për KLD dhe Gjykatën Administrative/ Kushtetuesja i jep fund përballjeve Qeveri-KLD-PD në dhjetor”

  1. anonim says:

    lajm totalisht i pasakte! Propagande dhe injorance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje