Andon Mëhillaj: Sinanaj ma kërkoi vetë vrasjen e Veizit, madje më rrahu më pas

17 Nëntor 2014, 09:30Politika TEMA

Andon Mëhillaj, që konsiderohet si personi që ishte ndërmjetës për Julian Sinanaj, për të kryer vrasjet, ka rrëfyer në prokurori lidhjet e tij me vrasësin serial.

Ai ka mohuar që ta ketë urdhëruar këtë të fundit për vrasjen e Sokol Vezit.

“Julian Sinanaj më pyeti nëse kisha ndonjë problem. I tregova për konfliktin që kisha me Sokol Veizin për çështjen e pronave. Ai më tha, ‘ta heq unë qafe’”, është shprehur Andon Mëhillaj, duke këmbëngulur se do të vërtetojë para drejtësisë, se nuk ka urdhëruar vrasjen e peshkatarit, raporton “GSH”.

Në dëshmi ai thotë se pas vrasjes së Veizit, u konfliktua ashpër me Julian Sinanajn, i cili e ka rrahur e kërcënuar me jetë, që t’i bindej.

“Julian Sinanajn e kam njohur rastësisht në vitin 2012. Mësova se ai qëndronte tek daja i tij, V.M., që ka një magazinë peshku në zonën e Skelës në Vlorë. Kemi pirë një kafe në Skelë. Në vijim kemi pirë dhe kafe të tjera dhe kemi biseduar për problemet tona.

Në një nga takimet, ka qenë me mua dhe Ndriçim Gjokona, të cilin e njoh, pasi ka punuar në shtëpinë e vjehrrës sime, duke kryer punime të ndryshme. Di që Ndriçim Gjokona dhe Julian Sinanaj njiheshin që më parë”, – është shprehur Erjon Mëhillaj. Ai ka pranuar se përgjatë kësaj kohe, Sinanaj e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem me ndonjë njeri, pasi ai ishte i gatshëm që t’i zgjidhte punë. “I tregova se kisha konflikt për pronat me Sokol Veizin. Se nuk kisha arritur të gëzoja pronat e mia. Ai më tha: ‘Ta heq unë qafe’. ‘Si?’ – e pyeta. ‘Me metodat e mia’, – më tha. Nuk e mendoja se do ta vriste. I thashë që, nëse do të ma zgjidhte problemin që kisha me të, pjesën e tokës që kishte zaptuar Sokol Veizi do t’ia jepja atij. Bëhej fjalë për një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë”, – thekson Mëhillaj. Vrasja e Sokol Veizit

“Pasi ndodhi vrasja e Sokol Veizit, filluan konfliktet mes meje dhe Julian Sinanajt. Debatuam shumë ashpër. ‘Nuk të thashë që ta vrisje, – i thashë Sinanajt, – e para. Dhe e dyta, tokën që më kërkon nuk ta jap dot, pasi ne nuk e kemi ndarë mes pjesëtarëve të fisit’. Që nga ky moment filluan kërcënimet”, – rrëfen Mëhillaj.

“Sinanaj – thekson Mëhillaj – nuk ka reshtur së kërcënuari, duke më kërkuar tokën, si shpërblim për vrasjen e Sokol Veizit, pavarësisht se ia kisha bërë të qartë që nuk ia jepja dot, pasi sikurse ju shpjegova, tokën e kemi me dokumente të rregullta pronësie, por nuk është ndarë mes pjesëtarëve të fisit”, thotë ai në rrëfimin e tij./b.l

3 komente në “Andon Mëhillaj: Sinanaj ma kërkoi vetë vrasjen e Veizit, madje më rrahu më pas”

  1. Pilo Lala says:

    Hajde justifikim, hajde!
    Mehillaj paska bere pazar, por nuk e ka noterizuar qe Sinanaj do vriste kundershtarin, ai do i jepte token.
    Te dy duhet te shkojne perjete ne burg.

  2. o zot says:

    O zot si erdhi kjo pune, vetem vrasje per te eleminuar tjetrin, per te fituar toka, shtepi, restorante, etj, kete kohe deshem, kete kerkuam dhe kjo erdhi, pavaresisht se prinderit e ketyre jetuan me aq sa kishin dhe mezi i kane rritur keta djem dhe keta behen vrases, gjynah djem te rinj te behen te tille, nuk e meritonim kete, me therrime kemi jetuar dhe keq nuk i kemi bere njeriu,asnje mize nuk shkelnim dot sepse dhe ajo ishte qenie e gjalle, sikur do rrojne tere jeten, e c’te duhet ajo pasuri kur e con tjetrin ne boten tjeter.

  3. goodfellas says:

    Ca storesh ? deshmite e ketyre do behen pjese e rubrikes pikante…prit kur te thone se “ate tjetrin e vrava se me kercenoi se do me perdhunonte ne kembe…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje