Zgjedhjet vendore/ Nishani në pritje të Kushtetueses për caktimin e datës

15 Nëntor 2014, 18:27Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani do të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore të 2015 në limitet kohore.

Burime nga Presidenca bënë të ditur se Kreu i Shtetit do të presë afatin e fundit, datën 15 Dhjetor, për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ndarjen e re territoriale.
Kushtetuesja pritet të shprehet për ankimimet që i janë drejtuar nga Partia Demokratike dhe shoqatat e bashkive dhe komunave në muajin dhjetor, por ende nuk ka një datë të publikuar mbi vendimin e pritshëm.

Në anën tjetër, Kreu i Shtetit ka si afat ligjore deri më 15 Dhjetor për të përcaktuar datën se kur do të mbahen zgjedhjet vendore, të cilat nëse Kushtetuesja lë në fuqi ndarjen territoriale të miratuar nga Kuvendi, do të mbahen sipas kësaj ndarjeje.

Në të kundërt, pra nëse Kushtetuesja vendos të konsiderojë si jo në përputhje me Kushtetutën ligjin e miratuar në Kuvend me shumicë të cilësuar votash, atëherë zgjedhjet do të mbahen sipas ndarjes territoriale të mëparshme, ku numërohen disa qindar njësi të qeverisjes vendore.

Demokratët janë shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore sipas ndarjes së re territoriale, pasi kjo sipas tyre do të thotë humbje e zgjedhjeve në tavolinë. PD pretendon se për ndarjen e re, mazhoranca ka shkelur Kushtetutën në disa nene të saj, ndërsa shprehen optimistë që Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë ligjin e miratuar me votat e PS, LSI dhe PDIU, por që iu rikthye Kuvendit për rishqyrtim nga Presidenti Bujar Nishani.
Gjithashtu për këtë ligj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar disa qindra kërkesa nga njësitë e qeverisjes vendore të cilat kërkojnë zhvillimin e referendumeve locale përsa i takon ndryshimit të kufirit administrative. /gj.k/

2 komente në “Zgjedhjet vendore/ Nishani në pritje të Kushtetueses për caktimin e datës”

  1. Labi Vlore says:

    PD-ja eshte katandisur si mos me keq.Eshte kunder Reformes me te madhe te bere ndonjhere ne keto 24 vjet.Mjerim total i Cetes se Banditeve te Strehuar Politikisht te SHQUP-i.

  2. MUSTKU says:

    O JARI TI HOQEN BREKET PER TE BER SHUREN??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje