Brenda (mos)marrëveshjes së Mukjes

16 Nëntor 2014, 23:36Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Zotërinj Elton Koka dhe Paskal Milo, në krye fare, ju falenderoj për vëmendjen ndaj shkrimit tim.

Nuk e di, zoti Koka se sa u takon juve të përgjigjeni për një frazë në faqen e parë të gazetës DITA, dt. 15 nëntor, ku, edhe pse  miqësisht thuhet se “nëse zotit Kulla nuk i pëlqejnë ‘enveristët’ nuk ka përse t’i pëlqejnë ‘kuislingët’!..

Nuk kam thënë kurrë as mbyllur, as fshehur, që më pëlqejnë kuislingët! Gazeta Dita dhe gazetarët e saj, që edhe unë i vlerësoj mjaft si miq, le të mos mundohen të marrin me mend se ç’pëlqej unë dhe le të më lenë t’i them vetë preferencat.

Mbetem me mendimin se Balli Kombëtar ka përgjegjësi historike të rëndë për fatet e shqiptarëve dhe nuk kam marrrë kurrë ndonjëherë anën e tyre.

Kurse ju, Paskal, mik i “kohës së Enverit,” presupozoni se unë i mohoj komedijzat e shkurtra me ballistët gjatë luftës, dhe vazhdoni, për fat të keq në nivele të opinionit ordiner, të presupozoni sikur mua ato më venë në pozitë të vështirë?! Absolutisht jo! Disa prej tyre i quaj më të bukurat faqe skenike të krijimtarisë sime dhe lumturohem sa herë shfaqen.

Të ishte ndryshe unë do t’i kisha hequr nga qarkullimi, siç kanë bërë me dhjetra krijues të tjerë të skenës, ekranit, letërsisë dhe historiografisë, dhe ju nuk ka se si të mos e dini për cilët autorë e kam fjalën. Dhe nuk kam ndalur shfaqjen e tyre në tërë kanalet televizivë, sepse më mbështet edhe bindja e pandryshuar që përmenda më lart në lidhje me mëkatet historike të Ballit.

Unë mendoj se, që të dy ju, nuk interpretoni drejt artikullin tim. Unë kap figurën e Mukjes, sepse mendoj që ajo simbolizon diçka më shumë së një marrëveshje. Më shumë se aq, ajo është një mosmarrëveshje! Dhe nuk e them për herë të parë këtë gjë. Po në këto gazeta nja dy muaj më parë (3 shtator, saktësisht!) jam shprehur se “dy forcat rivale, Balli dhe komunistët, e ndjenë erën e gostisë që përgatitej pas Stalingradit dhe El Alamejnit! E ndjenë që humbja e Boshtit nazifashist kish filluar… Hileqarët shqiptarë u mblodhën në Mukje thuajse pa hedhur fare pushkë “çlirimtare” deri atëherë… Vezullimi i pushtetit do të prodhonte pa tjetër luftë civile.” Kështu kam shkruar.

E nuk është aspak e vërtetë, zoti Koka, që unë i shtyj historianët drejt analizës së pasluftës kur ata duan të flasin vetëm për luftën. Mua më duket që jemi në temën e Luftës Nacional Clirimtare, kur unë bëj pyetjet për asgjësimin e komandantëve të kësaj lufte, Shehut, Ballukut, Dali Ndreut, Hazbiut, Çakos, Dumes e dhjetra e dhjetra të tjerëve.

Bile nxitoj të them se është turp që nuk mjaftuan 24 vjet për të zgjidhur këtë lëmsh stalinian të KQPPSH-së! Dhe është hipokrizi totale e festuesve, (të përzjerët me politikanët e rinj të ditëve tona me shalla të kuq!), që tundin portretet e Enver Hoxhës pa e pleqëruar, siç ua do mosha, nëse ishin tradhëtarë dhe agjentë të kinezëve, rusëve dhe amerikanëve ata komandantët e brigadave sulmuese, apo është tradhëtar ai që ngremë dhe tundim përmbi kokat tona?

Të festosh pa i dhënë shqiptarëve këtë përgjigje është të futësh kokën në rërë si struci!

Dhe nuk e fsheh se kam kënaqësi tek ve re pozitën e pavolitshme të historianëve enveristë, kur ata vetë detyrohen të pranojnë se qënkërka e mundur, një herë në njëmijë vjet të ngjasë ajo, që edhe ujqërit të ngopen edhe delet të mos pësojnë gjë! Le, pastaj kur ca nga ju, profesionistët e historisë, miku im Paskal, nuk flisni në mënyrë të qartë, apo nuk i prekni fare temat djegëse të ekonomisë, izolimit, gojëkyçjes dhe diplomacisë, që vijuan pas luftës.

Por le të mbetemi tek lufta, meqë e preferoni!

Kur ju flisni për rrezikun e humbjeve territoriale që kishim ne po të mos ishim rreshtuar me fituesit duhet të na tregoni se cilët territore humbën shtetet e turpëruara të Boshtit, Gjermania, Italia dhe Japonia, që ishin kryehumbësit? Dhe a kanë humbur ata ndonjë entitet si Kosova, që e humbi një vend i rreshtuar me nder, me koalicionin fitimtar? Se po të flasim për ëndrrat greke, dhe demaskimin e tyre në Konferencën e Paqes, ato vazhdojnë edhe do të vazhdojnë pa përfillur qënien tonë në NATO dhe në BE!

Miku im i kohës së Enverit, për asnjë çast nuk ta mora skeptrin e profesionistit. Atë ta gëzosh dhe ta mbash! Por, me nder ama! Se, të jem i sinqertë atë skeptër, deri tani…. Dhe le të jetë ky gjykim i një “amatori” të shkencës tuaj, por edhe i një intelektuali që pretendon se njeh fort mirë të tashmen dhe rolin negativ që i vjen kësaj nga e kaluara!

Dhe veçanërisht i disgustuar jam me keqkuptimin tonë mbi mesazhin e artikullit tim mbi Mukjen, i cili përfundonte me një thirrje që mund ta bëjë çdokush, pa qenë nevoja të jetë profesionist historie!

Por unë e kuptoj që u kam shkelur në një kallo të mallkuar historike fituesve të luftës, kur u prek të vetmen kollonë që u ka mbetur. Se sikur, për illustrim, në faqe të parë, në vend të Komandantit dhe shokëve të tij me lule në duar në Tiranën e çliruar, të vendoseshin dy tre nga tragetet e 1991, që përfaqësojnë një çlirim tjetër të shqiptarëve, atëhere përshtypja do të ishte më kuptimplotë. Sillni pak ndërmend tragetet e ngarkuar me kuverta të mbipopulluara dhe njerëz që vareshin jashtëparmakëve e mureve të anijeve, si vile rrushi! A thua atë mizëri e përbënin vetëm të persekutuarit e kohës?

Ata që mbajnë ende në gjoks, medaljonin e komandantit e kanë vështirë të mbrojnë pasluftën dhe shtrëngojnë fort në gjoks luftën. Nderim atyre që i hynë asaj lufte me pastërti dhe pa djallëzira politike! Nderim dëshmorëve dhe jetëve të tyre të prera në mes!

Përsa i përket ecurisë time në fushën e letrave dhe të artit, ky është ilustrimi më hipokrit e më gënjeshtar i Luftës së Klasave! Sepse nuk mund të lihet pa një shpjegim kur unë i sjell ngjarjet në terrenin familjar. Unë flas për persekutime, ekzekutime, burgime dhe internime, por, sado të padrejta, unë i quaj pasoja logjike të përplasjes së madhe. Mua më duken qesharake akuzat ndaj atyre që u pushkatuan (dhe më besoni, kam hulumtuar mjaft në arkivat gjyqësore). Por po aq qesharake më duken dëmshpërblimet e tyre, pa një gjyq të ri pafajësie, qoftë edhe po aq të manipuluar sa ai që u dha vdekje, në vitit 1945!

Këtu është në lojë mendësia e shoqërisë shqiptare. Nëse unë qahem për Luftën e Klasave dhe lukunia e komentatorëve kërkon të mbyllet goja, se pikërisht unë nuk u dashka ta prek atë tel drithërues, nuk e kuptojnë se unë nuk jam aspak i vuajturi në atë luftë klasash, (siç thua që paske qenë ti, i dashur Paskal!). Jo,jo, ke të drejtë:  ti më gjete në Fier, si veshkën në mes të dhjamit! Dhe mbase është vënë re që, sinqerisht, nuk jam ankuar kurrë. Do të ankohesha për tërë fëmijët e talentuar dhe të etur për dije të të deklasuarve, për gjithë jetët e sakatuara të njerëzve pa faje, për tërë fëmijët që nuk lindën kurrë ngaqë mijëra vajza të asaj shtrese nuk u martuan dot kurrë. Unë e kam për dëmet që Lufta e Klasave i ka sjellë shoqërisë shqiptare, daç fitimtarëve e daç humbësve. Dhe po u sjell ende edhe sot, se Lufta e Klasave nuk bën pushim mbi truallin arbëror.

Kur unë flas për Mukjen, unë flas për një qetësim gjakrash dhe bëj një apel që nuk lidhet ngushtësisht me mua.

Shumë njerëz i revolton shkrimi im dhe unë e ndjej se këto ditë nuk po na ndahet “provokacija”.

Megjithatë, për të shuar edhe kureshtjen e atyre që shkrimi im i revolton dhe lëshojnë nga goja të lara dhe të palara, lejomëni zoti Koka dhe  zoti Milo, që në replikën për ju, t’u bëj pak vend dhe atyre e t’u them se për shkollimin tim, paradoksalisht, ka meritë vetë ai, Enver Hoxha, të cilit ia shfaqa kërkesën gojarisht tek e ndalova një ditë në repartin e Uzinës ku punoja. Pra në një farë mase, në planin strikt personal unë i jam përjestësisht mirënjohës atij. Dhe po të mos ndodhte kjo rastësi, sinqerisht, nuk do të dihej fati im.

Por pa cënuar mirënjohjen, ia lejoj vetes të them se atë burrin e portreteve tuaj, në planin shoqëror, unë e quaj, një figurë nga më të zezat e historisë kombëtare.

Zoti Koka, faleminderit për respektin e nënkuptuar në replikën tuaj ndaj meje.

Miku im Paskal, unë dua të jem me ty mik jo vetëm në një “kohë të përcaktuar”. Dihet që njerëzit ndryshojnë në varësi nga veprimet dhe qëndrimet. Të falenderoj që premtove të ma japësh librin tënd të fundit, (siç ta kam dhënë edhe unë timin,  tani vonë, në këtë kohën tjetër!) dhe sinqerisht uroj të më pëlqejë.

Por, ta them hapur, do të lumturohesha në rast se nuk do të të shihja në krye të atyre që shkruajnë historinë! Dhe Zoti të ndihmoftë edhe ty, se për Atë, nuk është mundim i madh të na ndihmojë të dyve!

 

 

41 komente në “Brenda (mos)marrëveshjes së Mukjes”

  1. feniks says:

    @ Pellumb Kulla!
    Je munduar kot qe ke vazhduar te replikosh me ata qe te kane kritikuar!
    Asgje te re nuk ke thene,vecse te mbrosh kauzen tende ANTI SHQIPTARE ne perdhosjen e LUFTES ANTIFASHISTE NAVIONAL-CLIRIMTARE DHE PKSH-se dhe ENVER HOXHES!!!
    Historine e asaj lufte e bene PARTIZANET ME GJAK E SAKRIFICA E JO BALLISTO-ZOGISTET nacionaliste bashkepuntore me pushtuesit!
    Ti qellimisht ngaterron LUFTEN me PAS LUFTEN,por harron te na tregosh se FITIMTARET NUK GJYKOHERN!!!
    Mbaro pune me LUFTEN nje here pastaj ke kohe te shkruash per pas LUFTEN!!!
    Jepi meriten CLIRIMTAREVE:PARTIZANEVE,KOMUNISTEVE DHE ENVER HOXHES!!!
    Pastaj merru me cfar te duash,bile edhe me keto 24 vjet “LUMTURIE” kapitaliste ku GJYSMA E SHQIPERISE ESHTE E NGUJUAR NGA GJAKMARRJA dhe jetojne si ne MESJETE!!!
    Mos u merr me ENVERIN se ai ka hyre neHITORI,por merru me HITLERIN E SOTEM,Sali Berishen,GEBELSET E HIMLERET E SOTEM,qe e kane percare kete popull sa nuk ka te shkoje me keq!!!

    1. Tironsi_Belgjike says:

      Respekt per ju Z. Kulla. Per militantet mos e prish gjumin. Jane thjesht kakfkafoles.

      1. abaz dino says:

        qe pellumbi te thote se enveri humbi kosoven, kjo do te thote qe te mos marre ere kurkund nga historia.enveri s’mund te humbte dicka qe nuk e ka pasur kurre as ai, e as ahmet zogu.mos ja fut kot zoti kulla, se ben autogol.

    2. ??? says:

      Po tre muaj lufte partizane ishte a derezi. I dilnin perpara nga nje autokollone kur kalonte (na bene edhe rruget ato rruge qe i perdori komunizmi 50 vjet edhe nuk shtoi as njecke). Ilegalet propagantan u shpelau trute ketij populli fukara e injorant.Kaluan edhe kohe te mire me dashuricka, i moren pasurine atyre qe e kishin me djerse, edhe qylymat ja u maoren morracaket e i shtruan neshtepite e tyre, natyrisht te rrembuera me force. I mbajne aristokratet neper zyra sa hapen unuversitetet, qe i mbushen me fshatare muzhike qe akoma nuk behen as per 100 breza dhe i nxoren nga zyrat e i burgosen, internuan, e u dhane kazmen.

      Shqiperia ka fytyren e pasluftes. Kjo tabllo nuk ndryshon, nese nuk vdesin zagaret e sigurimit dhe bijte e tyre qe jane ministra, pra duhen 200 vjet!!!

      Ky eshte demi i pasluftes!!!

      Edhe Amerika nuk e shlyn dot kurre fajin qe e njohu qeverine e Enver Hoxhes dhe cimentoi pushtetin e fshataresise.

      Kjo eshte e verteta.Sot institucionet jane plot me katundare qe kruajne hundet qe ne saba, e shkojne ne wc me dere hapur e dalin pa u mberthyer me pika mbi pantallona. Me nje fjale zyrat mbajne era dhi.

    3. agim.cani says:

      Respekte per pinjollet e kuinslingevee e tradhetareve te kombit shqipetar,bashkpunetoreve te Nazi-fashizmit.Respekt per Uran Butken e kompani ,qe kurre nuk u lodhen se shkruari per te hedhur sado pak balt mbi Madheshtin e Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare e Komandantin e saj legjendar Enver Hoxhen.Keta shqip foles dhe pse perfaqesojn as 2 % te popullit shqiptar,.Dhe pse ne gjthe boten keta specie te damkosura me vulen e turpit perbuzen e ndiqen penalisht , ne Shqiperi keto ndjejn perkedheljen e mediave. Ndjej urrejtje per te gjithe bijt e komunisteve te cilet dhe pse i kane akoma gjalle baballaret e tyre qe luftuan e dhane jeten per Sqiperin e Lire e pa pushtues ,,sot ato bojn indiferentin duke len ne hije Festimin e festsve te nendorit ,Vetem ne shqiperi ndodh qe Humbesit pra tradhetaret,te guxojn te shkruajne historin e fitim tareve.Ne rastin konkret duan te rehabilitojn edhe nje palo marreveshje , emertuar e MUKJES, ecila per fatin tone nuk u kthye ne marreveshje e ta linte popollin te pushtuar e pa marre pjese ne lufte.

  2. Iliri says:

    Perse mereni me Pellumb Kullen dhe e konsideroni si nje personalitet. Per mendimin tim , edhe ne fushen e tij, ne ate te humorit, ai ka qene nje medioker. Koha e sotme eshte koha e maskarejve dhe keto tipa kerkojne te bejne jehone duke mbivleresuar veten me lloj lloj menyrash duke mare forma te shumelloshme.

  3. tirona says:

    Atje ne Amerike nuk ka pune tjeter ky Kulla, me duket se po bohet karagjoz me shkrimet e tij……

  4. Arbi2000 says:

    Nje nga problemet e shqiptareve sot eshte te paret bardh e zi te se kaluares. Gjithshka e lidhin si kane jetuar personalisht. Nuk arrijne te bejne dallimin cfar rol kishte sistemi a cfare rol individi. Historia do shkruhet kur mos te jetojne me as te persekutuarit as persekutoret. Do shihen statistikat e zhvillimit apo regresit ekonomik, arsimor, shendetsor, kulturor etj. Duke dalur mbi mllefet apo emocionet tifoze do gjykohet objektivisht.

    1. aishe says:

      Te kripsha trute o e mete mendore. E ke problemin ne qender te trurit.
      DIKTATURA ka vetem nje emer DIKTATURE o e cmendur!!!

  5. Ilirjan says:

    Or Pellumb Kulla !
    Une mburrem per shume e shume te mira qe u krijuan pas Luftes Nacional-Clirimtare, dhe diku ne vlerat e krijuara eshte edhe krijuesi i satires dhe humorit fierak, Pellumb Kulla.
    Nuk te mohoj dot. Por do ta ta beja ne rast se pas v.1990 do te krijoje vlera, te pakten te krahasuara me ato te para 90-s, por deri me sot nuk ke nxjerre ne drita ndonje te tille.
    Dyzimi i shume prej juve, qe hidhni balte mbi ambjentet dhe kohet qe ju frymezuan te shkruani veprat tuaja, ju bene njerez te vegjel, me personalitet te dyzuar. Me vjen keq, por ja qe ndodhi dhe vazhdon qe prej 20 e kusur vjeteve te fundit. Ju keni shtuar Zotin, por keni humbur shume e shume dashamires tuaj. Metamorfoza e transformimit te sistemit socialist ne ate, me te hershem, – kapitalist, ka prekur gjithe shoqerine shqiptare, por ju, se bashku me disa intelektuale te tjere si Kadare, Agolli, e ndonje tjeter te fushes se letrave, morret urren e zjarrit dhe e hodhet mbi vepren 50 vjecare, qe Ramizi qellimisht e kalbeseu dhe e braktisi per te marr zjarr me shpejt, per tu djegur me shpejt. Duke mos pyetur aspak per shumicen e shqiptareve, si do tu vinte halli, me se do te jetonin, kur perballe tyre ishin germadhat e vendeve te tyre te punes dhe jeteses(!), Ju pate vetem interesin tuaj. Ne fund te fundit ky eshte edhe thelbi i sitemit kapitalist: Sejcili per vehte, zoti per te gjithe!

  6. zqk says:

    Zoti Pellumb, po sikur te kishte ndodhur qe Enveri, me gjithe Shtabin, te ishte vrare nga gjermanet ne Operacionin e Dimrit (se ai vertet e dinte fundin e luftes, por ama s’ishte fallxhor te dinte fatin e vet deri ne fund te asaj lufte) a do shkoje t’i vije nje tufe lule te varri ne Diten e Deshmoreve (qe nuk eshte e thene te ishte 5 maji)? Kurse Mustafa Matohitit, diktatorit, qe do vdiste per shkaqe natyrore ne fund te viteve 80, pasi i kishte bere 1000 te zeza popullit e pasi kishte zhdukur gjithe shoket e vete qe kishin shpetuar gjalle nga lufta si Vojo Kushi, Qemal Stafa e Margarita Tutulani, a do i shurroje te varri? Po Kristaq Tutulanin, qe s’arriten dot ta kapnin italianet (perpara Mukjes kjo), sot i plakur e i rrjedhur, e qe do dilte me portretin e diktatorit Mustafa Matohiti kete 70 vjetor a do e quaje matuf?
    Une per vete do nderoja te gjithe ata qe vune jeten e tyre, te familjeve te tyre ne rrezik, qe lane rrehatine e shkaterruan pasurine e tyre, pavaresisht nese u vrane, u vetevrane, i vrane shoket, jetuan pas lufte si njerez te thjeshte, apo diktatore te vegjel a te medhenj. Ketu perfshij Enverin, Mehmetin, Vasilin, Petritin, Nexhipin, Mitron, Hysniun, Fadilin, Nimeten, Zonjen, Vojon, Baben, Haxhiun, Nexhmien, Lejlane, Bulen, Persefonin, Bajramin, Zahon, Ramizin, Ramizene, Nakon, Miston etj., etj.
    Me vone dihet, revolucioni ha bijte e vete. Edhe uji i burimit, sado i paster te jete, po e mbajte 50 vjet ne shishe, do qelbet. Kjo semundje nuk i ndodhi vetem Shqiperise. Ketu ne duhet te mesojme nga historia.
    Sa per tokat e humbura, Gjermania humbi toka. Shqiperia nuk e humbi Kosoven se nuk e kishte patur ndonjehere para lufte, dhe Jugosllavia ishte fituese e luftes dhe nuk mund ta humbiste Kosoven qe ta fitonim ne. Ne fituam Sazanin qe nuk e kemi patur kurre. Ne Konferencen e Paqes ne per pak e hengrem nga greku, por ishte Enveri qe foli me argumente. Argumentet i bazonte ne luften e bere dhe jo ne llogje Kavaje. N.q.s. do ta vazhdosh argumentin me shkruaj ne [email protected] qe te kesh rast edhe ti te me shash si ta doje qejfi.

  7. sherifi says:

    Z.Pellumb Kulla,
    Ndoshta jo per fajin tuaj,po edhe ndonje lapsus i redaktoreve te gazetes,shkrimi i pare kishte disa gjera te pa rakorduara ose fraza te gjymtuara dhe dilnin me kuptime jo te drejta per nje intelektual si ju.
    mua tek shkrimi i pare i juai me beri pershtypje dhe linte te kuptoje gjate leximit sikur lufta nac-clirimtare ishte e pa kuptimte,gjithsesi lufta nac-clirimtare z.Kulla e ka historin e saj,per kohen,kushtet dhe rrethanat qe ishte beshke me drejtusit e saj qe sollen lirin ne kte vend.
    ne nje fjali ne fund te shkrimit thuhej qe:”edhe gjermanet kane ndihmuar ne clirimin e shqiperse” te cilet ishin pushtues.
    Dhe e fundit per mendimin tim, nuk eshte normale te erresohet cdo gje nga 45 vitet e pushtetit qe u perbys dhe ska per tu pertseritur brez pas brezi,edhe ne ate kohe eshte punuar nga populli per ndertimin e vendit,shume njerez kane sakrifikuar edhe jeten ne ndertime nga jugu ne veri.
    Per mendimin tim,mire ato 45 vjete qe u permbysen,po ne gjysmen e tyre po e kaloim ne tjeter sistem dhe me njerez drejtues si berisha po e bejne kte milet te flasi me vete dhe ka dhe shume qe thone(sidomos ato nena qe kane humbur djemte)”qe ishim me mire at’here” kesaj zoti Kulla cfar pergjigje i jep.
    Juve z.Kulla at’here mbanit gjalle me veprat e tua te skenes nje popull te tere, a nuk keni mundesi qe ta vazhdonit edhe per kohet qe po kaloim.

  8. tz says:

    E ke dhi o gazmor I kohes se Enverit, I ke sherbyer atij regjimi me shume se cdokush tjeter duke injeksuar ne gjakun e atij Populli ideologjine e krimit me ate humor vrases qe beje, mjaft eshte mjaft.U q..ve me Enver dhe Sali dhe tani do te q..hesh me cdo njeri.

  9. Devolliu says:

    O i nderuari PËLLUMB; kot u ngatërrove me këtë shkrimin e fundit. Të tërë gjërat mirë e bukur i ke bërë në jetë dhe ke merituar respektin e një Populli të tërë.
    Por nuk je menduar mirë kur i thua PROFESOR MILOS që të mos punojë për shkrimin e historisë.
    Po kush duhet ta shkruajë atë, sharlatanët injorantë si butkat e beqirët?

  10. Sadik Elshani says:

    Nje pergjigje e argumentuar mire.

  11. hetuesi ofsajt says:

    mos i ngatrro gjonat!
    gjykimi i ishkomandantve te luftes nga enveri si tradhtare edhe mujt te ken ken i gabu,por mund edhe te ken qen i drejt
    por kjo nuk diskretiton sistemin
    sepse edhe ne ameriken e sotme dalin njerz qe kan bo nga 20 vjet burg per vrasje dhe shpallen te pafajshem
    ca ka ktu
    gjykata edhe gabon!

  12. Illyria says:

    Eh, sedra dhe egoja e te paqortueshmeve! Kur plaken behen edhe me keq se zevzeke!

  13. Giacomo Pucini says:

    Te lumte z. Pellumbi, ja kesaj i them autokritike une. Me ne fund i kuptove gabimet por do te ishte me dinjitoze per personalitetin tuaj artistik qe te mos kopjonit pergjigjet qe mund ti japin personalitetet shkencore, apo nuk tha keshtu G. Galilei, “E pur si muove”.

  14. Historiane pe Histori? says:

    Mire thua ti o Pellumb Kulla, por duket se nuk e ditke se Paskali e ka partine e trete socialist-demokratike qe eshte, por edhe prej se katertes ka dale!

    Por le te flasim si me nje njeri te kenduar:
    Paskal, ja t’i marrim te verteta ato qe thua ti,
    dmth qe Pellumbi na paska bere per te qeshur ne kohen kur duhet te qanim,
    dakord, le t’ja heqim veshet per kete,

    por problemi qe po diskutohet sot eshte ai Qoftelargu, qe, rrallekush ‘se do. Enveri Ine.

    Pellumbi nuk ia ka censuruar skecet e humoret e tij, se ato duken sikur jane shkruar per keta te PD-se dhe per keta rilindasit e PS-LSI-se! (Pa, per ballistet e komunistet e sorem!)

    Pellumbi, personalisht, prape dmth edhe sot e kesaj dite, i eshte Fale-mender-it shokut Enver (se ai i bekuari i kishte te gjitha ne Dore e ne Xhepin e tij, ku tjeter do t’i gjenim bursat ne te gjoret?!), ca te sotem i kerkojne Kulles qe t’i jete Mirenjohes e Falemenderues edhe Sali Berishes (se ky i kishte ne dore te mirat dhe emertimet e pasdiktatures, kush tjeter?!).

    Tani, del edhe ti Paskal dhe i kerkon qe te mbetet miku yt i …Kohes se Neverit!
    Kjo, me ngjan se eshte gabim, zoti Milo. Asokohe, edhe Kadarea ishte mik me Nashon, por erdhi kohe tjeter dhe …tashme nuk jane miq. perkundrazi. Ca biografizinje te asaj kohe nuk kishin nge t’i zgjidhnin miqte e tyre, se tjeterkush zgjidhte, apo jo?! Nuk besoj se pellumbi t’i thoshte dot te gjitha gjerat qe mendonte asokohe, se se paku origjinen e kishit te ndryshme.
    Tani, ti i thua: pse nuk me thua ato qe me thoshje asokohe per Enver Hoxhen?!
    Edhe Sali Berishes, pellumb Kulla nuk ia ka thene te verteten, qe nuk e donte shokun Enver prej qekuri, se Berisha kush e di, kthente mendje dhe nuk e linte te hipte ne allopran per amabasador te tij ne Amerike!

    Pra, ne kohe te dnryshme, njerez te ndryshem, mendojne ndryshe.
    Jemi dakord ketu, te gjithe shqiptaret!

    Por del ai Qoftelargu, Neveri, dhe ne ia nisim luftrave per te!

    Pellumbi ka shkruar liber per te, ku e nxjerre te vdekur.

    Nuk di, a e ke thene qarte edhe ti, Paskal, a e ke thene shkoqur qe shoku Enver ka dekur? Po shkoqur ama, si Paskal Milo, jo si historian, te lutem…

    Historiane kishte edhe Hitleri, edhe Stalini, por ua le dot ti atyre te (ri)shkruajne historine e kohes se Tyre?!

  15. astrit says:

    Me pelqen arsyetimi yt zoti Kulla.Mendoj se disa nga historianet tane e pas 90 e mbrojne ne forma te ndryeshme ate regjim jo se e duan, se larg qofte qe keta ti rikthehen menyres se jeteses se asaj kohe. Keta i jargaviten atij pushteti per arsyen e vetme se ndjeheshin te perveligjuar “dikushi” ani se ishin dhe vete ne skamjen e ne terrorin komunist.Me mire i pari ne diktature se qytetare i lire ne demokraci.Mendesi e semure qe nuk na çon gjekundi.
    Ne Mukje humben shqiptaret, na u dha nje shans per tu bere nje vend normal shqiptaret e humben. Deshira per pushtet eshte vrastare ne popullin tone.Fatketqesisht vazhdojme pothuajse me te njeten mendesi prej ilanjosi e mashtruesi me kollare.I ngreme lavde nje lufte qe na solli diktaturen e mjerimin.
    Ne Mukje nuk humben Ballistat deshtak apo fituan komunistat mashtrues e vrastar por humbi nje shans per tu bere komb normal evropjan

  16. Dshamiri dr says:

    Kull deri tek qendrimi ndaj aletave ke te drejte
    Nuk karhasoht shqiperia me gjermanin e japonine,Itakline.
    Shqiperise europa qimen ja ben tra
    serbite per gjith gabimet e veta e denoi shqiperin dhe i dha serbise fitore 3 me 0.
    Pse pak te duket bombat ne hiroshim e nagasaki qe edhe sote ka njerz te gjymtuar
    Pak te duket ky demtime
    po gjermanise qe i ka marr toka franca ,polonia,po bullgarise e maqedonise et,po rumania humbi shume toka.
    Por shqiperise e Kosoves do ti kishin humbure me shume
    Sespe greku ne konferencen e paqes u ngrite e tha shqiperia nuk ka qen me aleatet
    Po u ngrite delegati jugosllav ka qen me ne ne fronet
    Ai nuk e tha me na mbrojte por shqiperia u peregatit per federat te shtate jugosllave.Serbet akuzuan kosoven qe nuk kan luftuar kunder gjermanve .kosoav ka qen aleat me gjermenet se krijuan divizionin skendertbeg
    shqiperin do ta kishi bere fertele
    Stalin i tha jugosllavise pse nuk e kapardine shqiperine???
    Keshtu qe merri gjerat shtraure
    Milo ka gabimet e veta nga sistemi moniste qe nuk mund te shkeoputet
    Ju jeni artiset e dini qe mbi 50 shtet te botes kan ylle ne flamur dhe 50 yje qe ju i dini nga provimi qe keni dhen per tu bere bire i amerikes flamuri ka 50 yje =me 50 shtete.Kan grad me yje,yje mbajne para prap.rroba te kuqe bardh nuk e kane problem
    Lufta edh ju thoni e drejte
    Lufta ka ligje.Urdhrat duhet zbatohen perndryshe plumbin kokes e ke.Faje ka psh PKJ e JB:Tito Enveri e patrioti juaj Xoxe.Por a e dine qe nga nako spiro antar i byrose politike ,Ministere e persident i Rinise ,Kryetar i komisionit Planit shtetit jane ndjkur nga sigurimi.

    po te kisha e-mailin tuja do te jepja dhe listen e punonjesve te artit nga P.M. e poshte qe jane ndjekur edhe ne kafe
    a e beson??Ë??
    Koken me dore duhet kapish per artista kengtare etj etj
    Te lutem Ushtrin mos e permend ata kan luftuar zbathur e zdeshur ne shi e ne debore,her her me pak ushqime e pak buke
    Plus smundjen e tifose
    Bashk me ushtaret ne nje cader e llogore kan qen dhe komnadantet
    Ka komanadat qe esht shtrau ne gjendje te rend nga tifoja e tash i merni neper goje…
    Pak humanista
    ju jeni artist dhe jeni me afer njeruite
    kaq per sqarime

  17. Kreshnik Arberi dr. says:

    Nuk eshtthen asnjehere askerkunde komnetiper Pellumb Kullen

    Kull deri tek qendrimi ndaj aletave ke te drejte
    Nuk karhasoht shqiperia me gjermanin e japonine,Itakline.
    Shqiperise europa qimen ja ben tra
    serbite per gjith gabimet e veta e denoi shqiperin dhe i dha serbise fitore 3 me 0.
    Pse pak te duket bombat ne hiroshim e nagasaki qe edhe sote ka njerz te gjymtuar
    Pak te duket ky demtime
    po gjermanise qe i ka marr toka franca ,polonia,po bullgarise e maqedonise et,po rumania humbi shume toka.
    Por shqiperise e Kosoves do ti kishin humbure me shume
    Sespe greku ne konferencen e paqes u ngrite e tha shqiperia nuk ka qen me aleatet
    Po u ngrite delegati jugosllav ka qen me ne ne fronet
    Ai nuk e tha me na mbrojte por shqiperia u peregatit per federat te shtate jugosllave.Serbet akuzuan kosoven qe nuk kan luftuar kunder gjermanve .kosoav ka qen aleat me gjermenet se krijuan divizionin skendertbeg
    shqiperin do ta kishi bere fertele
    Stalin i tha jugosllavise pse nuk e kapardine shqiperine???
    Keshtu qe merri gjerat shtraure
    Milo ka gabimet e veta nga sistemi moniste qe nuk mund te shkeoputet
    Ju jeni artiset e dini qe mbi 50 shtet te botes kan ylle ne flamur dhe 50 yje qe ju i dini nga provimi qe keni dhen per tu bere bire i amerikes flamuri ka 50 yje =me 50 shtete.Kan grad me yje,yje mbajne para prap.rroba te kuqe bardh nuk e kane problem
    Lufta edh ju thoni e drejte
    Lufta ka ligje.Urdhrat duhet zbatohen perndryshe plumbin kokes e ke.Faje ka psh PKJ e JB:Tito Enveri e patrioti juaj Xoxe.Por a e dine qe nga nako spiro antar i byrose politike ,Ministere e persident i Rinise ,Kryetar i komisionit Planit shtetit jane ndjkur nga sigurimi.

    po te kisha e-mailin tuja do te jepja dhe listen e punonjesve te artit nga P.M. e poshte qe jane ndjekur edhe ne kafe
    a e beson??Ë??
    Koken me dore duhet kapish per artista kengtare etj etj
    Te lutem Ushtrin mos e permend ata kan luftuar zbathur e zdeshur ne shi e ne debore,her her me pak ushqime e pak buke
    Plus smundjen e tifose
    Bashk me ushtaret ne nje cader e llogore kan qen dhe komnadantet
    Ka komanadat qe esht shtrau ne gjendje te rend nga tifoja e tash i merni neper goje…
    Pak humanista
    ju jeni artist dhe jeni me afer njeruite
    kaq per sqarime

  18. Il says:

    Te gjitha vendet humbese humben territore.Gjermania humbi Danzingun dhe shume territore qe ju dhane Polonise deri ne vijen Oder Najse.Japonia humbi ishujt Kurile Aleutine etj.Rumania humbi Moldavine Besarabine.Disa teritore Hungareze ju dhane Cekosllovakise.Italia per pal humbi Triesten por humbi disa territore ne kufi me Francen dhe Finlanda humbi dicka.Nuk s njeh historine.Shiko komedine me mire.

  19. MENTORES says:

    ore po ti paske rrjedhur fare!
    Ne ate shkrimin tend te pare, me shume u more me etiketime te atyre qe nuk e mendojne si ty sesa me Mukjen. Ata qe tu pergjigjen te ftuan te ndash luften nga ajo qe erdhi me pas po ti qenke i veshtire per te nxene (dhe pse besoj se e ben me qellim). Nuk e lexova shkrimin e Kokes, por sa per Milon, te beri nje ftese qe ashtu si ai, edhe ti te mos hiqesh si i persektuar nga ai regjim. Te persekutuarit e atij regjimin nuk benin jeten tende apo te Milos!
    Eshte shume interesant nje pasazh te ky shkrim. Ti brenda teje e ruake njefare mirenjohje ndaj Hoxhes! Megjithe parendesine e eksperiences tende, e artikulon edhe hapur kur te nevojitet. Ndersa te tjere presona, qe duhet te merren me shkruajtjen e historise se nje populli (qe nuk eshte vetem ai qe perfaqeson ti “pas clirimit te dyte”) duhet ti shohin gjerat bardh e zi! Keta jane me parimor se ty, se hapur te bejne ftesen te diskutojme per luften, sepse eshte e qarte se per diktaturen nuk eshte filluar akoma te diskutohet. Edhe nuk ka si te jete ndryshe kur akoma jane gjalle “personazhe” qe kerkojne te retushojne emrin e tyre apo te familjeve te tyre duke bere presion te hapur ndaj atyre qe merren me historine.
    Ne perfundim, me habit lehtesia jote per te ofenduar njerez, me habiti ne shkrimin e pare dhe me habit qe e vazhdon edhe ketu! Mesa duket edhe per fjalen “intelektual” i qenke borxhli Enver Hoxhes.

  20. hallexhiu says:

    Lernani mor rehat?! Kemi halle plot. Sa per trimat dhe martiret ata mbeten maleve. Ju jeni pas byrekut. Hengret ne gjithe pushtetet sidoqofte. Gjeni ndonje teme tjeter.

  21. mersin kurti says:

    Zoti Kulla jeni me kembe ne toke.Lufta e klasave dhe udheheqja e saj nga Enver Hoxha i solli mjaft fatkeqesi ketij populli. Por nga PKSH nuk mund te pritej qe te ndante pushtetin me opoziten e kohes, kur ne programin e cdo partie komuniste dihet dhe ishte sanksionuar qarte marrja e pushtetit dhe permbysja e klasave te pasura. Kete PKSH e pergatiti gjate luftes, per ta kurorezuar me clirimin e vendit. Luhatjete e opozites se kohes gjate luftes pervec te tjerave, lidhen kryesisht me kete mision qe merrte persiper PKSH. Megjithate bashkepunimi me pushtuesin eshte i pafalshem.

  22. mersin kurti says:

    Pershendetje zoti Kulla. Jeni me kembe ne toke.Lufta e klasave dhe udheheqja e saj nga Enver Hoxha i solli mjaft fatkeqesi ketij populli. Por nga PKSH nuk mund te pritej qe te ndante pushtetin me opoziten e kohes, kur ne programin e cdo partie komuniste dihet dhe ishte sanksionuar qarte, marrja e pushtetit dhe permbysja e klasave te pasura. Kete PKSH e pergatiti gjate luftes, per ta kurorezuar me clirimin e vendit. Luhatjet e opozites se kohes gjate luftes pervec te tjerave, lidhen kryesisht me kete mision qe merrte persiper PKSH. Megjithate bashkepunimi me pushtuesin ishte i pafalshem.

  23. Enerti Begaj says:

    Z.Kulla.Kam lexuar shkrimet dhe replikat tuaja ne Gazeten e nderuar Dita.I nderuar zoteri,Historia eshte shkence dhe jo rrefenje.Nuk shkruhet me emocion,por duke analizuar ftohte dhe pa emocione.Ju,jo vetem qe nuk jeni Historian,por nderkohe jeni nje person thellesisht i pa-ditur.I pa-lexuar dhe rrjedhimisht jashte shinave.Kerkoni z.Milo te ju thoje,se c’fare territoresh Humben vendet e Boshtit pas luftes se dyte Boterore!!Po te pershkruaj vetem territoret e humbura nga Italia.M.q.s jam me banim ketu prej 12 vitesh dhe Historine e ketij vendi e njoh me mire se te vendeve te tjera.

    “Humbjet Territoriale te Italise”.Traktati i Paqes i Parisit i vitit 1947.
    Kushtet e Traktatit perbenin:
    I)Kthimin mbrapsht te territoreve te pushtuara Franceze,Jugosllave dhe Greke gjate luftes se II-te Boterore.
    II)Leshimin ndaj Frances te Komunes “Tenda” dhe nje pjese te Komunave te “Briges” dhe te “Briges se Eperme”.Te komunave “Valdieri” dhe “Olivetta San Michele”.I jepet Frances maja e malit “Chaberton”,maja e malit “Marta” dhe fortifikimet ne afersi te malit “Saccarello”.Perfshiheshin ne territorin Francez te pakten gjysma e “Pllajes se Monginervo” me perjashtim te “Claviere-s”,i cili qendron pjese e territorit Italian.”Liqenet e Eperme” te “Lugines se Ngushte” te Malit “Thabor”.Kodren e “Moncenisio-s” dhe pjeset Perendimore te Kodrave te “Il Piccolo San Bernardo”.
    III)Italia i kalon Republikes Popullore Socialsite te Jugosllavise,”Luginen e Eperme te Isonzo-s,Luginen e Vipacco-s,Luginen e Carsico-s.Nje pjese te “Istrias” duke perfshire ketu edhe kater ishuj ne detitn Adriatik “Chersso” dhe “Lussino”,”Lagosta” dhe “Pelagosa”.Italise i shkeputet nderkohe ne favor te Jugosllavise,qyteti “Zara”(sot,ne vitin 2014-te,qytet Kroat).Me tej Italia humbet ne favor te Jugosllavise qytetin “Fiume”(sot,ne vitin 2014-te,qytet Kroat).Qyteti i Triestes i kalon Jugosllavise,sebashku me territoret perreth “Zones A”.Ne vitin 1954 Trieste do i kthehet Italise,por jo Territoret perreth Triestes.I kalon Jugosllavise pjese Veri-perendimore e “Capodistria-s” deri ne Lumin “Quieto/Mirna”.Kalimi i te ashtuquajtures zones “B” te Territorit te lire te Triestes ju kalua perfundimisht Jugosllavise nepermjet Traktatit te Osimo-s te 10 Nentorit 1975.
    IV)Italia detyrohet te njohe ne menyre Taksative dhe te menjehershme “Pavarasine e Republikes se Shqiperise” dhe njekohesisht i kalon Shqiperise ishullin e “Sazanit”.Ishulli i Sazanit,te kaloje menjehere ne Sovranitetin Territorial Shqiptar nga ai Italian.Nderkohe Italia detyrohet te paguaje nje demshperblim lufte ndaj Shqiperise,me vleren 5 mln$ Amerikan.
    V)Greqia i merr Italise ishujt e “Dedocanes-it” qe deri ne ate kohe kishin qene ishuj qe i perkisnin Italise.
    VI)Italia detyrohet te heqe dore nga Kolonite:Libi,Eritre dhe Somali Italiane.
    VII)Anaullimin e Traktateve Tregetare,te favorshme per Italine,te neshkruara me heret me Kinen(perfshire leshimin e koncensionit “Tientsin” ne admainistrimin e Mbreterise Italiane prej vitit 1907-te)
    Dhe keshtu me radhe i nderuar Kulla,vazhdojne edhe sanksionet e tjera,si pershembull,limitimi deri ne kufij shume te vegjel,i fuqise ushtarake Italiane ne te ardhmen.Italia qe prej atij Traktati te vitit 1947,nuk do te shkele me ne Afriken ex-Koloniale,dominimi Politik dhe Ekonomik i se ciles do kalonte ne favor te Frances dhe Anglise.
    Me vjen keq,qe je kaq shume i pa-ditur.
    Nderkohe,Historine e Luftes e shkruajne Fitimtaret dhe jo Humbesit.
    Aq me pak,mund ta shkruash ti,qe me sa shoh je ne nje erresire totale diturie.Nuk ishe ne dijeni te asnje humbjeje territoriale nga ndonje vend i “Boshtit” mbas luftes se dyte Boterore.

    1. Pilo Lala says:

      Shume analize e sakte. Pellumbi ngaterron humorin me Historine.
      E vetmja merite qe ka Balli Kombetar, eshte frymezimi qe i dha Shefqet Musarajt te shkruaje “Epopeja e Ballit Kombetar”.

  24. Vunoi says:

    Glorifikimi i Enverit,i justifikon bashkepunetoret e sistemit,identitetin e tyre nuk kane ku e gjejne tjeter vec Enverit, po ashtu edhe perligjien e vlerave te tyre morale.
    Z. Paskal kenaqesine me te madhe ka qe ti shajne Enverin e qe keshtu
    pastaj te behet idhtari “histork” i tije
    Z.Kulla ju po e nderoni shume teper zotnie duke i dhene publicitet te pa merituar

  25. andromeda says:

    Ti, more i dashur Pëllumb i gjykon gjërat e asaj kohe me optikën e veseve që mbolli berishizmi në këto 23 vjet gjoja demokraci, dhe harron se n’atë kohë njerëzit ishin më të thjeshtë e më naivë dhe i gjykonin gjërat me shumë atdhedashuri dhe sinqeritet. Opinionet ndaheshin qartësisht-kush ishin për një Shqipëri të lirë dhe sovrane dhe kush ishin ata që bashkëpunonin me okupatorin. Dhe partia komuniste i bindi njerëzit, me naivitetin dhe romantikën që karakterizonte atë kohë se rruga më e mirë për Shqipërinë ishte barazia shoqërore dhe lidhja me ideologjinë ML. Vështirë se në këtë lloj naiviteti që e kishte pushtuar gjysmën e botës, të gjeje manipulime dhe dallavere për marrjen e pushtetit. Ndaj ndodhi ajo që ndodhi-lidhja me frontin e lindjes. Prindët tanë e thonin shpesh ‘ku dinim gjë ne se çdo të ndodhte më pas, ne mendonim se kësisoj do të hanim me lugë floriri’. Bën mirë të mos merresh me politikën dhe historinë, o Pëllumb se e humbet kredibilitetin edhe si komediograf.

  26. mato says:

    Po pse o z.Kulla; z.Milo gjete zotrote te
    shfrehesh dufin ndaj atyre koherave dhe
    aktoreve te saj? Kaloje ore pleqerine ndryshe
    dhe mos u be zevzek si puna e Saliut qe ka
    vajtur ne Myqe.Po ca eshte keshtu qo pune e pleqerise ore;
    Vitet tutje dhe Mendja Tehu. E Zoti na ruajte!
    Lutemi mos na lere te katandisemi keshtu.
    E llafosem ne nje grup sheqrie o z.Pellumb dhe te
    gjithe patem nje Mendje,ku vendimi ishte i tille:
    Sa mire do te ishte qe ajo moshe ta kalonte Kohen
    duke hedhur ne leter jo vetem kujtimet por edhe
    experiencat e ndryshme te hasura gjate Jetes.Ne kete
    menyre edhe le dicka mbrapa,por edhe vetes i jep
    mundesine e nje qetesie te shendeteshme.E dime qe ju
    keshtu e kini programuar por perse shkeputesh sadopak
    per tu pergojuar? Pena e juaj vazhdimisht eshte brilante
    ku gjithcka qe te ka therrur ka ditur per ta kuruar.
    Dhe per kete do te mbetesh i pavdekshem.Te duam qe te kalosh
    nje Pleqeri te Urte,pasi Mendjen e ke shume te shijeshme.tung.

  27. fatmiri says:

    Pellumbi eshte me kembe ne toke, por me koke te çmendur. S’eshte vetem. Shume jane harbuar nga paraja e madhe qe vune se vodhen ate qe u ndertua ne kohen e Enverit. Tani, demokracia u ka fale edhe interpretimin dhe mbrojtjen dikush si hajdut, dikush si kriminel, dikush shet detin dhe token e shqiptareve. Flisni derdellisi si Pellumb Kulla “qe i dhimbset shume Shqiperia” por, sipas shkrimit tij me larte, te gjitha te mirat e asaj kohe i paska pase nga takimi me Enverin, e megjithate nga “dhimbja” e madhe qe ka, ai e permbys kupen e Enverit, se do “te miren” e shqiptareve! Duket se po sakrifikon shume Pellumb Kulla sot. Njerez te tille jane te degjeneruar ne mendim, te tradhetuar ne shpirt, te kompromentuar ne te gjitha drejtimet. Historia shkruhet si ka ngjare e jo si e do Pellumbi apo tjetri. Lufta Nacional- çlirimtare ka nje perfundim; lufte lunder nazi-fashizmit perkrah koalicionit boteror, e bere nga ushtria çlirimtare e udhehequr perfundimisht nga Enver Hoxha. Te tjerat jane pallavra te idioteve. Kur behen analiza nxirren dhe te metat dhe gabimet, pa mohuar boshtin kryesor: fitoren. Diamanti, sado deformime ti japish, ngelet diamant dhe eshte shume here me i bukur se nje gur i thjeshte amorf, sado dikush kerkon ta latoje e zbukuroje. Qendroni ne kembe, por mbani dhe koken mbi shpatulla, mos e çoni ne vend tjeter, ndersa mendja ka dhe gomari, por s’e ve do ne sherbim te shoqerise.

  28. ivani i madh says:

    midis atyre qe permendie ne artikull ishte dhe nje fraza ime ne lidhje me shkollimin tend mos thashe ndonje te pa vertete valle . Ai te ndimoi te shkolloheshe dhe ti tani e shan me te drejte se nga ajo shtrese vjen se ne nga ai popull jemi sa ja kalojme lumin te themi te dh … kalin. Ne artikullin e pare thoshe se te kane vrare 5 pjestare te familjes si dhe pse kete sna i sqrove Ketu me nje fare menyre e fajesoje ballin kombetar po ti si pas ardhesit i tyre pse skerkon falje per krimet e te aferve te tu .Se thua te behet historia e drejte dhe e sinqerte duhet te filloje nga vetja se cfare kane bere te mijte pasaj te thuash per te tjeret kushdo qofte ai.Historia kur do qe te shkruahet drejt e sakte viret ne peshoren e farmacise i themi ne nga anet tona apo e ke aruar thuen te vertetat dhe te metat .Per meritat respektohet per te ligat uret po jo me qe iku dhe prioritet te marin gabimet e tij nqf te se je njeri me taban dhe jo ndryshon me ndryshimin e stineve apo sistemeve. KJO TE LARGON NGA DASHURIA DHE RESPEKTI QE MUND TE KENE NJEREZIT PER TY SI NJERI I ARTIT .

    1. Vullkani says:

      Ky Kulla or i Ivan i Madh, thote qe kam 5 te vrare nga komunistet, por nuk thote qe kishin faj, keshtu qe mos prit te te kerkoje falje per ta. Se ti me qe i mesove per te vrare, e mendon pa ta bere syri terr se ata e kane merituar! le qe ke te drejte, tere ata qe vriten ne Shqiperi me te drejte vriten, sidomos kur jane vrare ne kohe te Qoftelargut. Keshtu u vrane me te drejte te tere komandantet. Ti – dhe une me ty, Kullen ta cmojme kur thote “iku u be, ashtu e solli koha” dhe bile habitet se perse tani u jepet pafajesia pa gjyq. Nuk i kemi ndjekur si duhet ata kurset e analfabetizmit, o i madhi IVan!

      1. ivani i madh says:

        o vullkan me dukesh se tani ke filluar ti te ndiekesh kurset qe la qofte largu jot Berisha dhe besoj se do te maresh dipllome . Sa per vrasjet 5 njerzeve te tij skerkova nga ty po nga i vete se e di me mire se ti se cfare ka ndodhur ne ate fshat ku ka lindur zoteria PRANDAJ MOS DIL SI BISHTI PARA SQEPARIT NE DO TA NDIMOSH THOI SE BABALLARET TUAJ E KANE DASHUR FASHIZMIN PA JANE BASHKUAR ME TE

  29. ***** says:

    Z .Kulla nje replike shume e sakte ,por nuk ja vlen te merresh me Milon.

  30. Kreshnik Arberi dr. says:

    Nuk eshtthen asnjehere askerkunde komnetiper Pellumb Kullen

    Kull deri tek qendrimi ndaj aletave ke te drejte
    Nuk karhasoht shqiperia me gjermanin e japonine,Italine.
    Shqiperise europa qimen ja ben tra
    serbte per gjith gabimet e veta e denoi shqiperin dhe i dha serbise fitore 3 me 0.
    Pse pak te duket bombat ne hiroshim e nagasaki qe edhe sote ka njerz te gjymtuar
    Pak te duket ky demtime
    po gjermanise qe i ka marr toka franca ,polonia,po bullgarise e maqedonise et,po rumania humbi shume toka(jo vetem nga lufta e II e cila duht t u jepet tokat e humbura me pare).
    Por shqiperise e Kosoves do ti kishin humbure me shume
    Sespe greku ne konferencen e paqes u ngrite e tha shqiperia nuk ka qen me aleatet
    Po u ngrite delegati jugosllav ka qen me ne ne fronet
    Ai nuk e tha me na mbrojte por shqiperia u peregatit per federat te shtate jugosllave.Serbet akuzuan kosoven qe nuk kan luftuar kunder gjermanve .kosoav ka qen aleat me gjermenet se krijuan divizionin skendertbeg
    shqiperin do ta kishi bere fertele
    Stalin i tha jugosllavise pse nuk e kapardine shqiperine???
    Keshtu qe merri gjerat shtraure
    Milo ka gabimet e veta nga sistemi moniste qe nuk mund te shkeoputet
    Ju jeni artiset e dini qe mbi 50 shtet te botes kan ylle ne flamur dhe 50 yje qe ju i dini nga provimi qe keni dhen per tu bere bire i amerikes flamuri ka 50 yje =me 50 shtete.Kan grad me yje,yje mbajne para prap.rroba te kuqe bardh nuk e kane problem
    Lufta edh ju thoni e drejte
    Lufta ka ligje.Urdhrat duhet zbatohen perndryshe plumbin kokes e ke.Faje ka psh PKJ e JB:Tito Enveri e patrioti juaj Xoxe.Por a e dine qe nga nako spiro antar i byrose politike ,Ministere e persident i Rinise ,Kryetar i komisionit Planit shtetit jane ndjkur nga sigurimi.

    po te kisha e-mailin tuja do te jepja dhe listen e punonjesve te artit nga P.M. e poshte qe jane ndjekur edhe ne kafe
    a e beson??Ë??
    Koken me dore duhet kapish per artista kengtare etj etj
    Te lutem Ushtrin mos e permend ata kan luftuar zbathur e zdeshur ne shi e ne debore,her her me pak ushqime e pak buke
    Plus smundjen e tifose
    Bashk me ushtaret ne nje cader e llogore kan qen dhe komnadantet
    Ka komanadat qe esht shtrau ne gjendje te rend nga tifoja e tash i merni neper goje…
    Pak humanista
    ju jeni artist dhe jeni me afer njeruite
    kaq per sqarime

  31. lufter says:

    Ne kete pergjigje Pellumb Kulla eshte ngaterruar me keq lidhur me ceshtjen e qendrimit te faktorit politik gjate LNCL.Thote se “…e ndjene qe humbja e Boshtit nazifashist kishte filluar”.Por kur e ndjene kete si ka mundesi ne keto kushte Balistat vajten e u bashkuan me gjermanin qe ishte drejte humbjes,ndersa Fronti NCL nuk levizi nga Instikami?. Thuhet se vezullimi i pushtetit per te dy krahet do te prodhonte patjter lufte civile.Kjo nuk qendrone se lufta midis liftetarve te nje vendi kunder pushtuesit i bashkuar me bashkepunetor vendas nuk perben asnje element te luftes civile.Lufte civile do te kishte mbas largimit te pushtuesit dhe ne vend do te perfshiheshin ne konflikte dy grupimet,pra fronti NCL dhe Balli e legaliteti.Kete tregon edhe eksperienca e Greqise.Lufte civile ne shqiperi nuk ndodhi pasi Balli e legaliteti ishin te pafuqishem perball Frontit NCL dhe u larguan perfundimishte bashke me pushtuesin me 29 Nentor te vitit 1944.Pas luftes pati perjekje nga jashte te ketyre forcave Ballisto legaliste te krijonin mundesin e luftes civile me ane te diversanteve dhe reaksionit te tyre brenda vendit me ndihmen e shteteve te huaja por deshtuan.Thoni se shqiperise nuk do t’i cenohesh territori nese nuk do te ishte bashkuar frontit te madh antifashiste Amerike-B.Sovjetik- Angli pasi sipas jush edhe shtetet e mundura te lidhura me nazifashizmin si Italia, Rumania, nuk ju cenu territori.Kjo nuk eshte e vertete,pasi Italise ju moren pjese nga Franca,Jugosllavia dhe nje ishull nga greqia,po ashtu Rumanise,Bullgarise et.

  32. Mallakastrioti says:

    @@@ Pellumb Kulla, ne nje PIKE Ka shume te Drejte:
    1-Pse nuk eshte ber nje Hetim i paanshem,per te gjitha Figurat qe denoi Enver Hoxha..si psh.Beqir Balluku…dhe deri te i Lavdishmi Mehmet Shehu..a duhen Rehabilituar ata??qe te marrin Vleren qe u takon ne Histori..dhe jo te Mbeten te Penalizuar nga Udheheqesi i Partise , qe i di te gjitha i Zbulon te Gjitha..shkurt ..Mehmet Shehu a duhet Reabilituar ne Baze te nje Hetimi Paraprak, te te gjitha Dekumenteve qe rezultojne..po Kadri Hazbiu…ect…ketu ka te Drejte Pellumi…
    2-Mos valle do te shkruhet Historia, se per 45-vjete Enveri na Zbulonte grupet Armiqesore ne Parti Ushtri Ekonomi ect??Po per Viktimat e tij a duhet folur??Dhe viktima ne kete Raste ishin ne Shumise Bashke shoke te tije..ne Qeverisje, si dhe Fundi i temerrshe i praegatitur nga udheheqesi, me C´fare Emri do ti Quajme keta???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje